Naum Shundi
Aktor i teatrit dhe i zhanrit te komedise.
Lindi ne Tirane me 3 shkurt 1959. Ne vitin 1983, kryen studimet e larta per aktore ne Insitutin e Larte te Arteve. Nje vit me pas fillon te punoje si aktor ne Teatrin Popullor (me vone Kombetar). Qe nga viti 1998 eshte pedagog i jashtem ne Akademine e Arteve .
Eshte nje aktor i gjinise se komedise dhe ne rrafshin sarkastik . 30 kane qene pjeset ne te cilet ai ka interpretuar, nder te cilet ka pase role kryesore e te rendesishme si “Zbutja e kryeneces”; “Fando e List”; “Kengetarja tullace”; “Ne katin e dyte eshte parajsa”; “Mysafiri i mallkuar”; “Kopshti me dallandyshe”; “Gomone”; “Franku V”; “Fishkellime ne erresire” ; ”Darka e gabuar” etj.
Ka kryer edhe pune te pavarur si regjisor me venien ne skene te disa komedive si “Gjethja”; “Epopeja e supes”; “Na mbyten hajdutet”.
Ben nje loje te kendeshme, pa sforcime , me se shumti duke vizatuar tipa te ndrojtur, disi te leshte, ndersa rendom edhe arketipin letrar te “lolos” dhe sherr-budallait.
Perdor me shije e finese elementin e kunderthenies komike ne rrafshe te ndryshme, sa te plastikes po aq te pershtatjes se veprimit psikik brenda cilesive te karakterit te personazhit. Me pas eshte aktivizuar dhe ka drejtuar disa emisione humoristike ne stacione televizive pervec TVSH-se.
___________
“Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 /
J. Papagjoni / f. 452
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw