Profil i aktores Eni Jani!

0
3184

Enrieta Jani
Aktore, regjisore e Teatrit Kombetar si dhe Kinematografise pas viteve 2000.

Lindi në 7 janar 1978, ne Tiranë. I perket brezit te aktoreve qe erdhen me fillimin e shekullit te ri.

Pas studimeve në Akademinë e Arteve ka interpretuar disa role në teatër, po ashtu edhe në film, duke nisur nga telenovela “Njerëz dhe fate” qe mbahet me rolin e Eres si roli i pare i saj.

Duket sikur karriera e Janit pas kësaj telenovele u përqëndrua më shumë në teatër ku ka interpretuar në vepra të famshme “Vdekja e një mbretëreshe”, “10 vjet martesë”,”Amadeusi”, “Shtrigat e Salemit”, “Kopshti i Vishnjeve” , etj. Ndërsa roli i pare në teatër ka qenë roli i Sonjës tek drama “Xhaxha Vanja”.

Eshte prezantuar para publikut edhe si regjisore, duke ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar dramën ekzistencialiste, “Me dyer të mbyllura” të Zhan Pol Sartre.

Është e martuar me aktorin dhe regjisorin Genc Fuga ish pedagogu i saj.

Filmat:
Njerëz dhe Fate 2000-2001, telenovelë
Ishte Koha për Dashuri 2004
Tifozët 2004, komedi
Nata pa hënë 2004
Letra Fatale 2005
Tingulli i heshtjes 2010, telenovelë

Janar 2022
__________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lajmit te nxjerre nga burime te ndryshme online.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here