Profil i aktores së mirënjohur Yllka Mujo!

0
1482

Yllka Mujo
Aktore e shquar e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare.


Lindi në Tiranë më 15 tetor 1953. Studimet e mesme i vazhdon në Liceun Artistik “Jordan Misja” në degën e kantos. Me pas kryen studimet ne ILA, per aktore duke u diplomuar ne vitin 1975.

Qe kur ishte studente ajo u perfshi ne teater, kur realizoi rolin e Mashes ne dramen e fameshme te N. Pogonin “Oret e Kremlinit” me partner Ikonen, Naim Frasheri.

Me pas mbaron studimet dhe emerohet ne Teatrin Popullor (T.K). Karriera e saj artistike do ti jap publikut rreth 90-të role në teatër e kinematografi

Ne Teater interpreton me dhjetra role e shfaje nga ku mund te permendim rolin e Luiza Miller ne dramen “Intrige dhe dashuri” ne v. 1979, ate te Bardhes ne dramen e Kole Jakoves “Permbytja e madhe” (1977), Ne “Cuca e maleve” te L. Papes, Sheila ne dramen “Vizita e Inspektorit” (1981), Luiza tek drama “Luiza Miler” e Shilerit , Euromeni ne dramen e Eftimiut “Prometeu”, Nafia ne “Hije te nates “ se V. Kokones (1986). Ne vitin 1987 luan me profesionalizem dhe me humor rolin e Maries ne komedine e U. Shekspirit “Nata e dymbedhjete”. Nje vit me vone bie ne sy me nje tjeter interpretim nga Shekspiri, Katarinen ne “Zbutja e kryeneces”; Ajo do te interpretoje me sukses edhe ne komedi si ne “8 persona plus” te F. Radit; Frosina tek “Kopraci” (2005) i Miller.

Ne v. 1990 interpreton rolin e Nores ne “Nate me Hene” te Edmond Budines. Ndersa me rolin e Julias tek drama “Fernando Kraft më ka shkruar këtë letër” e Tankred Dorstit, (1995) fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” si “Aktorja më e mirë” e Festivalit Kombëtar të Teatrove.

Pas viteve 90-te Yllka Mujo pati nje veprimtari te ngjeshur, duke misheruar me nivel e prerje te ndryshme aktoriale shume role interesante si Madam Smith ne “Kengetarja tullace” e Joneskos. Julia ne dramen “Zonjusha Julia e Stingbergut” (1998); Frosina ne komedine “Kopeshti me dallendyshe” te B. Cikliropoulus ne v. 1998; Ne vitin 1999 spikat ne “Kujdes, kafshon” te Gernit, ndersa me rolin e Irina Nikollajevnes ne “Pulebardha” te Cehovit, solli gruan e dyzuar , egoiste midis dy dashurive ate te nenes ndaj birit te saj te tramautizuar dhe asaj te gruas dhe artistes me ankthin e plakjes dhe braktisjes.
Edhe ne vitet 2000 aktiviteti ne Teater eshte i gjere. Ne vitin 2005 shquhet ne interpretimin e Elena Andojenevnes, ku shfaqi ndjenja poetike, trishtimi njerezor qe pershkonte boten e trishte poa q te ndryshur te kesaj gruaje pa fat te sfiduar nga jeta.

Interpretimi i saj ka bere qe te fitoje dhe te nderohet me shume cmime.
Me rolin e Klaudias tek drama “Të jesh nënë” fitoj Çmimin “Aktorja më e mirë “ në Festivalin e V-të “Teatri Shqiptarë në Maqedoni-Dibra 2006”, rolin Beatriçes tek drama “Pamje nga ura”, rol për të cilin mori Çmimin “Aktorja më e mirë “ Festivalin “Apollon 2008” etj.

Përmendim edhe rolet e saja, si Ane Roshet, në prill të vitit 2007 në dramën “Hotel Franca (Muzika 2)” e Marguerite Duras me regji të Erjon Kames. Kjo vepër është përkthyer dhe përshtatur në shqip nga vajza e saj, Elia Zaharia. Po ashtu me 2009 interpreton rolin e Filomena Marturanos” ne dramen me te njejten titull te mirenjohurit Eduardo De Felippo
Edhe ne Kinematografi rolet e saja ndonese nuk jane te numurta kane mbetur ne mendjen e spektatorit nga karakteret qe ajo ka ditur t`i interpretoje.

Që në moshë të re, kur ishte vetëm 17-të vjeçe, përzgjidhet nga regjisori Viktor Gjika (Artist i Popullit) për rolin e Almës në filmin ‘I teti në bronz” duke kaluar kështu një përzgjedhje midis 150 vajzave kandidate për këtë rol.


