Profil i aktores së mirënjohur Mimika Luca!

0
4408

Mimika Luca
Aktore e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare!

Lindi ne Gjirokaster në 24 Dhjetor të vitit 1937.
Lidhjet e saja te para me artin i ka në vitin 1951 si balerinë ku punon aty deri ne vitin 1962 per tu bere me vone aktore profesioniste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Nga viti 1977 e deri sa doli në pension punoi si pedagoge në Akademinë e Arteve në degën e Dramës.
Në kinematografi e filloi me një rol episodik në vitin 1963 tek filmi “Detyrë e posaçme”. Ndersa ne Teater ajo e filloj nje vite me pare 1962 ne Dramen “Rreshqitja” te Besim Levonjes.

Më tej do të vazhdonin rolet e tjera si ne Film ashtu edhe ne Teater. Interpretoj me se shumti role e figura te vajzave e grave, qe pesonin fatkeqesi ne dashuri , ne marredheniet bashkeshortore, ne familje etj.
Si shembull mund te permendim “Banoret e pallatit n. 6”; “Studentja e vitit te fundit; “Fytyra e dyte”; “Drita”; “Komunistet”.
Prirej drejt nje aktrimi me ngjyrime mallengjyese, me tone te pervajtuara, ankuese, te cilat krijonin nje sfond te deshirueshem emocional.

Keshtu ajo ka vazhduar te luaje Nenen e dashur, te dhembshur, gruan trime, heroike e shume figura te tjera. Per tu permendur disa prj tyre ndonese ne role episodike psh ne Teater tek : “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1972) i Pirro Manit ku luan Nicen, “Sinjali i Kuq” (1973) i Bashkim Kozelit, “Shi ne plazh” Nenen e dhembshur te Alberit (1984) te shkruar nga Teodor Laco, etj;

Ne vitin 1977, ndryshe nga modeli i saj i parapelqyer, interpretoi me nerv dhe pasion rolin me te arrire te saj, ate te Lajes ne dramen “Lulet e sheges” te K. Jakoves, rol te cilin e luajti edhe ne televizivin me dy seri “Kur hidheshin themelet”. Ajo dha nje grua te forte, ngulmuese, brenda mitit politik te heroines se pranuar shoqerisht dhe frymezuese, por, sidoqofte, te vertete me nje sjellje realiste.

Foto galeri e aktores Mimka Luca
    
  
  
  
  
  
    

Ne kinematografi jane disi rolet me te spikatura per ate:
1963 – “Detyre e posacme” (rol episodik); 1972 – “Kryengritje ne pallat”; 1978 – “Yje mbi drin” ; 1979 – “Ceta e vogel” ; 1979 – “Ne shtepine tone” ku luan Nenen e Mirit. Pastaj eshte Violeta tek “Shoku yne Tili (1981) , 1983 – “Zambaket e bardhe” (TV); interpreton drejtoreshen tek filmi “Nxenesit e klases sime” (1984). Po ne v. 1984 – “Taulanti kerkon nje moter”, me vone ajo eshte Nena e Gjergjit tek televizivi “Te shoh ne sy” (1986). Ne te njejtin vit, 1986 – “Rrethimi i vogel”, 1987 – “Perralle nga e kaluara”. Po ashtu ne v. 1987 – “Bote e padukshme”, 1988 – “Treni niset ne shtate pa pese”, 1996 – “Viktimat e Tivarit” e deri tek Filmi i fundit “Gruaja pa krahe “ ne vitin 2002.

I numerohen rreth 30 role ne nje karriere 30 vjecare .
Mimika Luca ka shkruar edhe disa drama. Nder keto drama, qe pati jete skenike ishte ajo e v. 1968 me titullin “Drita”
Zonja Mimika eshte bashkeshortja e te ndjerit, aktorit dhe “Artistit te Popullit” Ndrek Luca.

K.SH-dhjetor 2014 . Teksti u rishikua ne vitet vijues
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Forume dhe gazeta shqiptare online / Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002/ Abaz Hoxha / Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / J. Papagjoni

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here