Portret i një aktori të veçantë | Luftar Paja!

0
1319

Luftar Paja
Aktor i Estrades se Teatrit “Bylis” Fier, i Kinematografise Shqiptare si dhe i Teatrit Kombetar.
Mban titullin me te larte “Artist i Popullit”

Lindi në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941.
Kryen shkollen 7 vjecare dhe vazhdon studimet ne shkollën e mesme elektrike dhe ate pedagogjike në vitin 1963.
Perfundon gjithashtu studimet 1 vjeçare për aktor pranë Teatrit Popullor, me pedagogë emra të shquar të artit skenik shqiptar, Andrea Malon, mjeshtër i skenës, Selman Vaqarrin dhe për të folurën skenike me Pjetër Gjokën etj.

Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor, ku u aktivizua që në vitet ‘60 në lëvizjen amatore të Patosit, Fierit etj.
Po keshtu talenti i tij ra ne sy që në konkurrimin e tij te parë, në vitin 1957, me një variete në të cilën fitoi çmimin e parë.
Nga vitet 1960-1968 merr pjese ne shfaqet teatrore ne Pallatin e Kultures “Mustafa Matohiti” te Patosit

Kontribut të madh në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Luftari është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969, për kontributin e dhënë në grupet amatore, është nderuar me medaljen Naim Frashëri e klasit të parë.

Në vitin 1968 u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit. Nje aktor komik me te dhena te spikatura, mjeshter i portretizimit te shume figurave, ku për mëse 20 vjet ai ka dhënë një kontribut të veçantë për humorin shqiptar.
Nga viti 1968 deri më 1991 ka marrë pjesë në të gjitha shfaqjet e dhëna nga Estrada, por edhe nga Teatri (në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit “Bylis”, Fier) në dramat-satirë “Vitet e paharruara”, dramatizim i mbështetur mbi motivet e romanit “Para Agimit” të Shefqet Musarajt.

Interpretoi rolin e Halil Shkozës te drama-satirë “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit, në bashkëpunim me trupën e Estradës së Lushnjës, nën regjinë e Leka Bungos interpretoi te komedia “Flokë dëbore në prill”. Më 1987 realizon rolin e Thoma Çakshirit në pjesën “Shi në plazh” të Teodor Laços, ndërsa më vonë, u angazhua në rolin e Thoma Kaçaroit te komedia “Një budalla e gjysmë”, të autorit grek Dhimitër Psathai, me regjisor Arqile Garon.

Angazhimin në teatrin dramatik e vazhdoi edhe pasi u bë pjesë e Teatrit Kombëtar në 1993. Eshtë ndër interpretuesit kryesorë te komedia “8 persona plus” e Ferdinand Radit me rolin e Çeços, më pas realizoi figurën e Langadës tek “Oportunesku” të T. Mushateskut, Osipim te “Revizori” (“Inspektori” variacion) i Gogolit, si dhe pjesët “Lezeti i kolltukut dhe i krevatit”, “Pjata prej druri”, “Milioneri” etj. Ka realizuar në teatër, estradë e film, rreth 300 figura, shumica e të cilave kryesore. Prej vitit 1970 ka marrë pjesë në të gjitha koncertet e programet e Vitit të Ri që ka përgatitur Televizioni.

Ndër figurat më të arrira në estradë përmendim Çobo Rrapushin, në shfaqjen “Çobo Rrapushi me shokë”, Gani Llapa te “Rrufe nga mali”, Ballisti Refat te “Luftë e ngatërruar”, magazinier Kozmai te “Magazinieri”, Punëtorin lajmsjellës, te “Kardiaku”, Servetin te “Servet Beu jep zgjidhje”, mysafirin te “Mysafiri”, Canja te “Canes i kanë vjedhur lopën” e shumë e shumë të tjera e në qindra skeçe e komedi me nje akt.

Ka marrë pjesë në rreth 15 filma artistikë, duke filluar nga filmi “Streha e re” (1977), në rolin e Xha Brahos, Velo Sadiku te “Guna mbi tela” (1977), “Gjeneral gramafoni (1978) , Babai te “Pranverë në Gjirokastër” (1978), Hanxhiu ne “Udha e shkronjave” (1978), Kadri Kanani te “Këshilltarët”(1979), Koli Kola tek “Ëndërr për një karrige” (1984), Çobani te “Gurët e shtëpisë sime” (1985), kapteri Raufi tek “Pas takimit të fundit”, e në fund te komedia “Pas një lajmi” (2001) në TVSH.

Për kontribut cilësor është vlerësuar me tri çmime të para në konkurrime estradash, ndërsa në Festivalin e Humorit në maj të vitit 1996, që u zhvillua në Tiranë, u cilësua “Aktori më i mirë i karrierës”.

I janë akorduar edhe medalja “Naim Frashëri”, titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1979, titulli “Artist i Popullit”, në gusht të vitit 1991,ndërsa në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier e shumë çmime e urdhra të tjera.

Nga viti 1978 – 1991 ka qenë deputet i Libofshës në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë 45-vjetësh jetë artistike në skenë ka interpretuar në shumë gjini, kemi parasysh monologun, dialogun, pantomimën, parodinë, mikrokomedinë, komedinë, role në dramë, kinematografi etj. Ka marrë vlerësime shumë pozitive, por është dalluar në interpretimin e mjaft roleve të karaktereve. 700 role mbi supe dhe 130 premiera estrade janë vite pune që nuk e kanë lodhur pasionin e artistit për figurat e humorit.

Pasionin dhe rrugën e tij drejt artit po e vijon sot me shumë sukses i biri, Gazi, i cili në një kohë shumë të shkurtër është bërë mjaft i dashur për spektatorin, duke realizuar figura shumë të arrira në skenë, personazhe dhe karaktere që mbahen mend e vlerësohen jo vetëm nga spektatori por edhe kritika profesioniste.

“Luftar Paja, ky artist i rrallë,ka prodhuar mjaltin më të mirë në kosheren e shquar të trupës profesioniste të Estradës së Fierit. Karakteret e tij janë të papërsëritshme, se janë fryt i një mjeshtërie që sot ende është vështirë t’i gjendet shoqja”, – shkruan për të Pëllumb Kulla.

Role te tjera: (2002) Varrmihesi ne “Mysafiri i mallkuar” te I. Bezhanit; (2004) “Polici ne “Lezeti i krevatit dhe i kolltukut”; (2004) Sorollopi tek “Akraballekt” te Floqit; (2005) Thomai ne “Nje budalla e gjysem” , (2005) Samiu ne “Pjata e drujte”, (2009) Berberi ne “Si rruar , qethur” te B. Kozelit.

U publikua me pare ne faqen me te njejtin emer ne Facebook qe ne dhjetor 2013 dhe u rishikua ne vitet vijues.
__________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca: AQSHF “Luftar Paja, nje gjysme shekulli ne skene”; “Enciklopedi, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 336; “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” (Hoxha. A) f. 297. Si dhe lajme te nxjerra nga gazeta dhe portale shqiptare online.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here