Profil i aktores Merita Dabulla!

0
2959

Merita Dabulla
Aktore e kinematografise shqiptare dhe pantonimiste
ne Cirkun e Shtetit.

Lindi ne Tirane me 18 Janar 1957. Në vitin 1975 përfundon Liceun Artistik “Jordan Misja” për balet dhe emërohet si balerinë duke filluar punë pranë Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ne kete institucion ajo punon vetem 1 vit, deri me 1976, mjaftueshem per Meriten e cila gjate kesaj kohe interpreton në disa balete si : “Cuca e maleve”, “Halili dhe Hajria”, “Familja e peshkatarit” etj.

Po kete vit, 1976, fillon studimet ne Akademinë e Arteve në Degën e Dramës, duke u diplomuar ne vitin 1980.

Gjate kesaj periudhe kohore, kur ishte akoma studente interpreton në drama e komedi te ndryshme:
“Gryka e nëmur”, “I sëmuri për mend”, “Lezja”, “Prefekti”, “Zonja nga qyteti”etj. Ne Teatrin Popullor (sot TK) Merita Dambulla emerohet fill mbas diplomimit, tamam me 1980.

Nga ky vit, 1980, e deri ne vitin 1993 do te jete prezantuese e pantonimiste ne Cirkun e Shtetit, plot 13 vjet me rradhe.
Gjate ketij 13 vjecari ajo luan me Cirkun ne mbi 21 premiera me nga 226 shfaqje ne vit. Duhet permendur se ne disa premiera ajo ishte edhe asistente regjisore.

Bazuar ne kete eksperience Merita ka dhene mesim ne Akademi ne Degen e Mjeshtrise se aktorit, per pergaditjen e pantonimisteve dhe kllouneve.

Per tu permendur ne karrieren e saj artistike eshte edhe realizuese e rubrikes per femije ne Radio Tirana me titullin “Dëgjoni emisionin e Pionierit”. Pos kesaj ka qenë edhe prezantuesja e programit javor të Televizionit Shqiptar “ E Shtuna Humor”.

Pervec veprimtarise skenike, ka interpretuar edhe ne disa role te dyta me teper ne filmat shqiptar si : “Pertej mureve te gurta” (1979), “Balonat”(1979), “Dora e ngrohte“ (1983), “Dy here mat “(1986), “Pesha e kohes” (1988), “Edhe keshtu edhe ashtu” (1989).

Veprimtarine si aktore ajo ne fakt e ka filluar si dublante zeri qe ne vitin 1978, ne nje rol te ofruar nga regjisori Gezim Erebara ne filmin “Vajzat me kordele te kuqe” .
Merita Dabulla do te dublonte zerin e Anises ne kete film.

Por filmi i pare i saj mbetet ai ne “Pertej mureve te gurta”
Pas viteve 90-te ashtu si shumica do te largohet per ne Athine (1993). Ne Greqi, duket se karriera e saj ka ardhur ne rritje, pa lene pas dore aktrimin.

Ne vendin fqinje ajo është anëtare e Degës së Athinës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Greqisë dhe punon në komisionin qëndror të Shoqatës “Liter Art”.

Shkruan në gazetën lokale të Athinës dhe në gazetën “Tribuna”.
Është bashkëpunëtore e revistës “Iliriana”,duke u shquar në përhapjen dhe publikimin e letërsisë shqipe në Athinë.

Ne Greqi merr pjese ne 21 filma greke, por jo te gjithe me role. Diku figurante dhe diku nje rol te vogel por nga keto filma mund te vecojme ato interpretime si “7 vjehërat e pavdekshme”, “Poshtë Akropolit”, “Vodkaportokalli”, “Kafeja e Harrasë” etj.

Ne Greqi gjithashtu ka realizuar edhe 7-8 reklama pa dublim, 2 te tilla per ne Qipro dhe 4 te tjera ku eshte me e sfumuar.

__________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha (f. 83) si dhe nje interviste e aktores dhene A. Zholit, publikuar online. Fotot jane kontribut i kesaj faqe!

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here