Eva Alikaj
Aktore e suksesshme e teatrit dhe kinematografise shqiptare.
Lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Shume heret ne moshe te mitur akoma 9 vjecare dashurohet me artin, kur del para paqyres ashtu si cdo bente cdo femije, duke filluar te imitonte cfare shikonte perreth. Qe ne kete kohe ajo e ndjen qe do te lidhet me aktrimin. Eva Alikaj karakerizohet nga nje sinqeritet dhe natyrshmëri në interpretim, duke krijuar edhe një portret të veçantë të saj . Ajo ka interpretuar mjaft role, ka qene Elsa, Linda, Etleva, Ana, Evgjenia, Xhuljeta, Drita, Katerina, Miza tek “Valsi i Titanikut” ne rolin e saj te fundit te viteve `90-te;
Ka pasur aktrimin gjithnje me shume pasion. Ne 7 vitet e atehershme ka punuar intensivisht si ne film dhe teater, duke derdhur te gjithe aftesite e saj aktoriale ne cdo rol. Ka hyre ne skene per ta mberthyer spektatorin, per ti dhene atij maksimumin e personazhit. Akoma studente ne Insitutin e larte te Arteve deputon ne kinematografi ne filmin “Njeriu i mire” ne vitin 1982 ne rolin e Veres, ne moshen e re 21 vjeçare, e cila me kete film arrin te fitoje Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar. Vetem nje vit me vone diplomohet për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës duke ju bashkuar trupës së Teatrit Kombëtar (1983).
Ballafaqimi i saj i pare me Teatrin ishte ne dramen ”Ne prag te jetes” ne rolin e Elses (1983), dhe po kete vit interpreton edhe nje rol tjeter ne dramen “Perball vetvetes” . Nje nder rolet e saja me te mira ishte edhe Euromeni ne “Prometeu” . Ndersa kulmet e saja ne interpretime ne teater padyshim eshte roli i Elses ne komedine e fameshme “Pallati 176”. Me pas role te tjera mund te permendim: Zhuljeta ne tragjedine “Rome dhe Zhuljeta”; Luli ne “Dritat e skenes”; Kyenecja ne “Zbutja e kryeneces” ; Helena ne “Monserati”; Doruntina ne “Kush e solli Doruntinen”; Flora ne “Shkallet” etj Ne skenen e Teatrit Kombetar ajo interpreton ne 15 shfaqje deri ne v. 1991. Me pas largohet per ne Vjene ku emigroi e martuar ne Austri. Kthehet mbas 15 vitesh ne Shqiperi po ne skenen e TK-se me shfaqjen “Xhaxha Vanja” ne rolin e Helena Andrejevnas si dhe ne “Ylli pa emer” perkrah aktorit te shquar Agim Qirjaqi.
Gjate viteve `80-te do te jete e pranishem ne ekran para spektatorit ne shume filma qe do ta bejne ate nje emer te njohur, kryesisht interpreton me sukses role madje duke marre edhe cmime ne filma me teme romance-dashurie e veshur pak me komedi. Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984) i dhuron Medalionin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988) – Çmimin e Dytë. Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), Edlira në “Stolat në park” (1988). Qysh prej vitit 1991 Eva Alikaj jeton në Austri, ku edhe u martua me një nënshtetas të huaj, duke marrë mbiemrin e tij, Eva Lossl. Në 1993 lind djalin e saj, Xhino , i cili do te studioi per violine. Por, për aktoren shqiptare jeta me të panjohurat e saj dhe vështirësitë në Austri sjell probleme me bashkëshortin dhe marrëdhënia e tyre nuk funksionoi.
Kështu aktorja që ishte një emër i famshëm në Shqipëri pas divorcit i largohet për pak kohë karrierës si artiste për të përballuar e vetme rritjen e djalit të saj. Karriera artistike për aktoren Eva Alikaj do të niste shkëlqimin e saj më pas, kur djali i saj nisi të rritej dhe aktorja menjëherë u përfshi në dhjetëra projekte me artistë e regjisorë të njohur shqiptarë .
Në 2006 shfaqet në një rol të vogël të një film austriak. Dhë në 2007 kthehet ne Tiranë për një muzikal. Në kthimin e saj të parë nga Austria në Shqipëri, është ngjitur në skenë në shfaqjen “Ylli pa emer” të regjisorit të ri Hervin Çuli. Vitet e fundit Eva Alikaj ka shtuar shumë bashkëpunimet me skenën shqiptare dhe kthimet e saj më Shqipëri kanë qenë shumë më shpeshta. Del para publikut shqiptar në qershor 2009, për cmimet Kult.
Aktualisht vazhdon aktivitetin si pjese e stafit te Teatrit Kombetar.
Filma / Teater
Njeriu i mirë – (1982) …. Vera
Vendimi – (1984) …. Drita
I paharruari – (1984) …. Evgjenia
Shirat e vjeshtës – (1984) ……. Linda
Pallati 176 – (1985) ….Elsa
Hije që mbeten pas – (1985) ……Irena
Botë e padukshme – (1987) ……Ilona
Treni niset më shtatë pa pesë – (1988) …. Etleva
Stolat në park – (1988 ……..Edlira
Jeta në duart e tjetrit – (1990) ..Ana
Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi
Përdhunuesit- (1995)
Mundtot , – Schlachtfest Mord auf Rezept – (2006) (TV) ….Pastruesja (Film Austriak)
Muzikal Austrian – Lola Blau (2007) shfaqur ne Tiranë Vier Frauen und ein Todesfall …. Dalina (2 episode, 2007),
Amaneti – 2014…….Lida
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Informacione nga gazeta dhe portale shqiptare online, publikuar qe ne vitin 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues. “60 vjet Teatri Kombetar” (1945-2005) Slatina F. / f. 110
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
Mirmbrema Eva te uroj Datelindjen u befsh 100 vjeç , kam ardhur tek shtepia jote shum vite perpara, kam takuhar maman tuaj Fatimen ron mamaja? Un kam qen faturino ne ate kohe beja linjen kinostudio kombinat ty takova ne shtepi bashke me mamin Fatimen sillja kafe per te pir respekte per ju Artiste Eva Alikaj