Profil i aktores Liliana Kumbaro – Ristani!

0
4655

Liliana Kumbaro – Ristani
Aktore e Teatrit “Zihni Sako” – Gjirokaster,

Ka lindur ne qytetin e Gjirokastres ne 10 korrik 1960. Studimet e larta i ka kryer prane Institutit te Larte te Arteve ne degen e aktrimit, te cilen e ka perfunduar ne vitin 1982. Ne gusht te ketij viti ajo do te emerohet prane Teatrit Profesionist te Gjirokastres “Zihni Sako” dhe duke qene pjese ne te gjithe reporterin e ketij institucioni, nga ku i numerohen mbi 50 premiera mes se cilave gati 30 prej tyre ne role kryesore.

Krahas dramave e komedive, ne teater jane vendosur edhe pjese per femije te cilat kane rezultuar teper te suksesshme si: “Pertacia”, “Shenjat e pikesimit”, “Keci mburraveci”, “Endrra e cuditshme e Vasilit” etj., shfaqe keto te cilat jane vendosur edhe ne gjuhen greke per femijet e Pireut, Janines e Selanikut.

Krahas roleve te shumta prane teatrit “Zihni Sako’aktorja e njohur Liliana Ristani ka realizuar dhe libretin per pjeset: “Amita zgjoi varietene” / “Ja ku jemi” / “Pellumbeshat e paqes” / “Me dhe pa Migjenin”

Eshte aktivizuar njeherazi edhe si prezantuese e aktiviteteve dhe eventeve te ndryshem kulturor brenda dhe jashte vendit tone, ndersa ka marre pjese edhe ne realizmet kinematografike ne rolin e doktoreshe Lines ne filmin ‘Dritat e Qytezes” dhe nje rol episodic ne “Ballkan Pazar”. Kontributi saj do te vijonte edhe me mbeshtetjen dhe bashkepunimin me studentet e Universitetit “Eqrem Çabej” ne te 6-ta realizmet e kryera.

Per meritat, obligimin dhe kontributitn e saj, Bashkia Gjirokaster e ka vleresuar me “Mirenjohja e Qytetit”, Keshilli Qarkut me “Mirenjohje”, si dhe me po te njejtin vleresim edhe nga SHKA Karshiaka, ne Shkup te Maqedonise. Ne vitin 1996 me dramen “Lavirja e denje per respekt” ishte konkurente ne Takimin Kombetar te Teatrove ndersa eshte vleresuar me cmimin e trete ne Takimin Kombetar te Humorit,zhvilluar ne Vlore ne vitin 2006.

 

Skeda e shfaqjeve ne Teatrin “Zihni Sako” – Gjirokaster
Fundi i botes- Lenuca
Aeroporti-Gruaja
Kerkoj shtepine time-Shega
Kjo nuk duhet harruar- Marjeta
Dashuri e vertete- Lindita
Erashka- Zonja Getrude
Per pak toke dhe per nje grua- Zonja e dyte
Filistinet e vegjel-Beti
Nuk paguaj,nuk paguaj-Maria
Lavirja e denje per respekt- Lizi
Jashte deres-Zonja Karmer
E fejuara- Andronaqi
Perballe vetes-Vera
Beri mire qe vdiq- Gruaja me te zeza
Mbroj te verteten- Ariana
Qyteti i akuzuar- Mesuesja
Nje dru i shtrember-Urani
Ushtari mburracak- Akroteleucia
Koka e tjetrit- Zhuljeta
Pranvere e vonuar- Kaltrina
Kalores ne kohe- Shpresa
Bertet hajduti- Lina
Endrra e cuditshme e Vasili-Parurkjerja
Filomena Marturano- Filomena
Dy krime e gjysme dhe nje bulldog- Polet Fevdo
Nuk ka te ngopur- Beil
Shtepia me dy porta- Shega
Surpriza-Vildani
Pas vdekjes-Lulushe
Genjeshter per genjeshter-Nena
Jo te gjithe hajdutet vine per keq-Zhulia
Eh,c’te ben paraja-Xhin Perkins
Zi e me zi-Gala
Nje krevat per tre-Nina
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Informacioni simbas faqes se Teatrit “Zihni Sako” ne Facebook.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here