Profil i aktores Suela Konjari!

0
2954

Suela Konjari
Aktore e Teatrit dhe e Kinematografise Shqiptare.

“E kaluara nuk eshte aq e thjeshte, e tashmja nuk eshte me e tanishme dhe e ardhmja eshte perhere e panjohur”
Kjo eshte nje filozofi e mencur qe e ka bere aktoren te perballoje dhe te ja dal mbane ne momentet e veshtira qe sjell jeta.

Lindi ne Tiranë më 4 nëntor 1963. Ajo eshte rritur ne nje familje artistesh, babai i saj ka qene balerin ne Teatrin e Operas dhe Baletit. Mbaron me sukses gjimnazin “Partizani” ne Tirane dhe konkurron me pas per ne Akademine e Arteve duke fituar te drejtet si studente per aktrim, studimet te cilat i kryen ne vitin 1987.

Ishte ne moshen 23 vjece kur u shfaq per here te pare ne ekranin e nje filmi, tek “Ne prag te jetes” (1985), Lili e me pas “Kur hapen dyert e jetes” ne rolin e Mires , nje mesuese e gjuheve te huaja.

Ne vazhdim spektatori do e shikoje ate ne filmat “Zëvendësi i grave (1987), Xhuli; “Binaret” (1987), “Flutura në kabinën time” (1988), Eva njera nga mesueset e fshatit; “Historiani dhe kameleoni” (1989), “Lumi që nuk shteron” (1989) ne rolin e Donikes, nje partizane qe sakrifikon vetveten ne mbrojtjen e nje femije te mitur.
Ne skenen e Teatrit Kombetar eshte ngjitur ne fillim te viteve `90-te, me rolin e Nores tek “Nata me Hene” (1992) te Ismail Kadarese dhe rregji te Edmond Budines.

Per tu permendur teatrot dhe komedite “8 persona plus” (1994); “Pleshti ne vesh”; “Gjashte personazhe kekojne autore”; “Ne te gjithe kendonim Margariten”; “Harvey . Me pas vazhdon ne komedi te tjera si ne vitin 1999 tek “Po vjen ai”; dhe ne vitet 2000 nje seri telekomedish si : “Trapi i vjetër” (2005); “Dua nje genjeshtar”; “Para nga qielli” (2009) etj. Kthehet ne skenen e teatrit pas nje pauze ne vitin 2011 ne “Madame Pache”.


Pasion i saj eshte gjithashtu edhe qepja, pra stiliste, te krijoje me shije veshje te ndryshme. Ne jeten e saj vitet 2010-2012 kane qene te veshtira per zonjen Konjari qe ka humbur dy njerez te dashur te familjes, motren dhe babain e saj.

Ish bashkeshortja e njerit nga rregjizoret e mirenjohur te Kinematografise, zotit Fatmir Koci, ku se bashku gezojne nje vajze, Krisin . Nga fundi i vitit 2011 ka mbajtur postin e drejtores se qendres kulturore “Tirana”, ku ne fokus te vecante jane premierat e shumta ne sallat e Teatrit te Metropolit.
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
U publikua ne Facebook ne nentor 2015 dhe u rishikua ne vitet vijues. Referenca: gazetat, lajme dhe nje interviste e aktores ”online”. Nje pjese e fotografive ato te karrieres artistike jane kontribut i administratoreve te faqes, pjesa tjeter nga jeta private mbajne autoresine e vete aktores Suela Konjari.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here