Portret i një artisti | Skënder Cala!

0
1860

Skender Cala
Regjisor, aktor, kengetar. “Mjeshter i madh”

Lindi ne Diber me 7 qershor 1939. Nje artist ne kuptimin e plote te fjales. Eshte themelues i Teatrit Profesionist të Peshkopisë e ku ka vënë ne skenen e ketij teatri me sukses dhjetra premiera si regjisor dhe aktor.

Dashuria e madhe ndaj artit ka mundur t`i tejkalojë të gjitha vështirësitë dhe te përhapë këtë pasion gjerësisht, duke kontribuar në organizimin e jetës artistike të rrethit të Dibrës si regjisor, këngëtar, prezantues, publicist dhe në krijimin e koncerteve të ndryshme.
Artisti Skender Cala ka dhënë nga vetja gjithçka mundet të japë një artist: kohën, mundin, përkushtimin, pasionin, talentin për të mundësuar kënaqësinë e artit të vërtetë si dhe për të bërë të mundur që kjo formë e të shprehurit artistik të mund të shijohet dhe të ndikojë te jeta sociale e gjithkujt.

Vlerat e Skënder Calës shkojnë përtej kontributit të artit shqiptar. Ai mbi të gjitha kontribuoi në zbulimin e artistëve të rinj, i cili i përgatiti duke ju dhënë shumë nga vetja e tij, në mënyrë që ato të ishin të përgatitur për të konkuruar në skenën e artit shqiptar por edhe më gjerë.

Në listën e shfaqjeve renditen mbi 100 premiera të estradës profesioniste të regjisorëve Tef Krroqi e Inajet Shehu nga të cilët 20 premiera janë me regjinë e S.Calës. Jashtë kësaj liste janë edhe mbi 50 premiera të lëvizjes amatore të qytetit dhe fshatit. Shfaqjet plot humor e ngjyra të tyre gjallëronin në ato vite jetën e një qyteti dhe të një rrethi të varfër në pasuri por të madh në shpirtin e tij artistik e njerëzor.

Edhe ne kinematografi dha nje kontribut te vyer duke interpretuar përkrah të mëdhenjve si Sandër Prosi, Marie Logoreci, Stavri Shkurti, Rajmonda Bulku, etj, në filmat e ish-Kinostudio “Shqiperia e Re”, “Skënderbeu”, “Çeta e Vogël”, “Bardhësi”, “Përballimi”, “Kërcënimi”, etj.

      

       
       

PREMIERAT E TEATRIT KU KA INTERPRETUAR SKENDER CALA
1-Flakë Kashte -1969
2-Drita -1969
3-Rrënjët -1971
4-Cuca e Maleve -1971
5-Ai vdiq në këmbë -1972
6-Një dimër i shkurtër -1972
7-Ethet e Olimpiadës -1973
8-Cifti i lumtur -1974
9-Gjëmimi i atij dimri -1974
10-Përmbytja e Madhe -1975
11-Duke u gdhirë viti 45-së -1975
12-Përse mendohen këto male -1975
13-Ah kjo traktoristja -1976
14-Shpartallimi -1976
15-Doktori pacient -1979
16-Shoku Niqifor -1980
17-Natë pa gjumë -1981
18-Tokë e ndezur -1981
19-Kështu të dua -1982
20-Pas provimit -1982
21-Suksese nëpremierë -1983
22-Përballë vehtes -1984
23-Moshë e ngarkuar me provime -1984
24- Qyteti i akuzuar -1985
25- Pallati 176 -1986
26- Pranvera që s`vonoi -1986
27- Ankohen personazhet -1987
28- Nesër është vonë -1989
29- Përshëndetje minatori -1989.
30-Bidermani dhe Zjarrvënësit
31- Maturant
32- Me fal baba
33-Shënomeni dhe mua
34-Hija e tjetrit
35-Rri urtë Kristofor !
36- Marrëzia e Madhështisë

_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here