Portret i një artisti të madh | Reshat Arbana!

0
342

Reshat Arbana
Aktor i shquar, njeri nga Ikonat e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare.
Mban titujt me te larte “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”!

Lindi më 15 Shtator të vitit 1940 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1965 diplomohet për aktor në Shkollën e Lartë Artistike “Aleksandër Moisiu” (sot Akademia e Arteve) dhe fillon punën në Radio Tirana si redaktor i emisioneve të pionierëve dhe rinisë. Deri në vitin 1974 do të vazhdojë punën në Radio si regjisor dhe më pas si shef i redaksisë së “Pionierëve dhe të rinjve”.

Në këtë vit ai largohet nga Radioja për tu bashkuar trupës së Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar). Ku deri në vitin 1991, vit në të cilin ai shkëputet nga ky Teatër do të interpretojë mbi 50 role në drama e komedi të ndryshme si të autorëve shqiptarë ashtu edhe të huaj. Këtu mund të përmendim dramat “Bashkë me agimin“ e Kol Jakovës,“Besa e madhe” e Sami Frashërit, “Duke gdhirë viti 45” e Teodor Laços, “Furnalta” e Ruzhdi Pulahës, “Gjëmimi i atij dimri” e Teodor Laços, “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Vizita e inspektorit” e Pristlit etj. Do të kthehet në skenën e Teatrit Kombëtar në rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve” e Ruzhdi Pulahës .Roli i tij më i fundit në Teatër është ai i Xhef Kalnit në pjesën e e Tom Merfit “Fërshëllimë në errësirë”.

Në kinematografi do të luaj mbi 35 role. Rolin i parë i interpretuar prej tij do të jetë, gjatë kohës kur ishte akoma student në vitin 1963, në filmin “Komisari i Dritës”.
Më tej do të vazhdonin role të ndryshme ku mund të përmendim rolin e Sami Amenit në filmin “Fijet që priten”, roli i Prefektit në filmin “Gjeneral Gramafoni” , roli i Isa Boletinit në filmin “Nëntori i Dytë”, roli i Ahmetit në filmin “Dora e ngrohtë”, roli i Bimbashit turk në filmin “Liri a vdekje” e shumë të tjerë. Për rolin e Dajlan beut në filmin “Kush vdes në këmbë” dhe për rolin e Kryetarit të Këshillit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” ai do të vlerësohej me Medaljonin e Festivalit respektivisht në Festivalin e VI-të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 1 deri më 5 tetor të vitit 1985 dhe në Festivalin e VII-të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 13 deri më 18 prill të vitit 1987 të mbajtur në Tiranë.

Për meritat e tij artistike Reshat Arbana është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 Nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali”] zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin:Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.

Filmografia
Në kërkim të kujt (2009) – serial nga Top Channel Asim Qani
Familja Moderne (2008) – serial nga Kosova , Gjergji
Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
Balada e Kurbinit (1990)………Kuke Memini, kryezoti
Vetmi (1990)…….Andri
Flutura në kabinën time (1988)…. Xhaxhai i Tomes
Rikonstruksioni (1988) (TV)……Emili
Binarët (1987)…….Aliu
Kur hapen dyert e jetës (1986)…. kryetari i këshillit të fshatit
Hije që mbeten pas (1985)…..Adnan Kodra
Te paftuarit (1985)……Qehajai i gjakut
Kush vdes në këmbë (1984)………Dajlan Bei
Shirat e vjeshtës (1984)…….Nepunesi
Zambakët e Bardhë (1984) …. Pedagog Petriti
Dora e ngrohtë (1983)…Ahmeti
Fundi i një gjakmarrjeje (1983)……Jashari
Gracka (1983)……Gjenerali amerikan
Kohë e largët (1983)…..Peshkopi Athanas
Nëntori i dytë (1982)…Isa Boletini
Shokët (1982)…..Nikolla
Gjurmë në kaltërsi (1981)…Komandanti
Intendenti (1980)………..Kryetari i keshillit te fshatit
Liri a vdekje (1979)….Bimbashi
Nga mesi i errësirës – (1978)….z Ugolini
Kur hidheshin themelet (1978) (TV) …. Beqir Aga
Fije që priten (1976)…Sami Ameni
Pylli i lirisë (1976) Xha Kovi
Tinguj lufte (1976) …. Mësuesi
Kapedani – (1972)…. Nje nga te rinjte e fshatit
Plagë të vjetra (1968)…..Pacienti
Duel i Heshtur (1967)……..Islami
Komisari i dritës (1966) ………Nje fshatar

Teatër
04/12/2008 — “Fërshëllimë në errësirë” e Tom Merfit……….Xhef Kalni
25/05/1986 — “Vdekja e një komisioneri” e Artur Milerit
12/11/1983 — “Përballë vetes” e Ruzhdi Pulahës
16/10/1981 — “Komunistët” e Ruzhdi Rulahës……….Rrema
25/10/1980 — “Vizita e inspektorit” e Xh. Pristlit
11/11/1979 — “Furnalta” e Teodor Laços
18/03/1979 — “Luiza Miler” e Frederik Shilerit
12/06/1978 — “Besa e madhe” e Sami Frashërit
05/03/1977 — “Gjëmimi i atij dimri” e Teodor Laços
17/10/1976 — “Shënomëni dhe mua” e Hilmi Minarollit
15/05/1976 — “Lulet e Shegës” e Kolë Jakovës
15/11/1975 — “Lezja” e Kiço Blushit
11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës
20/03/1975 — “Duke gdhirë viti 45” e Teodor Laços
18/12/1974 — “Bashkë me agimin“ e Kolë Jakovës
09/11/1974 — “Tymra që pastrohen” e Zisa Cikulit
28/11/1973 — “Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artist i Merituar)
24/03/1973 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit,
12/01/1968 — “Fytyra e dytë” e Drita Agollit

Çmime e Tituj
Artist i Popullit

18 Prill 1987
Medaljonin e Festivalit

për rolin e Kryetarit të Këshillit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” në Festivalin e VII-të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 13 deri më 18 prill të vitit 1987 të mbajtur në Tiranë.

5 Tetor 1985
Medaljonin e Festivalit

për rolin e Dajlan beut në filmin “Kush vdes në këmbë” në Festivalin e VI-të Filmit Shqiptar të mbajtur prej datës 1 deri më 5 tetor të vitit 1985 të mbajtur në Tiranë.

_____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here