Profil i aktores Drita Haxhiraj – Bardhi!

0
2732

“Jeta e aktorit i ngjan një anijeje në lundrimi që di nisjen, por kurrë limanin në të cilin do të ndalet. Në këtë lundrim ka valë, det të qetë, ka shtërngata, ka tufan, ka dallgë dhe cunam, por që të gjitha bëjnë pjesë në atëshuajturën lojë. Kjo është jeta e aktorit”

Lindi në Tiranë më 3 prill të vitit 1947, është nje aktore e mirenjohur me karakteristika te vecanta, e gjatë, elegante, e qeshur, krenare, dhe me mjaft zotesi aktoriale. Qe femije ne fakt dëshira për aktrim ishte nje enderr e larget, personale qe i perkiste vetem asaj , sepse familja nuk e mendonte në atë kohë që ajo të zgjidhte rrugën e artit skenik ne jete. Prindërit e Drites ëndërronin qe ajo te behej mjeke ose mësuese. Aktorja jone kam bërë shtatëvjeçaren tek shkolla “Hoxha Tahsin”, ketu kjo shkolle ka pasur një udhëheqëse çete e cila zgjidhte pionierët që recitonin bukur dhe i përgatiste në mënyrë profesionale. Pikerisht kjo drejtuese duke pare talentin e Drites e shtyn vogelushen për tu regjistruar në Pallatin e Pionierëve, në rrethin e Teatrit.

Mamaja e Drites ishte dakord ndersa babai i saj ka patur kundershtime, te cilit ju komunikua ne fillim se Drita po merrej me nje kurs në rrethin e rrobaqepësisë. Prindërit e saj donin që të mësonte në shtëpi brenda, të mos merrej jashte me aktivitet. Gjithsesi mbas pengesave te para, në rrethin e teatrit njihet me aktoret e ardheshem Roland Trebickën, Pëllumb Dervishin, dhe regjizor Zenulla Hatibin. Keshtu formohet një grup ku keta te zgjedhur konkurronin me të gjithë shtëpitë e pionierit që ishin në atë kohë. Bëhet fjalë kur ajo ishte akoma vogelushe 12 vjeçe. Suksesi i këtijë grupi u bë me emër në të gjithë Shqipërinë. Po në shkollën “Hoxha Tahsin” vinte një specialist i operas që bente nje perzgjedhje për zërin dhe per fatin e saj me te mire Drita ishte njera nga te preferuarat e specialistit. Ai e pëlqente zërin e saj dhe e dergon në emisionin e fëmijëve që ishte në radio Tirana. Ishte një emision direkt. Kryesisht këndoheshin këngë për pionierë. Ishin krijme shumë të bukura, për fëmijë. Ketu Drita pionere kendon si ze i dyte me nje vajze tjeter te talentuar , Mereme Bodinakun.

Fill pas shkollës shtatëvjeçare e dergojne në liceun artistik. Fillimet per aktrim i ka me regjizoren e madhe Zina Andri, femra e pare rregjizore, rusja simpatike qe kishte marre Medaljen e Arte ne Moske. Ajo ka qenë petagogia e parë e mjeshtrisë së aktorëve. Liceu u mbyll pas dy vjetësh dhe Drites do ti duhet të konkuroje në Institutin e Arteve si të gjitha shoqet dhe shokët saj. Por do ti duhej gjithashtu të mbaronte edhe të mesmen, mbasi ajo kishte vetëm dy vjet Lice, (ndërkohë vazhdonte të jepte edhe provimet e të mesmes dhe të lartës) .

Ne vitin 1967 kryen studimet në ILA në degën e dramës ku menjëherë pas diplomimit emërohet aktore në Teatrin Popullor (sot TK) ku do te kaloi plot 20-vjet ne ate godine. Roli i parë ka qenë në filmin “Ngadhnjim mbi vdekje”. Ishte roli i një gjimanzisteje. Per Driten ishte moment i bukur që do e kujtoj me shumë nostalgji. Ndoshta ai rol i vogël hapi dyert per ate ne filmin dhe teatrin. Ishte pikërisht viti që Drita Haxhiraj diplomohet. Po atë vit ajo ka dy gëzime. Roli i filmit të parë dhe gëzimi më i madh fejesa me bashkshortin, e saj te ardheshem Fatosin. Pas këtij roli, asaj i ofrojne nje tjeter në Dramën “Drita” me regji të Kujtim Spahivoglit dhe skenar të Mimika Luca. Një interpretim modest por që u pëlqye. Këtu një ndihmë të madhe i ka dhene aktorja e talentuar Drita Pelingu. Në këtë dramë ajo do te fitoje mjaft duke veshtruar me vëmëndje mënyrën se si përgatiteshin apo interpretonin aktorët me eksperiencë.

Nje ndihme te madhe dhe kurajo i ka dhene gjithashtu edhe aktorja e mirenjohur Edi Luarasi, e cila e ka mësuar ne detaje nga sheshet e xhirimit. Por më emocionues dhe që ka lënë gjurmë të thellë në jetën e saj ka qenë roli tek drama “Fytyra e dytë” e shkruar nga Dritëro Agolli, dhe regjizor Piro Mani. Ne kete shfaqje ajo do te kete fatin te interpretonte me aktorë potent, si Violeta Manushi (mama) , Kadri Rroshin (baba) dhe (xhaxha) Viktor Gjokën. Të dashuruar kishte ne kete drame po të fejuarin e saj real Fatosin, ndërsa të fejuar aktorin Bexhet Nelku. Të gjithë këta njerëz e frymëzonin duke ja bere shumë të lehtë punën. Ishte një rol shumë i sukseshëm. Ishte koha kur spektatori ngrihej në orën 4, të mëngjesit për të prerë biletat.

Kariera e saj artistike ne Film dhe Teater eshte e shtrire ne nje hark kohor te gjate vitesh te suksesshme me interpretime ne role te ndryshme, plot 52 role në skenë dhe filma. Pesë Festivale në RTSH, si spikere, mbi 100 koncerte të drejtuara. Por ajo tashmë ka dhe pesë role të tjerë dhe në kinematografinë italiane. Ate e gjeme ne serialet “La squadra”, “Diritto di difesa”, “Il falco e la colomba”, si edhe ne filmat “Passo a due”, “La roulette”.

Një thesar i tërë, një arkiv me vete është Drita në teatrin dhe në filmin shqiptar. Në teatër ka role tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, “20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, “Andromaca”, “Oret e Kremlinit”, “Viti 1961”, “Orfeu zbret ne ferr”, “Njeriu qe pa vdekjen me sy”, “Familja e peshkatarit”, “Lumi i vdekur”, “Shenomeni dhe mua”, “Epoka para gjygjit”, “Shkëlqimi dhe renia e shokur Zylo”, “Miq te paftuar”, etj.

Ndërkohe në film ate e gjeme ne role tek : “Ngadhënjim mbi vdekje”, “Njësiti Guerril”, “Fejesa e Blertës”, “Zemra qe nuk plaken”, “Nxënësit e klasës time”, “Mondi dhe Diana”, “Zambaket e bardhe” etj.

Ka punuar me regjizorë te medhenj te cilet i kane besuar asaj role nga me te ndryshmet . Piro Mani, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Dhimitër Pecani, bashkëshorti i saj, Fatosi kanë pasur gjithnje besim në interpretimet e saja, te cilet vete Drita eshte munduar ta justifikoj besimin e tyre.

Ka qenë 5 herë prezantuese e Festivalit të Këngës në RTV. Konkretisht Festivali i parë që ka prezantuar ka qenë Festivali i tretë i këngës në RTSH. Këtë Festival e ka prezantuar së bashku me aktorin Vangjel Heba. Festivalin e katërt dhe të pestë e ka drejtuar me Bujar Kapexhiun. Festivalin e gjashtë ka patur partner Albert Mingën dhe Festivalin e shtatë me te madhin Roland Trebickën. Për punën e saj si artiste është nderuar me çmime të ndryshme si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
I bashkohet te shoqit , rregjizorit dhe aktorit Fatos Haxhiraj , duke e mbeshtetur ne kete nisme i cili largohet ne Rome per nje specializim në teatër. Jeton me familjen në Itali, pas ikjes nga Shqipëria në vitet 90-të.

__________________________________
Referenca: Seleksionim i informacionit ne web, gazeta shqiptare  “on line” dhe gjithashtu nje interviste e dhene nga aktorja ne vitin 2010. Publikuar ne Facebook ne faqen me  te njejten emer
Kinematografia Shqiptare  qe ne v. 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here