Profil i aktores së shquar Pavlina Mani !

0
1785

Pavlina Mani
Aktore e shquar e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare!
“Artiste e merituar”

Lindi në Lushnjë më 13 nëntor 1948.
Ne qytetin e saj aktivizohet me levizjen amatore dhe me estraden e ketij qyteti. Kryen studimet ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne vitin 1967 ne degen e muzikes, e me pas shkon per studime ne ILA (Insitutin e Larte te Arteve) ne degen e drames te cilat i mbaron ne vitin 1970. Menjehere fillon pune si aktore ne Teatrin Popullor ku do te njihet me Pirro Manin, bashkeshorti i saj i mevoneshem dhe regjisori i shquar i Teatrit tone.

Ne Teatrin Popullor me nje kariere te gjate rreth 30 vjecare do të interpretoje në shumë drama e komedi, do te jete nje aktore qe do marre pjese ne shume role te spikatura, duke terhequr vemendjen jo vetem me talentin e saj por edhe me bukurine e saj. Qe kur ishte studente do te luaje rolin e Larises ne dramen “Vajza pa prike” te N. Ostrowskit, rol i cili i shperfaqi nje kah te rendesishem te natyres se saj aktoriale: mbartjen dramatike e psikollogjike e shoqeruar me spikama poetike, here here te veshura me nje vesk dhe melodramatik.

Ne po kete plan luajti edhe rolin e Olives “Nata e 12-te “ te Shekspirit ne vitin 1982, ndersa me rolin e Ledi Milfordit ne dramen “Luiza Miller (Intrige dhe dashuri) te Shilerit ne vitin 1979, perkundrazi i meshoi planit te cinizmit, te ftohtesise dhe ironise duke dhene nje grua ambicioze dhe te pameshirshme. Me se shumti aktorja ka levizur per nga njemendesimi i tipit te gruas, te nenes apo te vajzes se dashuruar, gjithmone ne tone anukuese por pa anashkaluar edhe perjetimet tronditese.

Te suksesshme do te jene rolet e Dafines ne “Lumi i vdekur”; Vjollca ne “Doktor Aleksi“; Dava ne “Diell mbi Kaster”; Yllka “Ata qe duhen”; Liria ne “Pallati 176”; Gruaja ne “Spiuni” ; Gruaja e 4-te ne “Kush e solli Doruntinen”; Margarita ne “Rikardi III”; Kizi ne “8 persona plus” duke vazhduar me tutje me shfaqjet e tjera si “Hijet e nates” , “Permbytja e madhe”; “Monserati”; “Romeo e Zhuljeta”; “Vizita e Inspektorit”;; “Armiku i popullit”; “Larg Otrantos” etj.

Ka interpretuar edhe ne zhanrin e komedise. E filloje me ate te “Nje nuse per Stasin” , porse suksesin me te madh e arriti ne rolin e Lirise ne komedine e shkelqyer te A. Balashit “Pallati 176”, duke paraqitur nen nje vesk humoristik, alarmin e gruas “se shqetesuar”, prej dashurise qe e bija , Elsa kishte zene me djalin e Jovan Bregut, nje familje fqinje “jo e rangut” . I ngjashem pak a shume me kete rol ishte edhe ai i Kizit ne komedine “8 persona plus” te F. Radit. Duhet permendur edhe roli i Ana Andrejeves ne komedine e Gogolit tek “Revizori” me nen titull “Vizita e inspektorit, duke i bere ketij roli nje trajtim nen nje veshtrim grotesk larg “perkorjes” , snobizmit infantil dhe fisnikerise prej zonje proviciale: perkundrazi tanime tallja dhe perqeshja behen ne menyre krejt te hapur.

Ka drejtuar per nje periudhe kohe ne fillimimet e viteve `80-te nje emision per femije ne TVSH. Nderkohe ne kinematografi roli i saj i parë do të jetë ai i Shpresës në filmin “Oshëtimë në bregdet” në vitin 1966 kur ishte akoma studente. Me pas do luaje ne dy filma per femije ne rolin e nenes te filmi “Mimoza llastica” (1973) dhe ne vitin 1974 “Qyteti me i ri ne bote”. Per Pavlinen me tutje do te vijojne rolet njeri pas tjeterit, role protagoniste por edhe te dores se dyte. Do të interpretojë 15 role në kinematografi. Ne vitin 1976 do te luaje ne dy filma, tek kryevepra “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (ne dy role, ne fillim ne ate te Betit te dashures se kolonelit Zampa, dhe me vone ate te nje dasmoreje), dhe ne “Lulekuqet mbi mure” ne nje rol te nje mesuese italiane muzike.

Do te provoje komedine edhe ne kinematografi si “Dy here mat” (1986) , “Tela per violine” (1987); “Stola ne park” (1988) etj; Në 9 Dhjetor 1997 në Euro Festivalin e Saint Etienit në Francë do të nderohej me Çmimin “Aktorja më të Mirë” për interpretimin e rolit të Verës në filmin “Bolero”. Ajo eshte martuar me regjisorin e mirënjohur Piro Mani (Artiste i Popullit). Ne vitet 2000 Pavlina Mani do ta pasuroje karrieren e saj duke interpretuar me mjeshteri ne nje film serial drame “Njerez dhe fate (nga 2001 deri me 2003).

Ne vitin 2004 do te vazhdoje te interpretoje ne zhanrin e dramacitetit kur luan ne filmin “Ishte kohe per dashuri” qe ne fakt ka lindur si permbledhje e serialit “Njerez dhe fate. Mbas një shkëputje të gjatë (qe nga 2004) rikthehet në ekranin e kinemasë duke punuar me regjisorin Paul Kurti per filmin “Thriller Right To Love” -“E drejta për të dashuruar” (2012). Pas disa vlerësimeve që mori në Amerikë, filmi u dha në fillim të marsit edhe në Moskë, Rusi. Vazhdon te jetoje aktualisht me familjen e saj ne SH.B.A qe prej v. 2000.
Eshte nderuar me cmime ne konkurrime kombetare e nderkombetare. Mban titullin “Artiste e Merituar”.


Filmografia
• Oshëtim në bregdet-(1966)…Shpresa
• Mimoza llastica – (1973)…nëna Mimozes
• Qyteti më i ri në botë – (1974)
• Gjenerali i ushtrisë së vdekur – (1976), Beti
• Lulekuqet mbi mure – (1976), mësuesja e muzikës
• Radiostacioni – (1979), Mariana
• Pas vdekjes – (1980), Lulushja
• Rruga e lirisë – (1982), Nafi
• Në prag të jetës – (1985) , Ermiona
• Dy herë mat – (1986) , gruaja Ilos
• Tela për violinë – (1987) , gruaja Mucos
• Stolat në park – (1988) , Antigona
• Fletë të bardha – (1990) (TV) , Kristina
• Bolero – (1997) …Vera
• Po vjen ai (1999) mini-seri
• Njerez dhe Fate – (2001-2003)…Drita
• Ishte koha për dashuri – (2004)
• Right to Love – (2012) Maviola

Teatër
“Shërbëtorët”; “Pallati 176”; “Hijet e Nates” ; “Kush e solli Doruntinën”; “Nata e dymbëdhjetë”; “8 persona plus”, “Lumi i vdekur”; “Doktor Aleksi“; “Epoka para gjyqit”; “Diell mbi Kaster”; “Ata qe duhen”; “Pallati 176”; “Spiuni” ; “Rikardi III”; “Permbytja e madhe”; “Monserati”; “Romeo e Zhuljeta”; “Vizita e Inspektorit”; “Armiku i popullit”; “Larg Otrantos” etj.

Çmime e Tituj
9 Dhjetor 1997 – Çmimin “Aktorja më të Mirë” për interpretimin e rolit të Verës në filmin “Bolero” në Euro Festivalin e Saint Etienit në Francë të zhvilluar nga data 2 deri në 9 Dhjetor 1997.
______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare qe ne nentor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: Libra per filmin dhe teatrin: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 (J. Papagjoni / f. 285); 60 vjet Teatri Kombetar 1945 -2005 (F. Slatina / f. 80), si dhe nje informacion i nxjerre nga gazeta shqiptare on line.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here