Në vitin 1971 vecohet roli ne filmin “Malet me blerim mbuluar” ai i Lilo Labes, rol që do ta bëjë të njohur për publikun, në vitin 1975 filmin “Rrugicat që kërkonin diell” në rolin e Semit, në vitin 1975 filmin “Beni ecën vetë” në rolin e Letës, nënës së Benit, në vitin 1976 në filmin “Zonja nga qyteti” në rolin e Shpresës, në vitin 1984 filmi “Taulanti kërkon një motër” në rolin e Zanës, rol për të cilin do të vlerësohet me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e VI-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë prej datës 1 deri në 5 Tetor 1985.


Yllka Mujo ka qenë edhe prezantuese e Festivali i 24 të Këngës në vitin 1985.

Ne vitin 2015, nderohet me Cmimin e Karrieres ne Festivalin e Filmit ne Monte Karlo.

Për meritat e saj artistike Yllka Mujo është vlerësuar me titullin e lartë “Artiste e Merituar”.


__________________________
Kinematografi
1970 — I teti në bronz….Alma
1971 — Malet me blerim mbuluar…..Lilo Labja
1975 — Rrugicat që kërkonin diell….Semi
1975 — Beni ecën vetë……Leta, nëna e Benit
1976 — Zonja nga qyteti…..Shpresa
1977 — Kur hidheshin themelet (Film TV)….Lulja
1984 — Taulanti kërkon një motër…..Zana
1988 — Rikonstruksioni (Film TV)…….Ajkuna
1990 — Shpella e piratëve…..Eva
1990 — Inxhinieri i minierës ….Dafina
2003 — Letra ne ere/Lettere al vento…..Nina Gjini
2003 — Lule të kuqe, lule të zeza….Liljana
2009 — Muaji i mjaltit………Vevo
2010 – Shqiptari……

Teatër
1964 – “Karnavalet e Korces” te Pandi Stillu
07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Loni Papës
26/05/1977 — “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës
18/03/1979 — “Luiza Miler” e Shilerit ……..Luiza
25/10/1980 — “Vizita e inspektorit” e Pristlit….Sheila
17/09/1982 — “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit….Maria
21/03/1984 — “Prometeu” e Viktor Eftimiut…..Euromenia
11/06/1988 — “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit……Katerina
08/03/1990 — “Shkallët” e Ruzhdi Pulahës…..Bardha
14/10/1990 — “Natë me hënë” e Edmond Budinës…..Nora, Zv/Drejtoresha
16/02/1994 — “Këngëtarja tullace”….Madam Smith
04/04/1994 — “8 Persona Plus” e Ferdinand Radit….Ermenexhilda
02/12/1994 — “Fernando Kraft më ka shkruar këtë letër” e Tankred Dorstit…..Julia
22/12/1995 — “Oportunesku” e Teodor Mushateskut…..Nina
10/03/1998 — “Muzeu” e Kasëm Trebeshinës
/– /1998 — “Kopështi me dallëndyshe” e B.Cikloropulos…Frosina
— /– /2003 — “Pulëbardha” e Çehovit
02/11/2007 — “Franku V” e Fridrih Dyrrenmatit…Frida
25/12/2008 — “Trojanët” e Euripidit
— /– /2008 — “Pamje nga ura” e Artur Milerit…..Beatriçe

Gjithashtu ajo ka interpretuar edhe ne keto shfaqje te cilat po i permendim me poshte ne mungese te datave:
“Hotel Franca (Muzika 2)” e Marguerite Duras….Ane Roshet
“Intrige dhe dashuri” e Frederik Shilerit…Luiza
“Kali i Karrocës” e Ferdinand Hysit
“Kujdes, kafshon” e A. Gerni
“Nesër nisemi për parajsë”
“Një jetë”
“Orët e Kremlinit” e Pogodinit
“Shërbëtoret” e Jean Genet…..Solanzha
“Shtëpia e Bernarda Albës” e Federiko Garcia Lorkës
“Zonjusha Xhulia” e Strinbergut….Zonja Xhuli
__________________________________
Çmime e Tituj
Artiste e Merituar

2008
Çmimin “Aktorja më e Mirë “
për interpretimin e rolit të Beatriçes në dramën “Pamje nga ura” të Artur Milerit në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2008” të mbajtur në Fier në vitin 2008.

2006
Çmimin “Aktorja më e Mirë “
për interpretimin e rolit të saj në dramën “Të jesh nënë”
në Festivalin e V-të “Teatri Shqiptarë në Maqedoni-Dibra 2006”.

1995
Çmimin “Aleksandër Moisiu”
për interpretimin e rolit të Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove.

5 Tetor 1985
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Zanës në filmin “Taulanti kërkon një motër” në Festivalin e VI-të ë Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë prej datës 1 deri në 5 Tetor 1985.
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Publikuar per here te pare ne faqen Facebook me te njejtin emer qe ne tetor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: Web lajme te ndryshme nga portale shqiptare online; Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 313-314 / J. Papagjoni

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here