Luiza Xhuvani
Aktore e suksesshme e teatrit dhe e kinematografise.
Ka lindur në 26 mars 1964 në qytetin e Sarandës. Pasi diplomohet për aktore në vitin 1986 në Akademinë e Arteve fillon punën me Estradën e Sarandës. Në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Keshtu tamam në vitin 1988 largohet nga Saranda për në Tiranë për të filluar ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).
Qe kur ishte akoma studente, ajo fillon karrierën si aktore filmi , fillimisht ka nje rol episodik te nje studenteje ne filmin Apasionata 1983, por zyrtarisht hyn ne kinematografi ne vitin 1986 ne dy filma “Fjale pa fund” ne rolin e Magdalenes “Dhe vjen një ditë” (Infermierja).
Por filmi që do ta bëjë atë të njohur e të dashur për publikun shqiptar do të jetë filmi “Flutura ne kabinën time” të Vladimir Priftit në rolin e Fluturës. Rol për të cilin ajo do të vlerësohet me “Kupën për Aktoren me te Mirë” ne Festivalin e Filmit, te vitit 1985.
Do të vazhdojnë role të tjera në filmat “Hetimi vazhdon”, “Rrethi i kujtesës”, “Muri i gjalle” etj. Po kështu do të vazhdojnë edhe vlerësimet e kritikës ajo do të vlerësohet me përsëri Kupën ne Festivalin X te Filmit, me 1995 për rolin Marianës tek filmi “Dashuria e fundit” e Gjergji Xhuvanit. Roli i saj i më i fundit do të jetë ai i Vefit në filmin “I dashur armik” në vitin 2004.
Nga viti 1991 e në vazhdim ka një bashkëpunim të suksesshëm me regjisorin Gj. Xhuvani, nën drejtimin e të cilit interpreton në filmat “Bardhë e zi”, “Një ditë nga një jetë”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me të cilin fiton përsëri Kupën në Festivalin X të Filmit, më 1995, “Funeral Business” (Sana), me të cilin u shfaq në Festivalin e Venecias në vitin 2000, “Parullat” (Diana) dhe së fundi sic e permendem edhe me lart , “I dashur armik” (2004);
Duhet permendur qe gjate kesaj kohe në vitin 2003 Luiza Xhuvani do të nderohet me Çmimin “Aktorja më e mirë e Festivalit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio (Japoni) për interpretimin e saj rolin e Dianës në filmin “Parrullat/Slogans”.
Në vitin 2004 do të marrë Çmimin për “Aktoren më të Mirë të Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit” “Apollon 2004”, në Fier për rolin e Xhenit në dramën “Kapitulli i Dytë” i Sajmonit.
Në vitin 2006 ajo do të rimarrë këtë Çmim por kësaj radhe në rolin e mësuese Margaritës në dramën “Mënyra e zonjushës Margaritë” e Roberto Athayedit.
Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushi” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkes, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallendyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulebardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton Çmimin për Aktoren më të Mire të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier. Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.
Aktorja i eshte kthyer interpretimit ne mars te vitit 2022 se bashku me kolegun dhe partnerin e saj ne shume filma, aktorin tjeter Ndricim Xhepa, kesaj radhe te dy bashke ne interpretimin e poezise.
Në një mbrëmje të veçantë poetike, në instalacionin “Reja”, nderuan vargjet që poetët Fatos Arapi dhe Frederik Rreshpja na lënë si trashëgimi.
Kinematografi
2020 — “Liqeni im”…..Nena e Pashkos
2011 — Ne kerkim te kujt? Tv serial….
2004 — I dashur armik 2004…Vefi
2001 — Parrulat/Slogans….Diana
1999 — Funeral Busines….Sana
1994 — Dashuria e fundit…..Mariana Golemi
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares….Marieta
1994 — Një ditë nga një jetë….Nusja
1991 — Bardh e zi…
1991 — Unë e dua Erën (FilmTV)…..Era
1989 — Muri i gjallë…..Rozafa
1988 — Flutura në kabinën time…..Flutura
1988 — Hetimi vazhdon…..Hetuesja
1987 — Rrethi i kujtesës….Genta
1986 — Dhe vjen një ditë…..Infermerja
1986 — Fjalë pa fund…….Magdalena
1983 — Apasionata…….Një studente
Teatër
27/03/2010 — “Elektra” e Sofokliut……Elektra
— /10/2009 — “Valle vdekje” e Strindbergut
— /– /2008 — “Shërbëtorët” e Zhenetit……….Kler
— /– /2007 — “Berberi i Seviljes” e Beaumarchais
02/11/2007 — “Franku i V-të” i Fridrih Dyrrenmatit……Otilia
05/04/2007 — “Korbi i bardhë“ i Mihal Luarasit (Artist i Popullit)
08/12/2006 — “Preja” e Xho Orton
07/10/2006 — “Mënyra e zonjushës Margaritë” e Roberto Athayed
— /– /2004 — “Cilindri” e De Filipos……..Rita
— /– /2004 — “Kapitulli i dytë” e Neil Sajmonit……Xheni
— /– /2003 — “Pulëbardha” e Çehovit….Nina
— /– /2001 — “Nata e trokitjeve në xhama” e Dhimitër Anagnostit (Artist i Popullit)
— /– /2000 — “Armiku i popullit” e Ibsenit…..Pietra
— /– /1998 — “Kopshti me dallëndyshe” e Cikliropulosit…..Maria
12/11/1998 — “Unë dhe Mefistofeli” e Bashkim Hoxhës…..Margarita
22/12/1995 — “Oportunesku” e Mushateskut
04/04/1994 — “8 Persona Plus” e Ferdinand Radit….Merjemja
16/02/1994 — “Këngëtarja tullace” e Ioneskos…..Misis Martin
04/04/1993 — “Kati VI” e Alfred Zhejit
— /09/1992 — “Rikardi III” e Shekspirit…….Ledi Ana
02/01/1992 — “Dhelpra dhe rrushtë” e Guilherme Figueiredo……Klea
01/11/1991 — “Dasëm gjaku” e Lorkës…….Nusja
20/04/1990 — “Valsi i Titanikut” e Tudor Mushateskut…..Xhena
1985 — “Mesuesi i letersise”
Çmime e Tituj
2006 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
për rolin e mësuese Margaritës në dramën “Mënyra e zonjushës Margaritë” e Roberto Athayedit në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2006” të zhvilluar në Fier në vitin 2006.
2004 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
për rolin e Xhenit në dramën “Kapitulli i Dytë” i Sajmorit
në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2004” zhvilluar në Fier në vitin 2004.
2003 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
rolin e Dianës në filmin “Slogans” (Parrullat)
në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të zhvilluar në Tokio, Japoni në vitin 2003.
13 Maj 1995 – Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Marianës tek filmi “Dashuria e fundit”
në Festivalin e X-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit 1995.
22 Prill 1989 – Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Fluturës tek filmi “Flutura ne kabinën time” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 Prill të vitit 1989.
__________________________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook qe ne v. 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
Sa me shume vite e me shendet,sa me shume vepra e sa me shume lumturi,sepse ne cilen do rrrethane lumturia ka sojin e saja.Te paqim Zonje e artit, Zonje e nderit dhe Zonje e kombit.