Liljana Kondakçi
Kengetare e shquar e brezit te arte te muzikes shqiptare e viteve 70-80.
U aktivizua edhe si aktore ne disa filma shqiptare!
Mban titullin “Artiste e merituar”
Lindi ne Tirane me 12 tetor 1950.
Ishin fillimet e viteve 2000 kur ajo kishte humbur pothuajse plotësisht nga ekranet artistike që prej kohesh dhe u shfaq papritur në lajmet e kronikës së zezë (2010).
Këngëtarja e shquar e brezit te arte te viteve `70-`80, nuk kishte qene më e pranishme në skenat e festivaleve shqiptare që nga viti i largët 1988, në moshën 36 vjeçare. Që atëherë ajo ka pasur vetëm disa dalje sporadike në ekran për të zgjuar nostalgjinë e brezave që i kishte bërë të ëndërronin jo vetëm me zërin e saj, por dhe sharmin tepër sensual të saj. Që atëherë, ishte tërhequr në jetën e saj private dhe për të thuhej vetëm ‘ishte’.
Liliana megjithatë shfaqej herë pas here pikërisht aty ku nuk i kishte munguar kurrë gjykimit të ngurtë të një shoqërie konservatore, si shoqëria shqiptare e atyre viteve. Siç ndodhte rëndom me VIP-at e rrallë të artit të kohës, jeta e saj private ishte një temë që ngjallte gjithmonë interes. Një interes që shkonte gjithmonë në përpjestim të drejtë me famën e ‘të shenjuarit’, por që rrallë kishte të bënte me të vërtetën.
Ishte vetëm 14 vjeç, kur vajza me flokë të gjatë të zinj, portret tepër sensual, por veshur vetëm me një fustan basmeje, do të ngjitej në skenën e festivalit më të rëndësishëm të kohës, atij të fundvitit në radio televizion. Ishte viti 1967, festivali i pestë dhe ajo, tërhoqi vëmendjen me një këngë të kënduar ‘live’, të kompozuar nga Ferdinand Deda. “Fshati me drita do të lulëzojë”, pavarësisht se kishte një tekst skematik, tipik për kohën, u shndërrua shumë shpejt në një motiv të fishkëllyer nga rinia, ndërsa këngëtarja e mitur do të shënonte kështu, startin e një pjesmarrjeje të pandërprerë në të gjithë festivalet pasuese.
Për 22 vjet me rradhë, Liliana do të ishte një nga këngëtaret më të njohura të muzikës së lehtë, duke lënë emër dhe në mënyrën tepër origjinale të interpretimit të këngëve popullore. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Liliana ishte e punësuar në Estradën e Tiranës si këngëtare dhe për një periudhë më të shkurtër kohë, punoi dhe në radio televizionin shqiptar si redaktore muzike.
Aktiviteti ne festivale
ishte periudha kur në skenën e festivaleve të dhjetorit këndohej vetëm ‘live’ dhe konkurentet e saj ishin këngëtarë si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Tonin Tershana, Avni Mula, e të tjerë, që ishin ‘Big-ët’ absolutë të muzikës së lehtë shqiptare.
E megjithatë në këtë ambient, Liliana mundi të triumfojë jo pak herë. Ne festivalin e 7-te me kengen “Partizani i vogel” Liljana merre cmimin e 2-te. Ne festivalin e 9-te me kengen “Mesnata” te Sh Kushtes bashke me V. Zelen fiton cmimin e pare dhe me deshiren e Vaces se madhe kengen fituese ne fund te nates se trete e kendon Liljana .
Akoma me tutje, ne festivalin e 10 me kengen e Krajkes, “Se kam te lehte” fiton cmimin e 2-te.
Ne edicionin e 11-te te Festivaleve te Kenges paraqitet me kengen e Peqit “Mozaik tingujsh,mozaik ngjyrash”.
Ne festivalin e 14-te perseri me Krajken merr cmimin e 2-te me kengen “Shoqja ime”.
Ne festivalin e 15 me kengen “Fshati i ri” merr cmim te 3-te.
Ne edicionin e 17-te bashke me E Qazimin dhe G Qakon me kengen e formuluar nga Dizdari “Keputa nje gjethe dafine” Liljana merre cmimin e pare .
Po ashtu ne festivalin e 18 perseri Liljana ne trio me A Zonjen dhe Z.Sinen me kengen e Prodanit “Feste ka sot Shqiperia” fiton cmimin e pare.
Ne festivalin e 19-te Liljana kendon 3 kenge ku edhe nga ky festival dalin dy hitet e njohura te Liljanes si “Kur jemi bashke te dy” te Lalos dhe kenga “Hidhe hapin vogelush” e Gjonit.
Ne edicionin e 20-te ajo paraqitet me tri kenge dhe te tria kenget vlersohen me cmime; cmimi i pare me kengen “Krenari brezash” te F. Ibrahimit dhe kenget e cmimeve te treta “Gazin njerzve ua shtoj” te Lalos dhe “Agimet tona” te F Shehut.
Ne edicionin e 21-te ajo kendon dy kenget e cmimeve te dyta si “Gjuha jone e bukur” e Prodanit dhe “Ne lindem ne pranvere” te Krajkes.
Ne festivalin e 22-te, Liljana kendon kenget te suksesshme, te cimimit te pare “Vajze moj lule moj” te L zhegut dhe kengen e cmimit te dyte “Bashk me ty gjithmon te rinje” te A Simonit.
