Profil i aktores Raimonda Aleksi!

0
3241

Raimonda Aleksi
Aktore e Teatrit “Z. Sako” – Gjirokaster

Lindi ne Gjirokaster me 26 qershor 1960. Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktore ne Tirane ne vitin 1983. Ka lene gjurme ne teatrin e qytetit te saj te lindjes “Zihni Sako” ku ishte pjese e ketij insitucioni artistik ne harkun kohor 1983-1991, viti kur emigroi edhe ne shtetin fqinj te jugut.
Ne teatrin “Zihni Sako” ajo interpretoi mjaft role te konsiderueshme si: Vjola ne “Dashuri e vertete”; Lloa ne “Kenge djepi e shitur”; Eli ne “I padjallezuari”; Hana ne “Beselam pse me flijojne”; Lenuca ne “Fundi i botes”; Vera ne “Kerkoj shtepine time” etj.

Nje kontribut te gjere aktorja Raimonda Aleksi ka dhene edhe ne estraden e qytetit duke rene ne sy edhe me interpretimet e saja ne zhanrin e komedise, por edhe si kengetare e parodiste.

Pervecse veprimtarise se saj ne skene ajo ka interpretuar edhe disa role ne filmin shqiptar. “Fejesa e Blertes” (1984); “Guret e shtepise sime” (1985); “Fjale pa fund” (1986) ; “Vitet e pritjes” (1990) etj.
________________
U publikua per here te pare ne qershor 2020
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 17

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here