Profil i aktores Marjeta Ljarja – Ilo!

0
560

Marjeta Ljarja – Ilo!
Aktore e teatrit dhe Kinematografise Shqiptare!

Lindi në Pogradec më 3 shtator 1955. Ne 1977 kryen studimet ne Akademine e Arteve ne degen e Drames. Mbron Diplomen ne rolin kryesor ne filmin “Ne pyjet me debore ka jete” 1978. Me pas e fillon karrierën në teatrin e Pogradecit.


Gjate periudhes se xhirimeve te filmit “Ne pyjet me debore ka jete” njihet me aktorin e regjisorin Rikard Larja dhe martohet. Fale aktorit pervec mbiemrit, mer edhe transferimin ne Teatrin Popullor (sot TK) ku do te behet pjese e skenes se tij si aktore ne nentor 1979. Ne teater ka realizuar shume role te ndryshme e vleresuar nga publiku, si ne “Vizita e Dames plake” e Durrenmatit, “Rikardi i III” dhe “Dy zoterinjte nga Verona” te Shekspirit, “Kembanat e Muzgut” te Teodor Lacos etj .
Por emrin si aktore me talent e shfaqi ne ekranin e filmit, ne Kinematografi ka mbi 15 role kryesore.

Deputon ne vitin 1978 ne filmin “Ne pyjet me debore ka jete”, dhe po ate vit akoma studente ne ILA filmin “Vajza me kordele te kuqe” ku ra ne sy per profilin interesant me nje interpretim spontan dhe te shpenguar. Ndersa ne vitin 1986 ne filmin “Fillim i veshtire” ne rolin e Zanes deshmon aftesite e saja te shprehura ne menyren e te aktruarit perpara kameras , e brishte, , e natyrshme, e besueshme dhe plot thyerje emocionale. Me rolin e Margarita Begollit ne filmin “Rrethi i kujteses” (1987) shenon piken kulmore te aktrimit te saj, me tone dramatike dhe tragjike.

E vleresuar me cmimin si Aktorja me e Mire Protagoniste ne tre festivale : Festivalin e Dyte te Filmit artistik 1979 me rolin e Jetes tek “Vajza me kordele te kuqe”. Festivalin e shtate te filmit artistik ne rolin e Zanes tek “Fillim i veshtire” 1989. Festivalin e trete te filmit artistik me rolin e Margarites tek “ Rrethi i kujteses”. Ka edhe shume emisione ne radio televizion. Per 10 vjet ka drejtuar ne televizion emisionin e femijeve. Ne vitet 1995-1997 ishte drejtoreshe e artit ne Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve. Ne vitin 1997 emigrone ne Grqi per t`u kthyer serish ne Shqiperi ne vitin 2003.

Filma:
Ne pyjet me debore ka jete (1978)
Vajza me kordele te kuqe (1978)
Kur xhirohej nje film (1981)
Rruga drejt lirise (1982)
Asgje nuk harrohet (1985)
Rrethimi i vogel (1986)
Rrethi i kujteses (1987)
Telefoni i nje mengjezi (1987)
Fillim i veshtire (1989)
Vitet e pritjes – (1990
Prindër të vegjël – (1991) (TV)
Lamerica – (1994)
Viktimat e Tivarit (1996)
Nata – (1996)
Njerez dhe Fate – (2003) …halla
Koha e Kometes (2007) …krye-murgesha

Teater (disa prej tyre):
Keshtu te dua; Nga erresira ne drite; Bregu i pikellimit ; Martesa e Avukatit
( 1988); Raimonda ( 1997 ); Monserati; Dy zoterinj nga Verona; Spiuni (interpreton tre role ne kete drame); Kryqi i bardhe; Nate me hene; Pjata prej druri; Dua burre (2002); Rreshajat ( 2003 )

_____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / f, 268

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here