Profil i aktores Pranvera Veizi – Lumani!

0
2915

Pranvera Veizi – Lumani
Aktore e estrades dhe e Teatrit te Beratit, e estrades se Tiranes dhe e filmit shqiptar!

Lindi në Berat më 13 maj 1965. Mbaroi studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne vitin 1987. Ka interpretuar kryesisht ne estraden e Beratit dhe me vone ne Teatrin e Varietese se Tiranes. Në kinematografi është evidentuar me disa role karakteresh, duke filluar nga viti 1984 ne filmin “Nxenesit e klases sime” dhe me 1985 me rolin e Blertes ne filmin “Me prag te jetes”.
Nje vit me vone interpreton rolin e Sherkes ne “Dasem e cuditshme”;
Po ne vitin 1986 ne filmin “Kur hapen dyert e jetes” me rolin e Veres.

 

Me pas ne vitin 1987 luan ne filmat “Eja” dhe rolin e teknikes ne “Nje vit i gjate”. Do te jete viti 1994 kur do te transferohet ne Estraden Profesioniste te Tiranes, ku bie ne sy ne nje numer skecesh e gazmore te ndryshme. Luan ne disa telekomedi si ajo “Per pushime ne Rome” (1995) dhe ne spektakle humori.

Nga interpretimet ne fushen e humorit mund te kujtojme skecet apo gazmoret ku ajo pati perkrah emrat e medhenj, Ceken apo Met Bega si ne “Grupi lemeria”; “C`thote Partia ben populli”; “Goca e xhaxhit”; “Njolla ne biografi” ; “Horoskopi i emigrateve”etj.

Ndersa ne vitin 1999, emigron familjarisht ne SH.B.A. Bashkëshorti i saj është kompozitori Valentin Veizi.

 

 

U publikua per here te pare ne Facebook ne Maj 2020

______________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 241.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here