Profil i aktores Klaudeta Riza!

0
2357

Klaudeta Riza
Aktore e Teatrit dhe estrades se Korces

Lindi né Korcé, mé 2 qershor 1949. Mbaroi Institutin e Larté té Arteve*, dega e dramés, mé I972. Po kété vit filloi puné si aktore né teatrin “A. Z. Cajupi”* te Korcés.

Eshté martuar me aktorin tjeter nga Korca, Petrika Riza. Spikati né disa role grash me vullnet té forte, si néné Havaja te drama “Té pamposhturit” (I972) e Minush Jeros*, apo né mishérimin e disa tipave e karaktereve me natyra té kundérta, here gra té matura e here gra Ilafazane e nervoze, si Frosina te “Koprraci” e Molierit, Gazepe te “Manesa”, Lucia tek “Interesi i Pérgjithshém”, néna te “Denoncimi” e Ruzhdi Pulahés*, néna te “Zgjohu Vasil”, Zhuljeta te “Koka e tjetrit”, Dhespina te “Pazari” etj. Me voné, pérpos personazheve me mbartje dramatike e tragjike, ajo e kérkoj veten edhe né zhanrin e komikes duke realizuar me sukses figura interesante ne’ teatrin e estradés, si profesorja tek “Biznesmeni dhe profesorka” e perseri ne rolin e profesores Krisa te “Bishti i shqiptarit”, gruaja te “Letér nga Iarg”, komshia te “Shpikésit”;

Po ashtu ka roIe té shumta né Teatrin e KukuIIave. Nga figurat e viteve té fundit dallohet vecanerisht ajo e Kristinés né komediné “Zonjusha 39 vjece” e Saqellarisit dhe roli i nénés né komedine‘ “Kohé pa emér” e R. Pulahés (2003), me te’ cilin fitoi edhe cmimin si “Aktoria mé e miré femér” né Festivalin “Ballkan” (2005) dhe “Flaka e Janarit”, 2003, né Gjilan, Kosové. Ka njé zé té ploté, fjalé té qarté, temperament pérshtatshméri té miré temporitmike, né marrédhéniet me partnerét, sikunder edhe njé sens humori qé pérshfaqet Iirisht, pa pérdhuné gjaté aktrimit.


U publikua me pare ne faqen Facebook ne qershor 2020

_______________________
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 402

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here