Rabie Hyka
Aktore e teatrit te estrades se Tiranes dhe njekohesisht e kinematografise shqiptare.
Lindi me 9 Korrik 1958 ne Tirane. Mbas shkollës 8 vjeçare konkuroi në liceun artistik ‘Jordan Misja’ ku studjoi për katër vjet muzike dhe flaut. Megjithë dashurinë që kishte për muzikën e instrumentin, pasioni i vërtet i saj ishte arti dramatik.
Më 1977 filloi studimet në Akademin e Arteve në degën e Dramaturgjisë.
Esat Oktrova, Vangjush Furxhiu, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Timo Flloko e Vera Zheji ishin pedagoget e mrekullueshëm që formonin brezat e aktorve të rinj.
Mbas studimeve në 1981 filloi punë në teatrin e estradës Tiranë. Po atë vit (1981) luajti dhe rolin e pare në film, atë të Despinës, në filmin “Një Natë pa Dritë ” të regjizorit Gëzim Erebara.
Per gati 11 vjet në Teatrin e Estradës pati fatin të punonte me regjizorë me emër, si Gjergj Vlashi, Pirro Mani, Kosta Kamberi, Vasillaq Vangjeli etj. Punoi me kolege të talentuar e të palodhur që nxirnin të pakten 3 premiera në vit. Krahas punës në Teatrin e Estradës interpretoi në kinematografi ku realizoi disa role kryesore e disa episodike. Në javën e teatrit 1986 u vlerësua nga juria për realizimin me nivel artistik të rolit të Syxixës në komedin ‘Don Kishoti i Mançës. Në Korrik të vitit 1986 ju dha nga Kuvendi Popullor, medalja ‘Naim Frashëri’ për interpretim me nivel artistik në fushën e humorit e satirës.
Foto galeri e aktores nga filmi "Bardhesi" ne rolin e Drites![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Veprimtaria e saj artistike dhe interpretimi ne film shtrihet kryesisht gjate viteve `80-te, duke luajtur ne nje numer te konsiderueshem te filmave si: “Një natë pa dritë” (1981) Despina , “Nje emer midis njerezve” (1983) Arta infermiere; Dritat e qytezes (1983) Tana; “Fushe e blerte fushe e kuqe” (1984) Flutura; “Bardhesi” (1986) Drita ; “Zevendesi i grave” (1987) Drita ; “Mirela” (1988 telekomedi muzikore) Linda; “Djali elastik” (1989) mesuese Bardha.
Foto galeri e aktores ne filmin "Zevendesi i grave" ne rolin e Drites!![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Në vitin 1993 u martua dhe nga martesa erdhën në jete dy fëmijë, Sarah Ann dhe Jens. Që prej vitit 1993 jeton në Gjermani me burrin dhe fëmijet e saj.
Albumi Fotografik ne Facebook
_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 158-159 / U publikua per here te pare ne Facebook ne “Kinematografia Shqiptare qe ne dhjetor 2015, rivizituar ne vitet vijues. Disa nga fotot kane autoresine e vajzes se aktores zj Sarah Ann te cilen e falenderojme perzemersisht.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw