Lejla Agolli
Kompozitore!
Mban titullin “Mjeshter i madh”
Lindi ne Korce me 4 tetor 1950. Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne degen e muzikes ne vitin 1974.
Ka shërbyer për 7 vite (2003-2010) si drejtoresh artistike e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Kompozimet e Agollit përfshijnë kantata, simfonie, koncerte etj.
Si dhe disa kenge te degjuara : “Ah ky mall”, kenduar nga Frederik Ndoci; “Mall” ; “Oh, jeta ime”; “ideali na bashkon” etj.
Ka studiuar kompozim dhe orkestrim, me kompozitorin e shquar Tish Daija dhe ka qenë e vetmja grua krijuese, që ka shkruar muzikë instrumentale simfonike, për vite me radhë, çka i jep një vlerë të veçantë figurës së saj artistike.
Karakteri shumë dimensional i krijimtarisë muzikore të Agollit është pasuruar duke shkruar muzikë në të gjitha gjinitë, duke filluar nga muzika e dhomës, kuintete, kuartete, albume pianistike, violinë, koncerte për piano, rapsodi, vepra simfonike, muzikë dhome, muzikë filmi, këngë, etj, që përbëjnë një kapital të çmuar të krijimtarisë sonë muzikore.
Agolli është fituese e shumë çmimeve në festivale dhe veprat e saj janë luajtur brenda dhe jashtë vendit, duke marrë vlerësime edhe jashtë vendit. Në vitin 2000, Agolli u përzgjodh të luante në Vatikan, në prani të Papës, një eveniment që sigurisht pasuroi, jo vetëm karrierën e saj, por edhe na bëri krenarë si shqiptarë.
Pervec vepritarise tjeter ne fushen e muzikes eshte kompozuese edhe e disa filmave vizatimore te Kinostudios “Shqiperia e Re”, nder te cilet : “Majlinda dhe zogu i vogel” (1976); “Lisharsi” (1976); “Oreksi i humbur” (1977); “Djali dhe peneli” (1983)
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 2 tetor 2022!
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: Seleksionim i lajmeve on line, nga gazeta te ndryshme shqiptar si dhe “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 14
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw