Elvira Diamanti
Aktore e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare
Lindi me 30 Nëntor të vitit 1962 në Tirane.
Cuditerisht kinemaja nuk ka qene kurre ne enderrat e saja, pervec se ajo e te qenurit mesuese dhe shkrimtare. Por gjithsesi kontakti i pare me filmat ka qene ne moshen 8 vjece kur motra e saj e madhe , kameramane e Kinostudios, Diana Diamanti e merrte me vete ne shesh-xhirimin e filmit “Kapedani” .
Kur ishte akoma studente e Gjimnazit “Sami Frasheri” thirret ne nje perzgjedhje ne mes 200 vajzave te gjimnazeve te ndryshme ne Pallatin e Kultures, vendi ku rregjizori Anagnosti do te zgjidhte vajzen protagoniste qe do interpretonte ne filmin “Ne shtepine tone” . Mberrin deri ne finale se bashke me aktoren tashme te filmit Tatiana Leskaj qe e fiton rolin mbas kino-proves se ketij filmi.
Humbja e ben pesimiste per nje te ardhme si aktore ne film, por….
Por fillimet e karrierës se saj artistike do te vijne fill me pas , me rolin Teutës, në vitin 1979, me filmin “Radiostacioni” me regji të Rikard Ljarjes. Po ate vit nje rol episodik por mjaft domethenes, ai i nuses se heroit tone kombetar Cerciz Topullit (Timo Flloko). Më pas do të vazhdonin shumë role në kinematografi por edhe në teatër, por roli që e bëri të njohur është ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987.
Rol për të cilin ajo do të vlerësohej me Çmimin e III-të në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 Prill të vitit 1989.
Në vitin 1988 diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve. Eshte aktivizuar ne Teatrin Popullor qe ne v. 1986. Ka punuar deri në vitin 2002 në Teatrin Kombëtar dhe që prej këtij viti emerohet Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve (ish Teatri i Kukullave) deri në vitin 2008.
Ne rolet me te mira ne Teater mund te permendim Nafia ne “Hije te nates”; Verea “Nen driteat e skenes”; Zana ne “Jeta e tjetrit”; Elsa ne “Pallati 176” (jo e filmuar); Doruntina ne “Kush e solli Doruntinen”; Marjana ne “Nate me Hene”; Lale ne “Motrat”; Dama ne “Dite vere” etj .
Me rolin e Mokadesit ne filmin “Dasma e Sakos” (1998) permes nje interpretimi te kahut psikollogjik paraqiti tipin e nje gruaje te poshter qe kerkonte te realizonte dashurine e saj te shtypur, duke pohuar si kundervenie, fertilitetin dhe instiktin e saj prej gruaje pjellore.
Në vitin 2008 është e emëruar si Shefe Protokolli pranë Presidencës së Republikës. Mban postin e drejtoreshës se Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit. Ka deshmuar se nuk i ka pare asnjehere nga fillimi deri fund filmat ku ka interpretuar dhe madje as qe i kane pelqyer ato!!
Kinematografi
1979 – Radiostacioni – Teuta
1979 — Liri a vdekje – Bashkëshortja e Çerçiz Topullit
1980 — Një shoqe nga fshati – Lulja
1981 — Në prag të lirisë – Arta
1982 – Shokët – Teuta
1984 — Dasma e shtyrë – Bora
1986 — Të shoh në sy (Film TV) – Diana
1987 — Përrallë nga e kaluara. – Marigoja
1989 — Muri i gjallë – Tuta,bashkëshortja e Platorit
1990 — Një djalë dhe një vajzë – .
1998 — Dasma e Sakos – Bashkëshortja e Sakos
2007 — Lulet e Majit – Drejtoresha
2009 — Ne dhe Lenini – Drejtoreshë Mira
Teatër
25/05/1986 — “Vdekja e Dantonit” – Bashkëshortja e Dantonit
— /10/1984 — “Shtëpia e Bernarda Albës” e Federiko Garcia Lorkës
— /– /1984 — “Shi në plazh” e Teodor Laços – Jeta
— /– /1986 — “Mësuesi i Letërsisë” e Ruzhdi Pulahës
16/02/1989 — “Kush e solli Doruntinën” e Piro Mani (Nder i Kombit) – Doruntina
14/10/1990 — “Nata me hënë” e Edmond Budinës
Teatro te tjere:
Nafia ne “Hije te nates”; Vera “Nen driteat e skenes”; Zana ne “Jeta e tjetrit”; Elsa ne “Pallati 176” (jo e filmuar); Doruntina ne “Kush e solli Doruntinen”; Lale ne “Motrat”;
Dama ne “Dite vere”
Çmime e Tituj
22 Prill 1989 – Çmimin e III-të për interpretimin e rolit të Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 Prill të vitit 1989.
U publikua per here te pare ne Facebook ne nentor 2013, dhe u rishikua ne vitet vijues.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Web-forume / gazeta e portale ne shqip. “60 vjet Teatri Kombetar” (1945-2005) f. 116 / Emisioni “Perball” DigitAlb (2015);
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw