Ema Ndoja
Aktore e teatrit dhe kinematografise.
Ka lindur në 27 mars të vitit 1968 në qytetin e Shkodrës.
Kryen shkollen e mesme ne gjimnazin “Jordan Misja” ne Shkoder. Me pas kryen studimet per aktrim ne Akademine e Arteve ne Tirane. Duhet te permendim faktin se Ema Ndoja ka qene nje aktore e suksesshme ne fundvitet e `80-tes me nje numer filmash qe nga periudha kohore 1985 deri 1990. Gjate kesaj ajo me aftesite e saja aktorjale realizon një sërë rolesh si në teatër ashtu edhe në kinematografi.
Deputon ne vitin 1985 ne rolin e Rines ne filmin “Ne prag te jetes” . Shkodranja simpatike nuk mund te mos binte ne sy per nga bukuria e gershetuar ma se miri edhe me aftesine e te qenurit aktore e shquar. Ajo rradhitej perkrah atyre aktoreve, brezi i te cilave vershuan dhe mbushen me arome e hijeshi skenen shqiptare te viteve `80-te – 90-te , si Raimonda Bulku, Shpresa Berdellima, Rabije Hyka, Matilda Makoci, Anisa Markarian, Eva Alikaj, Luiza Xhuvani etj
Keshtu në vitin 1986 e caktojne prezantuese ne Festivalin e 25-të të Këngës në RTSH. Po ne te njejtin vit, (1986) luan ne filmin “Guri i beses” ne rolin e Mirketes. Pastaj vijojne filmat e tjere: “Vrasje në gjueti” -1987 (Linda) ; Pranvera s’erdhi vetëm – 1988 (Balerina); “Balada e Kurbinit” – 1989 (Donika); Fletë të bardha (Film TV) – 1990 ne rolin e Ana Perlatit.
Në vitin 1988, Ema Ndoja ka kënduar siglën e programit “Ju përshëndesim nga ekrani”, përkrah Frederik Ndocit, të titulluar “Faleminderit”, me muzikë të Ardit Gjebrea dhe me tekst të Zhuliana Jorganxhi.
E larguar nga Shqiperia prej shume kohesh ne Gjermani , kthehet ne vitin 2011 dhe del ne skenen e TOB-it ne koncertin “Udhetim Dimri” cikli prej 24 këngësh i poetit gjerman Wilhelm Müller dhe kompozitorit Schubert.
Ka interpretuar ne skenen e Teatrit Kombetar ne v. 2016 ne shfaqjen “Nate arabe” mbas fteses te bere nga regjisori i kesaj shfaqje S. Capaliku. Ka punuar si perkthyese e doktor Bartels, njërit ndër juristët e njohur të landit të Baden-Vyrtembergut, në Gjermani. Eshtë e martuar me politikanin Rezzo Schlauch që nga fundi i vitit 2003.
___________________________
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A.T Hoxha / f. 289; Gazeta te ndryshme shqiptare online. Publikuar nga Kinematografia Shqiptare ne facebook qe ne mars 2017.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw