Profil artisti | Mirush Kabashi!

0
1196

Mirush Kabashi
Aktor i suksesshem i teatrit dhe kinematografise shqiptare, koferencier.
Mban titullin “Nderi i Kombit” & “Artist i merituar”

Lindi më 17 prill 1948. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër e mbi 20 në filma.
Eshte bir i një familjeje shqiptare nga Kosova, babai i tij ka qene nga Gjakova, ndërsa nena e tij eshte durrsake, por të dy shumë të dhënë pas edukimit të fëmijëve me shkolla të larta.

Që në fëmijëri Mirushi ka pasur shumë qejf jo vetëm shfaqjet teatrore por edhe filmat, deri aty sa i shikonte disa here ato. Hamletin e ka ndjekur ne mbi 15 herë, në kinemanë verore apo atë dimërore. Gjithmonë ka pasur dëshirë të shikoje filma, e të admiroje duke diskutuar për artistët pjesëmarrës.

Me pas, afrimi me aktrimin ishte nje rast, nje cudi prej atyre qe ndodhin rradhe here në jetë. Mirushi ka qenë djali i tretë i familjes dhe në ato kohë kishte disa kritere absurde që nuk e lejonin fëmijën e tretë të vazhdonte shkollën e lartë, nëse e bënin dy më të mëdhenjtë. Meqë ai kishte marrë pjesë në disa festivale të shkollave të mesme dhe kishte rënë në sy si një gjimnazist që mund të kishte një lloj predispozite për t’u bërë aktor, iu dha mundësia për të konkuruar.

Ishte rasti i vetem që i jepej, ose te vazhdonte për aktor ose ta braktiste shkollën e lartë. Babai i Mirushit nuk e kishte me shumë dëshirë por me vone bindet nga presioni i dy vëllezërve të mëdhenj. Mirush Kabashi sidoqofte pergaditet per konkurimin dhe fiton. Keshtu ai nisi karierën e tij artistike në skenat e Akademisë së Arteve, ku edhe vazhdonte studimet për aktrim nga ikonat e kinematografisë Shqiptare, Kadri Rroshi dhe Prokop Mima , ka patur fatin të punoj gjithashtu me pedagogë e emra shumë të mëdhenj të regjizurës shqiptare siç është Pirro Mani.

Sidoqoftë shkollën e vërtetë artistike apo teatrore e kryen në qytetin e Durrësit. Atje, edhe pse një pjesë e aktorëve nuk kishin mbaruar shkolla të larta, ishin mjeshtra të vërtetë të skenës, njerëz me një pasion të jashtëzakonshëm dhe me një talent të madh. Te mos harrojme qe në teatër keta artiste kane patur fatin të kene edhe një shqiptaro-italian, aktorin e madh Nikolin Xhojën, aktor që tashmë nuk jeton, por që pa ekzagjerim ishte një talent ndërkombëtar, i cili nuk pati mundësinë falë kushteve te mbylljes që kishte vendi të shpërfaqte dhuntitë e tij artistike.

Në këtë teatër ai mëson aktorin, natyrisht me veshtiresi dhe peripeci si gjithë të tjerët, por ja arrin me sukses me tutje te marrë pjesë nëpër filma, shfaqje. Fale kembenguljes, deshires dhe pasionit nuk i eshte shmangur kurrë punës në çfarëdolloj kushtesh. Kur është fjala për të provuar, për të pasur mundësinë e kontaktit me spektatorin, ai gjithnje nuk ka refuzuar, por përkundrazi ka provuar me guxim. Njëra prej këtyre fushave ne art është edhe ajo e recitimit, madje duke u cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.
Eshte njohur edhe per vënien në skenë te dy monodramava, “Apologjinë e vërtetë të Sokratit” dhe “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” . “Apologjia e Sokratit” eshte shfaqur para spektatorit pas rënies së regjimit në 1997-ën. Ka fituar edhe disa çmime ndërkombëtare për këtë monodramë, më i vlerësuari ka qenë “Sfinksi i Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental të Kajros në 1997-ën.
Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme.

Mirush Kabashi, eshte dekoruar nga Presidenti me titullin “Artist i merituar”
Rolet dhe batutat e tij janë skalitur në mëndjet e të gjithëve atyre që e kanë dashur sadopak teatrin dhe filmografinë Shqiptare duke u bërë pjesë e zhargonit të përditshëm dhe duke ngritur edhe më lart emrin e mjeshtrit të madh të skenës shqiptare si një artist që di të prekë zemrat e njerëzve me forcën e interpretimit.

Përzgjedhja e duhur e personazheve e bën Mirush Kabashin një aktor unik, një artist që rrezaton, përtej profesionalizmit, personalitet, origjinalitet dhe ndikim te qytetarët përmes forcës së artit të fjalës, duke përçuar mesazhe që pasurojnë më tepër zhanrin e aktrimit, por edhe mendësitë e vjetra.

Filmografia
Emblema e dikurëshme (1976)
Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit
Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
Nga mesi i erresires (1978)……
Ne vinim nga Lufta (1979)…Stiliani
Radiostacioni (1979)
Gezhoja e vjeter (1980)….Bakja
Një ndodhi në port (1980)
Shoqja nga fshati (1980)
Dora e ngrohtë (1983)
Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
Binarët (film) (1987)
Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
Nata (1998)
Ne dhe Lenini (2008)
Kronikë provinciale (2009)


______
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe  ne vitin 2013. Publikuar me pare ne Facebook ne prill 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Informacioni kryesisht on line seleksionim informacionit nga gazeta te ndryshme shqiptare. 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here