Portret i një aktori | Luan Sulejmani!

0
652

Luan Sulejmani
Aktor i grupimit te roleve dytesore emri i te cilit nuk u permend asnjehere.

Lindi ne Durres me 10 shtator 1957.
Gjate viteve 80-te, konkuron per te studjuar ne Institutin e Larte te Arteve ne degen e aktrimit, por per arsye politike nuk pranohet. Familja e tij ishte e internuar ne fshatrat e Kavajes ne vitin 1968 kur ishte akoma ne moshen e mitur 11 vjecar.

Megjithate pamvaresisht pengesave te asaj kohe qe paraqiteshin per disa njerez me “njolle” ne biografi, ai arrin te aktivizohet ne dy-tre filma te Kinostudios natyrisht pa i permendur emrin ne asnje rast.

Keshtu ne vitin 1982 aktivizohet ne filmin me metrazh te shkurter “Plaku dhe hasmi”, rolin e nje te riu kosovar, nje personazh me veshje kombetare qe ishte internuar nga fashistet italiane ne ishullin e Sazanit. Ka nje skene dialogu me aktorin e madh te paharruarin Sander Prosi.

Filmi tjeter i prodhimit te Kinostudios do te jete “Historiani dhe Kameleoni” ne vitin 1988, paraqitet tek skena e grabitjes se mbeses se kryeministrit te mbretit Zog. Eshte kapobanda i nje grupi , roli qe interpreton kesaj radhe eshte me mustaqe, mban veshur nje gune leshi dhe i armatosur me pushke, gadi menjehere sapo arrin “Fiat Millecento” duke i zene prite makines.

Pasioni per aktrim dhe deshira per shkollim ne kete profil e shoqeruan gjithnje Luan Sulejmanin.
Keshtu pas 1990-tes emigron ne shtetin fqinje ne Itali. Studimet per aktrim i kryen ne vitet 1992-94 ne shkollen bienale Louis Jouvet (di Massimo Machiavelli) ne Bolonja.


Edhe ne Itali ne Rome merr pjese ne 2 filma dramatik te regjisorit Gianni Manera “ll Potere della speranza” ne vitin 1999 dhe “La tragedia a New York” nje film italo amerikan qe flet rreth emigracionit te abrucezeve italiane.

Ne vitin 2005 merr pjese ne filmin “Syri magjik”, me nje skenar tragjik lidhur me ngjarjet ne v. 1997 ne Shqiperine qe po perjetonte momentet me te veshtira deri ne ekzistencen e saj. Megjithe impenjimin e disa aktoreve me emer ne kete film, si Bujar Lako, Dhimiter Orgocka, Raimonda Bulku, Timo Flloko, Mirjana Deti etj. perseri cilesia e tij dhe ne pergjithesi e kinematografise sone mbas mbylljes se prodhimit te markes se Kinostudios mbeti i nje rezultati te dobet dhe la shume per te deshiruar duke u kthyer ne nje propagande per nje hakmarrje tjeter te individeve pushtetare pas 90-tes, dhe jo ne kontributin e reabilitimit te nje historie, te traditave apo kultures shqiptare.

Keshtu ndodhi, pamvaresisht ngjarjeve dhe tragjedive te jetes shqiptare qe paraqiteshin dhe vazhdojne akoma qe pas 90-tes, regjisoret nuk arriten asnjehere te realizonin nje film te konsiderueshem dhe serioz per t`i treguar brezave me realitet vuajtjet, historine, traditat, kulturen e popullit tone.

Nje kujtim i paharruar me aktoren “Artisten e Popullit” & “Nderin e Kombit” Violeta Manushi

Disa nga fotot e aktorit gjate xhirimit te filmit “Il potere della speranza” (Forca e shpreses) me regjine e Gianni Manera. Rome 1997-98)

 
     

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 5 prill 2022.
__________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Teksti u formulua ne baze te nje informacioni te vete aktorit Z. Luan Sulejmani qe e dergoi ne redaksine tone te faqes. Falenderime te perzemerta

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here