Profil i aktorit Ahmet Pasha!

0
3571

Ahmet Pasha
Aktor i suksesshem i teatrit dhe kinematografise.
Artist i merituar

Ka lindur në 7 shkurt 1948 në Tirane me origjine nga Kukesi, me sakte babai i tij ka qene nga Shishtaveci, nje vend me tradita ne kercime, valle popullore. Në moshën 1 vjeçare ka vajtur se bashku me familjen në qytetin e Fierit ku ka kaluar fëmijërinë  dhe nje pjese te mire te rinise.
Që në fëmijëri ka patur dëshiren për të recituar dhe për të aktruar. Në periudhën e moshës rinore diçka shquhej tek ai, e veçantë prej të tjerëve. Në shkollën e mesme në Fier aktivizohet me disa aktorë si Fuat Boçi, Muhamet Sherri (aktor i shquar që tashme është ndarë nga jeta ) me te cilet ka patur rastin që të luaje me ta ne dy drama. Ahmet Pashen e përzgjedhin per talentin qe shfaq nga aktivitetet që bënin në shkollat e mesme. Aktoret e Fierit ushqejne tek ai dëshirën që të futet në këtë rrugë.

Pra faktikisht aktrimi nuk ka qenë një dëshirë e tija, sepse ne ate kohe Ahmeti merrej me sport duke qenë basketbollist në ekipin e parë të qytetit të Fierit. Ishte madje i përkushtuar shumë ndaj basketbollit. Ka pasur disa pasione të tjera por jo që të bëhet aktor. Rastësia bën qe ai të vije dhe të konkurroje në Akademinë e Arteve. Ne fakt ka qenë nxitja e regjisorit të grupit dhe ndonjë aktori tjetër të cilët i kane thene: “provoje njëherë se ndoshta të pëlqenë, por mund të zgjedhësh edhe degë të tjera”.

Ne vitin 1966 kthehet ne Tirane, vit qe perkon me fillimin e studimeve per aktor ne ILA. Konkurron me tre materiale, një tregim të Migjenit, me titull “Bukuria që vret”, një poezi te Pano Çukës dhe një fabul. Në komision ka qenë Xhemal Mbroja, në atë kohë Drejtor i Teatrit Kombëtar, Bardhyl Kosova, Pjetër Gjoka, Kujtim Spahivogli.

Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970 fillon aktivitetin e tij si aktor në janar të vitit 1971 në trupën e Teatrin Popullor (sot teatri Kombëtar), me nje karriere tashme 40 vjecare ne skene .
Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është ai i Flejnit në dramën “Arturo Ui” të Bertol Brehtit. Më pas interpreton një sërë rolesh si në dramat “Një dimër i shkurtër”, “Sinjali i kuq”, “Cuca e maleve”, “Lumi i vdekur”, etj. Ndër sukseset në Teatër ngelen kryerolet Isa Boletini (“Udha e flamurit”), Abdyl Frashëri (“Epoka para gjyqit”), Gjenerali (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur), Inskerdoja (Monserati), Kadriu (Rajmonda), Mumja (Muzeu), si dhe në dramt “Prometeu”, “në jetë”, “Roemeo e Zhylieta”, Tiranozauri”, etj.

Në skenën e Teatrit Kombëtar Ahmet Pasha ka interpretuar rreth 70 role.
Gjithashtu aktori Ahmet Pasha ka dhene nje kontribut te vecante me radiodramatizimet te cilat i ka filluar që kur ishte student. Në atë kohë në radio ka pas punuar aktori i mirenjohur Reshat Arbana, i cili ka qenë regjisor në radio dhe ai ka qenë ndër të parët që e ka thirrur sebashku me dy tre aktore te tjere si  Anastas Kristofori, dhe shumë të tjerë. Ahmeti ka qenë shumë i preferuar në radio edhe për shkak të zërit ku sipas tyre ishte nje ze shumë radiofonik. Ka pasur edhe regjisorë të tjerë që punonin në Radio të cilët i kanë ofruar atij bashkëpunim.

Asokohe në radio realizohen gjëra shumë të mira me emisione si Teatri në Mikrofon, “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, “Fjala artistike në mikrofon”, emisione për fëmijë dramaturgjike dhe emisione për rininë.Duhet permendur qe kjo periudhë ka qene një nga periudhat me të lumtura të aktorit Shpeshherë njerëzit kanë arritur ta njohin nëpërmjet radios nga zëri pa pasur nevojë ta shinin në teatër, pasi radioja ishte më popullore.

Krahas teatrit ka marrë pjesë në disa filma artistikë. Është nderuar me çmime e diploma në konkurrime teatrale dhe në vitin 1989 i është dhënë titulli i lartë “Artist i Merituar”.Në kinematografi roli i tij i parë do të të jetë roli i Babait të Mimozës në filmin “Mimoza llastica” në vitin 1973. Më tej do të vazhdonin edhe shumë role të tjera. Këtu mund të përmendim rolin e Babait të Bledit në filmin “Gjyshi partizan” në vitin 1982, rolin e Bimbashit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj.
Është nderuar me çmime e diploma në konkurimet teatrale dhe në vitin 1989 i është dhënë titulli i lartë “Artist i Merituar”.

Kinematografi

“Dyer – Dyer”
1989 — Balada e Kurbinit;
1987 — Këmishët me dyllë ;
1982 — Besa e kuqe
1978 — Gjyshi partizan;
1974 — Qyteti me i ri ne botë;
1973 — Mimoza llastica

Teatër

“Babai” te Ruzhdi Pulahës; “Medea” e Euripidit
26/10/2008 — “Allegretto Albania” e Stefan Çapalikut.(Mësuesi vullnetar i Shoqatës së Pajtimeve të Gjaqeve);  
— /– /2004 — “Pjata prej druri” e Edmond Morris (Drejtori i Azilit);
10/03/1998 — “Muzeu” e Kasëm Trebeshinës (Mumja); 
04/10/1995 — “Tiranozauri” e Kasëm Trebeshinës;
25/03/1989 — “Rajmonda” e Artur Zhejit (Kadriu);
12/09/1987 — “Romeo e Zhulieta” e Shekspirit;
26/10/1985 — “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e P.Manit (Gjenerali);
12/09/1985 — “Monserati” e Emanuel Roble.(Inskenderoja);
26/03/1985 — “Në jetë” Dhimitër Xhuvani;
21/03/1984 — “Prometeu” e Viktor Eftimiut;
24/12/1982 — “Udha e Flamurit” M.Markaj dhe R. Pulaha (Isa Boletini); 16/10/1981 — “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës (Aleks Mitro);
14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut (Abdyl Frashërit)
11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës;
18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës
07/03/1974 — “Toka jonë” e Kolë Jakovës;
24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit;
30/10/1971 — “Viti ’61” e Fadil Paçramit;
23/05/1971 — “Një dimër i shkurtër” e Sheri Mitës;
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit (Flejni);
07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Loni Papës

Çmime e Tituj
Artist i Merituar

___________________

U publikua per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” Facebook qe ne Shkurt 2013. Teksti u rishikua disa here nder vite. Informacioni baze i perdor, nje interviste e aktorit ne “Zemra Shqiptare” on line.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here