Perpos festivaleve te dhjetorit Liljana me shume sukses paraqitet ne te gjitha aktivitet tjera te organizuara ne shqiperi per afro 30 vite ku mund te permendim disa hite si “Xhaketa e kuqe” fituese e cmimit te pare ne festivalin e pare te ushtarit ,pastaj ne anketat muzikore kenget shume te sukseshme si “Shtegtimi”, “Zogu i vogel”,”Ndere bese dhe trimeri”.
Edhe ne festivalet e interpretuesve Liljana cdo vit eshte shperblyer me cmime ku mund te permendim kenget si “E bukur vjen pranvera”, “Bie bore,vashes sime” ,”Rrugeve te jetes”, apo kenge tjera si” Te dua” ne duet me Gj. Leken apo kenga “Ne gjunjet e tu” me A. Gjebren ,pastaj ne Festivalet e pranveres me kenget “Erdhen dallandyshet” , “Pranvera e jetes sone”, “Malle”, “E shtrejta toka ime”.
Nje nga sukseset e Liljanes eshte edhe dueti me Luan Zhegun duke krijuar njerin nga duetet me te njohura ne Shqiperi ku mund te permendim kenget: “Kur po gjirohej nje film”, “As ma jep minush gjerdanin”, “Pranvera e dashurise”, “Te dua ty” ,”Rrugeve te jestes” etj. Krijoi edhe duetin me kengetaren tjeter , zonjen e madhe te kenges E. Qazimi ku mund te permendim : “Keputa nje gjethe dafine” ,e cila do te mbetet kenge e brezave,”Himni i jetes” ,”Kenge per Emin Durakun etj.
Liljana po ashtu eshte paraqitur edhe ne disa filma shqiptare nga ku mund te vecojme: “Udhetim ne pranvere” ku interpreton rolin kryesor te nje kengetareje te quajtur Valbona ku edhe nga ky film kane dalur edhe dy hite tjera te Liljanes si “Udhetim ne pranvere” ne duet me A. Mulen dhe kenga tjeter “Jam nga e gjithe Shqiperia”. Interpreton edhe ne filmin “Ne pyjet me debore ka jete” ne rolin e gruas se inxhinierit.
Ajo eshte e njohur edhe per interpretimin e shume kolonave zanore te filmave shqiptare si:”Udhetim ne pranvere”, “Kur po xhirohej nje film” , “Nje vonese e vogel”, “Fejesa e Blertes”, “Kur bien maskat”, “Enderr per nje karrige”.
Per disa vite ne rinine e saje Liljana ka punuar edhe ne RTSH si redaktore muzikore ,kurse me pas per afro 20 vjetesh Liljana ka qene pjese e estrades se Tiranes.
PJESEMARRJA NE FESTIVALE (1967-1999)
1999 – Arberi kënduar në Kënga Magjike 1999
1988 – Kur te pret nje dashuri. kënduar në Festi i 27-të në RTSH
1987 – Bjer kitara ime. kënduar në Festivali i 26-të në RTSH
1986 – Ninulle e bardhe. kënduar në Festivali i 25-të në RTSH
1985 – Kenga e zemres sime. kënduar në Festivali i 24-të në RTSH
1984 – Ditet qe jetojme. kënduar në Festivali i 23-të në RTSH
1984 – Sonte kemi feste. kënduar në Festivali i 23-të në RTSH
1983 – Vajze moj, Lule moj. kënduar në Festivali i 22-të në RTSH
1983 – Me ty bashkë gjithmonë të rinj. kënduar në Festivalin e 22-të në RTSH
1982 – Gjuha jone e bukur. kënduar në Festivali i 21-të në RTSH
1982 – Ne lindem ne pranvere. kënduar në Festi. i 21-të në RTSH
1981 – Krenari e brezave. kënduar në Festivali i 20-të në RTSH
1981 – Gezimin njerzve ua shtoj. kënduar në Festi.i 20-të në RTSH
1981 – Agimet tona. kënduar në Festivali i 20-të në RTSH
1980 – Per jeten tone te re. kënduar në Festivali i 19-të në RTSH
1980 – Kur jemi bashke te dy. kënduar në Fes.i 19-të në RTSH
1980 – Hidhe hapin vogelush. kënduar në Festivali i 19-të në RTSH
1979 – Feste ka sot Shqiperia. kënduar në Fest i 18-të në RTSH
1979 – Cuca malesore. kënduar në Festivali i 18-të në RTSH
1978 – Kalaja e Festivalit. kënduar në Festivali i 17-të në RTSH
1977 – Babain tend e kisha shok. kënduar në Festi.i 16-të në RTSH
1977 – Shqiperi e bukur. kënduar në Festivali i 16-të në RTSH
1976 – Obelisku i historise. kënduar në Festivali i 15-të në RTSH
1976 – Bisedon nje popull. kënduar në Festivali i 15-të në RTSH
1976 – Fshati i ri. kënduar në Festivali i 15-të në RTSH
1975 – Shoqja ime. kënduar në Festivali i 14-të në RTSH
1975 – Kooperativisteve te Kemishtajt. kënduar në Festivali i 14-të në RTSH
1974 – Kenga e Poetit. kënduar në Festivali i 13-të në RTSH
1972 – Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash. kënduar në Festivali i 11-të në RTSH
1971 – S’e kam te Lehte. kënduar në Festivali i 10-të në RTSH
1970 – Mesnate. kënduar në Festivali i 9-të në RTSH
1970 – Partizani i vogel. kënduar në Festivali i 9-të në RTSH
1969 – Une dhe shoket e mi. kënduar në Festivali i 8-të në RTSH
1968 – Violinistit. kënduar në Festivali i 7-të në RTSH
1967 – Gazi i jetes se re. kënduar në Festivali i 6-të në RTSH
________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lajmeve on line nga gazeta dhe portale te ndryshme shqiptare.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw