Zamira Kita
Aktore e teatrit dramatik “Andon Zako Cajupi” – Korce. U aktivizua edhe me trupen e estrades se qytetit si dhe ne disa filma shqiptar.
U lind në Korçë më 1 prill 1963. Pas mbarimit te shkolles se mesme “Themistokli Germenji” ku edhe u aktivizua si amatore, vijoi studimet e larta per aktore ne Insitutin e Larte te Arteve ne periudhen kohore 1981 – 1985. Fill me pas u emerua dhe punoi ne teatrin “A. Z. Cajupi” te Korces dhe ne Estraden Profesioniste te qytetit.
Ka bashkepunuar si aktore ne disa projekte me teatrin “Bylis” te Fierit, me teatrin “A. Moisiu” te Durresit si dhe ne disa spektakle televizive, ku vecohet “Dasma e Malos” etj. Per tre vjet punoi prane RTSH-se si gazetare ne departamentin e programeve artistike.
Aktrimi i Zamira Kites karakterizohet nga nje veprim energjik, me temperament; e vertete , e gjalle dhe organike ne sendertimin e gjendjeve dramatike te personazheve, ka nje plastike te zhdervjellte, meton kahet psikollogjike ne castet e rrembyera, rendom pasionale.
Nder rolet me te qelluara te saj jane ai i Katrines ne dramen “Pamje nga ura” te A. Milerit, me regjisor Dh. Orgocka ne v. 1993. Tanja ne dramen “Vajza me valute (ne origjinal Intergirl)” te Vladimir Kunin e regjisor Llazi Serbo ne v.1995; Efti ne komedine “Jovan Bregu refugjat” 1997 te Adelina Balashit e regji te Guri Kocos & Marko Bitrakut me te cilen fitoi cmimin si Aktorja me e mire ne Festivalin e Teatrove ne Tirane; Fedra ne dramen “Denoncimi” te R. Pulahes, regjisor Dh. Orgocka; Laura ne dramen “Perbindeshi” te Agata Kristit, regjisor Kastriot Ramollari etj.
Aktorja ka dhunti te shprehura edhe ne komedi. Ka interpretuar gjithashtu shume role ne Estraden e Korces, tipa e karaktere te larmishem grashe e vajzash. Ne vitin 2003 arriti te realizoi rolin e Olimbise ne komedine e S. Comores tek “Karnavalet e Korces” me regjisor Dhimiter Pecani.
Teatro te tjere: “Mesuesi i letersise” (1985), “Shtepia e Bernarda Albes” akoma studente ne ILA ; “Vello e bardhë” (2008; “Kohë për t‘u çmendur” (2009); “Boeing Boeing” (2014); “Doktor Shuster” (2016); “Shtëpia e Bernarda Albës” (2016); “8 femrat” (2017); “Uji që vret” (2018); “Vetevrasesi” (2018);
Ne v. 2004 ne teatrin e Durresit ajo interpreton rolin e Xhildes ne komedine “Hajdutet iken” te Dario Fo-se me regjisor te G. Koco; Dina ne komedine “Zgjohu Vasil”, nderkohe luan rolin e nuses ne komedine “Ju ftojme ne dasmen e babait (2008) te Petrit Kocibellit. Ne vitin 2007 kryen detyren e drejtores se teatrit “A.Z. Cajupi te Korces.
Disa nga filmat qe ka interpretuar: Eja (1987); Njerëz në rrymë (1989) film si Ana; Tifozet (2004) telekomedi; Yllka (2005) film; Komuna e Parisit (2009) serial; Femrat (2013) film;
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 223-224
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw