Profil i aktores Lavdie Bisha | Aktorët e Teatrit “Petro Marko”, Vlorë!

0
1886

Lavdie Bisha
Aktore e Teatrit “Petro Marko”, Vlore!

U linde ne Vlore me 11 tetor 1943. Eshte njera nga veteranet dhe aktoret e para te teatrit vlonjat “Petro Marko”.
Per te perballuar kushtet ekonomike fillon të punoj që në moshën trembëdhjetë vjeç, akoma pa ditur se ç’ishin skenat.

Luante me shkollën, recitonte, këndonte. Fillon të punoj në kombinatin e peshkut që u hap atëherë, më 1955 pa mbushur mire trembëdhjetë vjet. Aktivizohej edhe me shfaqjet amatore ne Shtepine e Pionerit. Me pas në një konkurs që u bë në Tiranë me repartet ushtarake ajo ishte si valltare, duke u nderuar me nje flete lavderimi.

Këtu filloi ngacmimi i parë, dhe ne vitin 1957 konkurroi duke hyre ne Liceun Artistik “Jordan Misja ne moshen 13 vjece.
Pas shkollës punon per një vit në estradë sepse nuk e përballonte dot universitetin nga ana ekonomike.

Me pas kalon ne Insitutin e Larte te Arteve, por i nderpret per nje kohe studimet mbasi peson nje aksident automobilistik mbi bazën e të cilit u bë edhe skenari i filmit “Flutura në kabinën time”. Është një ngjarje e jetës se Lavdies, e hidhur edhe ajo.





Mbas diplomimit preferon te kthehet ne Vlore ku fillon karrieren e saj artistike ne sezonin 1968-1969 si aktore ne teatrin “Petro Marko”, institucion ku do te punoje dhe te ndertoje nje karriere te gjate ne skene, deri ne v. 1992 si aktore profesioniste duke interpretuar shume e shume role e duke patur perkrah saje emra te medhenj te skenes e te ekranit shqiptar: Qirjako Sava , Albert Verria, Liza Laska, Jorgaq Tushe , Evgjeni Shtrepi, etj.

Interpreton gjithashtu ne triptikun e pare shqiptar tek ” Kur zbardh një ditë ” ne episodin e dyte “Ura” . Te gjithe e kujtojne batuten e thene nga ajo ne rolin e arixhofkes: ” Tahir, Tahir lluku, lluku perbashta , taftibani to qereste ” .

Shkon ne një turne në Austri me një shfaqje, ne festivalin për fëmijët, teatri i kukullave. Ne vitin 1995 emigron ne Greqi ku u aktivizua me shumë sukses në filmat e atjeshem nder te cilet spikat ne rolin e nenes shqiptare tek ”Diell në Egje”, me regjisor Vasili Duro. Filma te tjere ishin edhe ” Udhëtim në Mitilini” me regjisor Llaqi Papastathidhe, serialin grek ” Pallati” me regjisor Vasilis Thomapulos etj.

Ka marre pjese edhe ne shfaqjet teatrore ne skenen greke te ” Alter Pars” në dramën ” Pleunies-Apolies” me autor Iv – El –Fler. Pas nje kohe te gjate ne emigracion eshte kthyer ne vendlindjen e saj, ne Vlore.

U publikua me pare ne tetor 2020 ne faqen me te njejtein emer ne Facebook (linku si me poshte).

________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca: “Fjala e lire” intervista e aktores

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here