Profil i aktores Katrina Biga | Artistët shkodranë!

0
4681

Katrina Biga
Aktore e Teatrit te Estrades Shkoder dhe u aktivizua ne disa filma artistike shqiptar.

Lindi ne Shkoder me 30 qershor 1949. Rrjedh nga nje familje nga Malesia e madhe.
Mbasi ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike me rezultate shumë të mira për rreth dy vite punon si mësuese në Tamare të Malësisë së Madhe.
Gjatë gjithë punës si mësuese është shquar për përgatitjen e lartë shkencore, intelektin natyror dhe erudicionin e gjërë të fituar mbi bazën e një pune të vazhdueshme e këmbëngulëse për vetformimin e kompletimin e figurës së saj si një intelektuale e mirfilltë.

Ndonëse pa ndonjë shkollë përkatëse tek Katerina në veçanti spikaste prirja aktoriale që përfaqësonte në vetvete, kështu që në vitin 1975 filloi punë si aktore profesionte në estradën e Shkodrës. Mjaftoi vetëm pak kohë të Katerina të bëhej një nga aktoret më të dashura për publikun dhe mjaft e respektuar nga stafi drejtues i estradës. Asaj tashmë iu besuan role nga më të ndërlikuarat për t’i interpretuar në skenë. Në këtë periudhë Katerina i kalon kufinjtë e njohjes jo vetëm për qytetin e Shkodrës, por figura e saj bëhet e dashur dhe e respektuar në mbarë Shqipërinë. Depërtimi në botën e brendshme të personazhit, njehsimi me të, virtualiteti interpretues, gjestikulacioni i përkryer e renditin atë në majat më të larta të plejadës së aktorëve shkodranë të asaj kohe.

 

18 vjet “jetegjatesi “ me estradën e Shkodrës. Në historikun e kësaj estrade, ajo ka lënë gjurmën e pashlyer në rrugën e artë e vendosur perkrah me shume korifej te kesaj estrade si pjese e Teatrit “Migjeni”. Për shumë kohë në memorien e njerezve do të mbeten të paharruara rolet e saj të cilat i dhuruan buzëqeshjen e thellë spektatorit, ku mund të përmendim: Cikolarja e Gonxhes; Lena në banak; roli i Zanës në komedinë “Nën hijen e një dege; Lili tek skeçi “Xhemal Katunari” etj.

Ne Kinematografi deputon ne vitin 1970 ne Filmin “Lugina e pushkatareve” , me pas ne dy Filma te tjere ne te njejtin vit (1979) “Ditet qe sollen pranveren” dhe me një interpretim te shkëlqyer që nuk mund të lihet pa u përmendur ishte roli i Katerinës në filmin mjaft të njohur “Ballë për ballë” . Ne vitin 1980 Katerina Biga eshte ne Filmin komedi “Shoqe nga fshati” perkrah te madhes Violeta Manushi e Robert Ndrenika;

Me 1981 ne “Kercenimi” ne rolin e Kristines. Nderkohe ne vitin 1984 luan perkrah humoristit tjeter te shquar, Luftar Paja ne “Ëndërr për një karrige” si Agathia, bashkeshortja.


________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua ne faqen me te njejtin emer ne Facebook qe ne Dhjetor 2014.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here