Merita Çoçoli
Aktore e teatrit “A.Z Cajupi” Korce dhe e kinemase shqiptare.
Lindi ne Maliq te Korces me 22 nentor 1958. Kreu studimet ne ILA – Insitutin e Larte te Arteve per aktore.
Pervec veprimtarise si aktore ne teatrin e Korces, ku mund te kujtojme ne mes tjerash shfaqjen “Qyteti i akuzuar” ajo interpretoi edhe ne kinematografi ne disa filma te Kinostudios, kryesisht ne gjysmen e dyte te viteve 80-te si : “Perseri pranvere” – 1985 (agronome) / “Asgje nuk harrohet” – 1985 / “Te mos heshtesh” – 1985 (instruktoria e qitjes) / “Binaret” – 1987 / “Eja “ – 1987 / “Jeta ne duart e tjetrit” – 1990.
Foto galeri e aktores Merita Cocoli![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Ka patur role dytesore dhe episodike por megjithate ka rene ne sy per interpretimin me nivel ku vecanerisht spikati me zerin e saj.
Qe nga 1995 jeton me familjen e saj në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, ku edhe nisi karrierën si gazetare e kulturës, skenariste dhe regjisore e disa dokumentarëve televizivë që janë vlerësuar madje me çmime ndërkombëtare.
Punon si redaktore ne Televizionin e Shkupit (ish RJ e Maqedonise). Në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë Programi në Gjuhën Shqipe, për 25 vjet ndjek dhe promovon kulturën shqiptare, nëpërmjet kronikave të lajmeve, reportazheve dhe emisioneve në Studio, të cilat kapin shifrën e mbi 700 premierave në vazhdimësi..
Është shefe e Departamentit të Filmit artistik, dokumentarit dhe Teatrit. Merita Cocoli eshte ideatore dhe pjesë e bordit të Festivalit Teatror “Akt Fest” që mbahet çdo vitë ne Shkup. Festivali shpërblen aktorët më të mire profesionistë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipëfolëse, për krijimet e tyre gjatë vitit.
Foto galeri e aktores Merita Cocoli![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Pa lënë edhe aktrimin ajo ka realizuar filma dokumentarë bashkëkohore, filma që mbështeten financiarisht nga Fondi i Filmit të Maqedonisë. Filmi i fundit me regji dhe skenar të Merita Çoçolit kishte premierën në Shkup. Filmi titullohet “Nezo” dhe flet për luftën e Kosovës parë nga këndvështrimi human i popullsisë civile, e cila vuan pasojat e rënda të luftës. Me zërin e saj të veçantë, paraqitjen që nuk njeh moshë dhe mprehtësinë e vëzhgimit, Merita Çoçoli është një nga personalitet e artit dhe kultures shqiptare.
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 77-78 si dhe mbas 90-tes, seleksionim i informacionit nga gazetat shqiptare online.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw