Merita Gjyriqi
Aktore e teatrit dhe kinematografise shqiptare.
Lindi ne Kukes, u rrit dhe u edukua ne Tropoje, u arsimua ne Shkoder, u diplomua ne Tirane dhe punoi per me shume se 20 vjet me Trupen e Teatrit “Bylis” ne Fier. Nga veriu ne jug, nga e gjithe Shqiperia!
Zonja Merita eshte njera nder shembujt kur arti dhe artistet tane ndertonin ura lidhje dhe bashkimi ne mes cdo krahine shqiptare me ndjenje patriotizmi dhe dashurie per atdheun.
Lindi ne Kukes me 20 dhjetor 1946. Familja e saj ishte transferuar ne Kukes por origjina e saj eshte qyteti i “Bajram Currit”. Kryen ne Shkoder shkollen e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” dhe me pas punon si mesuese per disa kohe ne Tropoje.
U angazhua qe ne moshe te re ndonese ne aktivitete amatoriale me estraden e “Bajram Currit” ku pervec interpretimit ishte edhe soliste.
Eshte diplomuar ne Insititutin e Larte te Arteve per aktore ne degen e drames ku studioj gjate periudhes kohore 1968-1972 . Akoma studente aktivizohet ne filmin e bukur “Kapedani” ne vitin 1972, ne rolin e nje shofere taksie, (duke tymosur nje cigare) ne nje dialog me aktorin e madh “Artistin e Popullit” Albert Verria:
“Ku do vesh xhaxha”? “Prapa diellit” – ia kthen xha Suloja!
Pas diplomimit ne ILA, aktorja emerohet ne Teatrin “Bylis” te Fierit, institucioni ku punon nga 1972 deri ne vitin 2002. Ka interpretuar pothuajse ne te gjitha premierat me kete trupe, te panumerta edhe rolet se bashku me nje ansambel te mrekullueshem aktoresh te ketij qyteti. Luajti si ne drame ashtu edhe komedi ku ra ne sy me nje interpretim te bukur e me realizem, duke shfaqur vlera te larta artistike. Mund te permendim rolet e saja ne dramen “Dy krisma ne Paris” (1980) te shkruar me mjeshtri nga Sh. Mita dhe P. Kulla, ne rolin e sekretares se gjyqit.
Shfaqje te tjera teatrale me “Bylis”: “Gjëmimi i atij dimri” (1976), “Shoku Niqifor” (1982), “ Pse”, “Historia e një vajze”, “Vite të Paharruara”, “Plagë dhe plumba”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Shtrigat e Salemit”, “Kërkohet një gënjeshtar”. Komedia ”Kërkohet një gënjeshtar” ishte dhe shfaqja e fundit me trupen e ketij teatri.
Foto galeri nga komedia "Kerkohet nje genjeshtar![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Paralel me trupen e teatrit fierak, Merita aktivizohet edhe ne disa filma artistik, ndonese ne role dytesore ose fare episodike.
Ne v. 1974 e shohim ne filmin “Rruge te bardha” ne rolin e Nuries, gruas se semure ne barrele qe duan ta dergojne per mjekim ne spital.
Nje vit me vone , 1975, intepreton ne filmin muzikor “Udhetim ne pranevere” rolin e nje ushtarake ne “auto-stop”.
Ne vitin 1989 i kthehet interpretimit ne filmin “Vitet e pritjes” .
Me pas vazhdon ne fimin televiziv “Kosove kurre s`tu nda gazepi” ne rolin e Hanifes, nje grua me femije ne djep duke u kacafytur me cetniket serbe ne mbrojtje te foshnjes se saj, ku ra ne sy misherimi i gruas kosovare, nenes shqiptare me dhimbje dhe ne qendrese.
Interpretimi i saj ne film vazhdon edhe gjate viteve 2000, keshtu me 2001 luan mesuese Rozen ne “Kur shpirti nderron jete”.
Interpretime te tjera: “Njerez dhe fate” TV Serial (2002-2003)…..mamaja e Andetes
“Malli i harruem” (2018)…….Diella.
Nga viti 2000 deri ne vitin 2002 ka qene edhe regjisore ne Teatrin e Kukullave ne Fier. Ne vitin 2011 eshte vleresuar me certifikaten “Mirenjohje” per kontributin e dhene ketu pas shume viteve.
Ka marrë pjesë gjithashtu në disa aktivitete me Ansamblin Dardania të Tropojës, si prezantuese, sidomos gjatë periudhës së luftës së Kosovës.
Pas daljes në pension në vitin 2002, aktorja Merita Gjyriqi u largua nga Fieri, qyteti i saj i dytë, duke u rikthyer për të jetuar në vendlindjen e saj të dashur në Tropojë. Aty për katër vite me radhë drejtoi grupin e aktrimit në Qendrën Kulturore të qytetit të Bajram Currit, duke vënë në skenë edhe katër shfaqje me femijët e talentuar të kësaj qendre.
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 21 prill 2022
________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Informacioni u nxor nga “Voice of Albanians – 2020” / Fotot jane kontributi i administratoreve te faqes “E. B”
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw