Profil i aktores së shquar Roza Anagnosti – Xhuxha!

0
1747

Roza Anagnosti – Xhuxha
Aktore e shquar, njera nga ikonat e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare qe dallohet jo vetem per bukurine e saj, por edhe interpretimin e shume roleve me mjeshterin e nje profesionisteje. Mban titullin “Artist e merituar”

Faktikisht ajo lindi nё Tirane mё 27 tetor 1943 (ngaqe familja jetonte ne Tirane, dhe i ati i saj ishte oficer karriere). Por ne zemer dhe si qyteti i saj mbetet Shkodra . Aktorja e teatrit dhe kinematografisë, e cila karakterizohet me një repertor të ngjeshur dhe shumë të suksesshëm, rrugëtimin e saj artistik e nisi në skenën e Teatrit “Migjeni”.

Fёmijёrinё e kalon nё Shkoder ku qё e vogёl hedh hapat e para nё fushёn e artit (kёnga, baleti, recitimi). Ishte akoma nё bankat e shkollës fillore kur fiton çmimin e parë me kёngёn “Qingji” tё Leonard Dedёs. Mё vonё merr pjesё nё takimin e parё tё pionierve me pёrrallёn “Mёsimi i pyllit” tё Tonin Harapit. Nёn drejtimin e pedagogёve tё shquar si Tonin Harapi nё Shtёpinё e Pionierit dhe Prenk Jakova nё shtёpinё e Kulturёs perfeksionoi dhuntitë e saj artistike dhe u cilёsua si njё vajzё me talent dhe me tё ardhme. Ne Gjimnaz merr pjese ne operen e pare shqiptare “Mrika”.

Perkrah artit, ne vitet e gjimnazit u aktivizua edhe ne sport, ne kampionatin e gjimnastikes e me pas ne Spartakiaden e Shkollave. Nё fёmijёrinё dhe nё adoleshencёn e saj rёnduan privime tё shumta shpirtёrore e materiale pёr arsye se i ati nё vitet ’50 dёnohet nga regjimi komunist pёr arsye politike. Talenti i saj u ndihmua nga jeta kultutore artistike qё karakterizonte qytetin e Shkodrёs nёn drejtimin e artistёve tё shquar. Nё vitin 1958 Roza angazhohet nё premierёn e parё tё Teatrit tё Estradёs, nё njё parodi së bashku me Hasan Smaja, dhe mё vonё kur ishte akoma ne vitin e dyte ne gjimnaz ben pjese ne grupin e themelor te Teatrit “Migjeni” . Nё teatrin dramatik “Migjeni” deputon me rolin e saj tё parё Nuria nё pjesёn “Kunora e Nuries” tё dramaturgut Kolё Jakova. Roza ishte vetёm 15 vjeç dhe suksesi nё kёto pjesё pёrcaktoi pёrfundimisht jetёn e saj profesionale: u pranua dhe u emёrua aktore nё Teatrin “Migjeni” tё Shkodrёs.

Nё Teatrin “Migjeni” luajti njё sёrё rolesh kryesore dhe tё suksesshme ndёr tё cilёt personazhin e Norёs nё spektaklin “Nora” tё Andrea Skanjetit. Me kёtё rol fiton çmimin si interpretuesja mё e mirë nё rolet e femrave nё Festivalin e Dytë Kombёtar tё Teatrove Profesionistё tё Shqipёrisё. Dikush nga artistet aty (Bik Pepa) do ta quaje me nofken “Çoçi” te cilen do ta mbaje gjate tere kohes ne kete teater.

Talenti, aftësitё aktoreske dhe fizike tёrhoqën vёmendjen e kineastёve dhe Roza filloi karrierёn e saj filmike me rolet e para: Impakti i pare me kameren do te jete murgesha nё filmin dokumentare “Migjeni”, me rregji te Gezim Erebares dhe operator Viktor Gjika.
Nis studimet ne liceun artistik, por per arsye biografike i nderpret ato, megjithese nuk e ndalen karrieren e saj qe te behej edhe aktore ne Film. Keshtu deputon 17 vjece me nje rol si mёsuesja nё filmin “Detyrё e posaçme” (1963) me rregji te Kristaq Dhamos.

E mandej Filja tek filmi “Toka jonё” (1964) ku njihet me Dhimitёr Anagnosti, bashkёshortin e saj tё ardhshёm. Nё tetor 1964 fillon punё si aktore pranё Teatrit Popullor (sot Teatri Kombёtar) nё Tiranё. Me aftёsitё, punёn kёmbёngulёse dhe pjekurinё artistike e profesionale ka patur arritje tё shquara si nё teatёr dhe nё film. Roza Anagnosti nё karrierёn e saj numёron rreth 120 role nё teatёr, film e televizion. Eshtё nderuar me çmime dhe medalje nё Festivalet e Filmit Artistik Shqiptar.

Nё Festivalin e 4-t tё Filmit Artistik Shqiptar fiton kupёn si aktorja mё e mirё me rolin e Dafinёs nё filmin “Mёsonjёtorja”.
Nё vitin 1984 nderohet me titullin “Artiste e Merituar”.
.
Ndёr rolet mё tё njohura filmike pёrmendim: Rudinёn (Komisari i dritёs), Vera (Plagё tё vjetra), Arta (Ndёrgjegja), Besa (Fije qё priten), Dafina (Mёsonjёtorja), Vito (Gurёt e shtёpisё sime), Nica (Kthimi i ushtrisё sё vdekur) etj. Roli filmik mё i fundit ёshtё ai i Maros nё filmin “Gjoleka djali i Abazit” regj. Dh.Anagnosti (2006). Ndёr rolet teatrale kujtojmё: Kordelja (Mbreti Lir), Cuca (Cuca e maleve), Filja (Toka jonё), Vita (Lumi i vdekur), Sheila (Vizita e inspektorit), Vjola (Nata e dymbedhjetё), Elizabeta (Rikardi i tretё), Kristina (Nata e trokitjeve nё xhama), Mёndesha (Medea).

Roli mё i fundit interpretuar nё Teatër ёshtё ai i Klitemestrёs nё dramёn “Elektra” tё Sofokliut nё Teatrin Kombёtar (2010). Roza Anagnosti vazhdon të jetë pjesë e skenës shqiptare. Gjatë karrierës artistike i është përkushtuar poezisë dhe prozës poetike të autorëve më të shquar shqiptarë dhe të huaj me interpretime të shumta në emisione radiofonike, televizive dhe koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë ku ka marrё duartrokitje dhe vlerёsime tё shumta. Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar znj. Roza Anagnosti me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në artin skenik shqiptar, duke krijuar me mjeshtëri të lartë një galeri të pasur figurash dhe, veçanërisht, në kinematografi, ku afirmoi vlerat më të arrira, nëpërmjet interpretimit të veçantë dhe krijimit të figurave të paharruara dhe të dashura për publikun”.




Aktualisht znj. Roza Anagnosti, është edhe “ambasadore” e çështjes së ushqyerjes së shëndetshme të fëmijëve nëpërmjet zbatimit të “Mënyrave të Reja dhe Më të Mira të Ushqyerjes së Foshnjës dhe Fëmijës”.

 

Kinematografia
1963 — Detyrë e posaçme…….Mësuesja
1964 — Toka jonë………..Filja
1966 — Komisari i Dritës…..Rudina
1969 — Plagë të vjetra………Vera
1972 — Ndërgjegjja……….Arta
1974 — Qyteti më i ri në botë…..Edukatorja
1976 — Fije që priten………Besa
1979 — Në shtëpinë tonë…….Mësuesja e Mirit
1979 — Mësonjëtorja……….Dafina
1981 — Dita e parë e emërimit……Bardha
1982 — Rruga e Lirisë………..Dhurata
1982 — Besa e kuqe………Mrika
1984 — Taulanti kërkon një motër……….Luli
1985 — Gurët e shtëpisë sime………… .Vitua
1987 — Vrasje në gjueti………..Neta
1987 — Familja ime……………..Liria
1987 — Botë e padukshme………….Besmira
1988 — Rikonstruksioni (Film TV)……….Bashkëshortja e Emilit
1989 — Kthimi i ushtrisë së vdekur……..Plaka Nicë
1990 — Vetmi…………..Drita
2006 — Gjoleka,djali i Abazit………Marua

Teatër
1958 — “Kurora e Nuries”…….Nuria
1959 — “Dy binjakët”
1961 — “Nora”…………..Nora
07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Loni Papës…….Cuca
19/06/1970 — “I pazëvendësueshmi” e Qamil Buxhelit
23/05/1971 — “Një dimër i shkurtër” e Sheri Mitës
04/03/1974 — “Toka jonë” e Kolë Jakovës……….Filja
09/11/1974 — “Tymra që pastrohen” e Zisa Cikulit
01/11/2006 — “Medea” e Euripidit……….Infermerja
“Tiranozauri”…………Rakela
“Valsi i Titanikut”……….Daçia
“Besa e madhe”…………Mrika
“Kthimi i ushtrisë së vdekur”…….Plaka Nicë
“Monserrati”…………….Nëna
“Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit………Viola
“Nata e trokitjeve në xham”
“Ngjarje në fabrikë”
__________________________

Çmime e Tituj :
Artiste e Merituar

1961 Kupa e Festivalit si “Aktorja më e Mirë” në Festivalin e II-të Mbarëkombëtar të Teatrove të zhvilluar në Tiranë në vitin 1961 për rolin e Norës në dramën “Nora”.

23 Prill 1977 Medalioni i Festivalit në Festivalin e II-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 16 deri në datën 23 Prill të vitit 1977 për rolin e Besës në filmin “Fije që priten” në vitin 1976.

26 Prill 1981 Kupën e Festivalit si “Aktorja më e mirë në Festivalin e IV-ët të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 20 deri në datën 26 Prill të vitit 1981 duke u shpallur” rolin e Mësonjëse Dafinës në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1981.

23 Prill 1983 Medalioni i Festivalit në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 19 deri në datën 23 Prill të vitit 1983 rolin e Dhuratës në filmin “Rruga e Lirisë” në vitin 1982.

___________________________
“Kinematografia Shqiptare” ne aktivitet qe ne vitin  2013
U publikua per here te pare qe ne tetor 2016 ne faqen me te njejtin emer ne Facebook.
Referenca: Gazeta dhe portale te ndryshme shqiptare on line; Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Autorë & Vepra, botim i II / Toena, 2002 / Hoxha Abaz / Emisioni “Perball” ne DigitAlb (2015).

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here