Profil i aktores Sanie Hoti!

0
1308

Sanie Hoti
Aktore e Teatrit dramatik “Aleksander Moisiu” si dhe ne organiken e teatrit te kukullave te qytetit te Durresit.

Lindi me 7 maj 1955 ne Qerret te Durresit. Që e vogël u aktivizua në koncerte dhe shpesh edhe si konferenciere e trupave amatore, ndërsa recitonte,këndonte dhe kërcente shumë mirë. Për çdo familje ishte e vështirë mbijetesa ekonomike, ndërsa më familjen e saj me 4 djem dhe 6 vajza dyfishohej mbijetesa e prindërve të cilët punonin në kooperativë bujqësore.

Qerret nuk kishte shkolle te mesme keshtu qe asaj u desh te studionte ne Tirane duke mbaruar shkollen ne vitin 1975. Me pas kryen Insitutin e Larte te Arteve, me 1978. Në shtëpinë e saj në fshat, ajo do të vinte dy herë në vit, një herë me rastin e Vitit të ri dhe një herë në përfundim të shkollës. Pedagogët e saj ishin Sandër Prosi, Vera Zheji, Birçe Hasko, Gëzim Kame, Timo Flloko…

Mbasi diplomohet fillon pune ne teatri ne “A. Moisiu”, duke pasur fatin të lozte me të mëdhenjtë e teatrit, Nikolin Xhoja, Vangjel Heba, Spiro Urumi, Ali Bega, Marta Burda etj. Ne vitin 1983 kalon ne trupen e Teatrit te Kukullave te qytetit te Durresit si aktore dhe me vone si regjisore (aty nga viti 2000).

Ne kete teater ajo punoi se bashku me Dhurata Sefa, Mirjeta Selimi, Astrit Tepshi, Dhimitër Bleta. Disa role kanë spikatur gjatë karrierës së saj në skenë, ndërsa aktoren Sanie Hoti më së shumti e ka djekur roli vajtojcës dhe shërbëtores. Për mbrojtjen e diplomës detyrimisht i duhej një rol.
Atë kohë vihej në skenë shfaqja “Lidhja Prizrenit” me regji të Pjetër Gjokës dhe Lazer Filipit. Rolet ishin ndarë, por krahas tyre kishte edhe aktorë që do të dublonin kryesisht rolet kryesore. Njëra prej tyre u caktua edhe Sanie Hoti studente që priste të diplomohej. Asaj iu dha të dublonte rolin e shërbëtores që në skenë do të luhej nga Drita Nikolla, një aktore plot energji dhe me shumë autoritet. Vet Nikolla, duke dashur të nxisë e të mbështesë Hotin, e shtyn atë të dalë në skenë në provat përfundimtare. Ishte roli i parë i saj të cilin e mori me aq shumë seriozitet saqë ra në sy të të dy regjisorëve të cilët nuk mundën ta anashkalonin prezantimin e saj pa e shoqëruar me përshëndetje dhe përgëzime.

Çdo vit jepeshin 6-7 shfaqje të reja. Në morinë e tyre Hoti ka veçuar rolin e vajtojcës kosovare tek “Gërsheti i luftrave”; vajtojca tek “Hotel Ballkan” e Bashkim Hoxhës; e burgosura tek “Nemesis” dramë e D. Çuli, partnere me aktoren e madhe Tinka Kurti. Ka interpretuar shume role sidomos ato me brendesi komike, ku spikati sensi i saj i humorit, aftesia per te krijuar karaktere dhe per te shfrytezuar me hir artistik cenet, paplotesite dhe mangesite njerezore, ashtu sikunder edhe rolet dramatike mundesonte evidentimin e gjendjes emocional;e, te shprehura nepermjet nje loje te zhdervjellte dhe energjike si te:
“Babai” te A. Strinbergut (sherbetorja), “Nuk paguajme” e D. Fo (Margarita), “Dy vellezer e gjysme” te Gj. Vlashit (Zanfina), “Vajza pa prike” e N. Ostrovskit, (Ogudallova), “Tango” e Slavomir Mrozhek (Eleonora), per te mberritur ne nje kuote te larte interpretative fale shfrytezimit me hijeshi te elementeve te groteskut, me rolin e Tixhes ne komedine “ne te gjithe kendonim Margariten” (2007) te B. Hoxhes.

Ne kete komedi iu dha për herë të parë mundësia të lozë me figurat më të mëdha të teatrit shqiptar si R. Ndrenika, R. Trebicka, G. Fuga, A. Derhemi, S. Konjari, E. Jani, H. Bashhysa. Në këtë komedi Hoti ishte në rolin e gjyqtares.

Tixhja, gjyqtarja që në njërën dorë mbante çekiçin për të qëlluar gongun e senacës dhe me dorën tjetër hante byrekë në seancë gjyqësore, brenda në sallë. Shfaqje te tjera: “ Monolog” me gra me regji të D. Dervishit; “Udhëtim pa vizë i një alieni” të B. Hoxhës; komedia “Pas vdekjes” e Çajupit; “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Klani i të divorcuarve”, “Tri gra, tri divorce, tri shtëpi”; komedia “Stjuardesa” me rolin e shërbëtores;

Gjatë festivalit kombëtar të zhvilluar në Gjilan të Kosovës, në një temperaturë minus 17 gradë, Sanie Hoti shpallet Aktorja më e mirë e festivalit. Lajmin e mësoi nga regjisori Ervin Çuli i cili i telefonon në mesnatë, pikërisht sapo juria shpalli emrat e aktorëve të më mirë dhe të trupave më të mira teatrore, ndërkohë që Hoti gjendej në shtëpinë e saj në Durrës. Në Gjilan trupa e Durrësit shkoi me komedinë “Pas vdekjes”. Si regjisore u vlersua me Cimimin e Pare per shfaqjen e pjeses “Zemerimi i kopsave” te Gjergj Vlashit ne festivalin europian te teatrit te kukullave (2006). Ne vitin 2002 fitoi cmimin “Xinxifillo” me rolin e Dhelpres ne festivalin e kukullave ne Pogradec. Per kontributin e dhene asaj i jepet titulli medalje “Naim Frashëri i Artë”.
___________________
Publikuar me pare ne Kinematografia shqiptare, Facebook – maj 2020
Ne ndertimin e ketij teksti u perdoren nje seleksionim i informacionit “on line” nga gazeta te ndryshme shqiptare si dhe “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2002 / J. Papagjoni / f. 184.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here