Filika Dimo – Ujkaj (1939-2021) | Homazh!

0
2041

Filika Dimo – Ujkaj (1939-2021)
Aktore e Teatrit “Aleksander Moisiu” – Durres dhe Kinematografise Shqiptare.

Lindi ne Tirane me 1 gusht 1939. Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve. Mbas diplomimit punoi per njefare kohe ne Teatrin Popullor e me pas kaloi si aktore ne organiken e stafit te Teatrit “Aleksander Mosiu “ te Durresit, vendi ku pati edhe veprimtarine me te gjate artistike. Eshte bashkeshortja e skenografit te njohur te ketij institucioni, te ndjerit tashme Zef Ujkaj (1936-1990) i cili ne vitin 1975 u denua nga sistemi i kohes dhe bashke me ate me kete rast perjashtuan nga teatri edhe zonjen Filika.

 

Pervec veprimtarise skenike ka interpretuar edhe ne disa filma duke filluar me rolin e Shpreses ne filmin e perbashket shqiptaro-sovjetik “Fortuna” (1959). Interpreton gjithashtu nje rol kryesor ate te Beatrices ne televizivin “Koha nuk pret” (1984). Filma te tjere mund te kujtojme: “Deshmoret e monumenteve” (1980) ne rolin e etnografes Kepler; “Mengjeze te reja” (1980) bashkeshortja e doktorit; “Flete te bardha” (1990) si Elvira.

Aktorja nderroi jete me 21 Tetor 2021.

____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne korrik 2020
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 96.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here