Profil aktorit Shkëlqim Basha

0
3557

Shkelqim Basha.
Aktor i suksesshem i Teatrit Kombetar dhe i Kinematografise Shqiptare!
Per nje brez me te rritur artedashes, identifikohet si “gangsteri” Arturo Ui, fale aftesive te shkelqyera aktoriale qe shpalosi ne interpretimin e ketij roli.

Lindi me 1 Tetor 1945 ne Tirane, (eshte tiranas den babaden ashtu sic i pelqen t`a citoje edhe vete kete detaj rreth origjines se tij). Gjate vitit 1964 ndjek per vetem 5 muaj studimet ne shkollen e larte “Aleksander Moisiu” ne degen e aktrimit. Me pas shkon per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak dhe ne vitin 1965 ka qene pjesetar ne estraden e ushtarit dhe njekohesisht ndjek studimet ne Insitutin e Larte te Arteve gjithashtu per aktor.

Ne vitin 1967 kryen nje kurs per regjizure nen drejtimin e Pandi Stillu dhe Pirro Mani. Po me 1967 kryen shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”, pranë Teatrit Popullor. Nje vit me pas, mbasi diplomohet fillon punë zyrtarisht ne Teater pra saktesisht më 1 janar 1968.

Ka debutuar si aktor dramatik qe ne vitin 1968 duke interpretuar rolin kryesor tek “Catia e te gjitheve” me regisor Pirro Mani. Nder vite ka luajtur sukseshem dhjetera role ne drama e komedi te vena ne skenen e Teatrit tone Kombetar. Per publikun e gjere shqiptar ka mbetur i paharruar interpretimi i tije i magjishem i vagabondit Arturo tek “Arturo U” te Bertold Brecht.

Ka interpretuar shkelqyeshem dhe me sukses një numer rolesh nga dramaturgjia jonë kombëtare dhe ajo e huaj. Karriera e tij starton me role episodik por me vone kur i besohet roli i Arturo Ui-se në dramën me të njëjtin titull, ai shkelqen duke arritur majen.

Pamvaresisht se ishte dublant me aktorin e shquar Kadri Roshi ai diti me aftesite e tij superbe t`i jape ketij roli nje permase te qarte sociale, karakteristika prej krimineli dhe gangsteri politik qe identifikoheshin bukur ne planet e historise se Arturo Ui-se me klithmat dhe delirin e tij perpara qetetareve te Cicerose (simbas skenarit te Brehtit), duke perdorur me mprehtesi elementet stigmatizuese te satires dhe sarkazmes.

Shkelqim Basha eshte me teper aktor prototip i Teatrit, sikur ka lindur per te. Interpreton 70 role në Tetrin Kombëtar dhe disa role në kinematografi. Ne Teater spikasin: Vashik “Miq të paftuar”, Arturo Ui “Arturo Ui”, Puntori “I pazvëndësueshmi”, Leksi “Lumi i vdekur”, Xhep “Çatia e të gjithëve”, Duka i Milanos “Dy zotërinj nga Verona”, Rama “Ata që duhen”, Çarli “Vdekja e një komisioneri”, Kryepeshkopi “Kush e solli Doruntinën”, Batista “Zbutja e kryeneçes”, Iskierdoja “Monserati”, “Cuca e maleve” ; “Nata e XII-te” etj.

Ne Kinematografi do te deputoje ne vitin 1969 me dy filma, “Njesiti guerril” dhe “Perse bie kjo daulle” si “soda kaotike . Ne “Njesiti guerril” atij i besohet hapja e ketij Filmi ne rolin e Gramozit, dedikuar “Heroit te popullit” Vojo Kushi te cilin Shkelqimi i interpreton me mjeshterin e nje aktori profesional.

Nje vit me vone, 1970 ai ka rolin e Petritit ne “ Gjurma”. Do ti duhen plot 14 vjet qe te rikthehet ne Film, kur me 1984 interpreton ne “I paharruari” ne rolin e Kicos; Per tu permendur edhe rolet e tjera si: “Fillim i vështirë” (1986) në rolin e dajës së Bledit “Guri i besës” (1986) si vellai i Mirketit; (1987)” Botë e padukshme”;(1987)” Këmishët me dyllë” (1989)” Kush është vrasësi” ne rolin e Llazit, shefi i hetuesisë.

         

Aktori Shkelqim Basha mbas 1990 mbyll karrieren e tij te gjate rreth 30-vjecare duke dale ne pension. Aktrimi i tij karakterizohej nga gjalleria e te vepruarit, me nje prani aktive ne skene, me nje ze kumbues e shqiptim te paster te fjales, nje aktor i hijshem si ne skene ashtu edhe ne ekran.

Aktualisht jeton ne Milano, Itali!


_____________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne tetor 2016 dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here