Profil i aktorit Anastas Kristofori (1943 – 2022)

0
5612

Anastas Kristofori (1943-2022)
Aktor i suksesshem i teatrit dhe kinemase shqiptare.

Lindi tamam ne diten e pavaresise pikerisht me 28 Nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës.

Nje aktor shume i njohur si ne skenen e Teatrit ashtu edhe nepermjet ekranit ne Film. Jane te shumte rolet qe perbejne karrieren e tij.

Ne Teater mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, dhe sidomos rolin e Perikliut babait te Elses në komedinë “Pallati 176” te Adelina Balashit, por edhe shumë të tjera.

Kryen Insituin e Larte te Arteve, dega e drames ne vitin 1970 dhe fill me pas emerohet ne Teatrin Popullor. Punon ketu derisa del ne pension ne vitin 2003. Spikat qe student me rolin e Karandishevit ne dramen “Vajza pa prike” te Ostrovskit ne v. 1970.

Dhuntite e tij per te karakterizuar figura origjinale, te shoqeruara nga nje sens humori, nga fjala konkrete si dhe nga ndjesia e vertetesise, i dhane shansin per te qene aktor ia parapelqyer ne shume nga shfaqjet e Teatrit Kombetar si ne “Familja e peshkatarit” (Vehipi), “Duke gdhire viti 45” (Jaku), Shenomeni dhe mua” (fshatar), “Komunistet” , “Nen dritat e skenes”, “Shkallet” etj. Nje nder rolet e tij me te spikatur ishte ai i drejtorit ne komedine e A. Balashit “Pallati 176” . Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2010 në dramën “Darka e gabuar”.

 

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit, ekonomatit të strehës vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982,rolin e z.Antonio,Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984,rolin e z.Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj.

 

Ne vitet 90-te roli i tij i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit . Me pas ne vitet 2000 do te kete nje rol tek drama “Darka e gabuar” si dhe nje tjeter tek “Enderra e Ismail Qemalit”

Anastas Kristofori ishte nje nder recituesit pasionale te suksesshem te poezise shqipe. Pas viteve 90-te ka qene per nje kohe edhe drejtori i Teatrit Kombetar. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”

Nderroi jete me 2 shkurt 2022

Disa nga Teatrot ku ka interpretuar :
Viti 61
Toka jonë
Prefekti
Pallati 176 – (1985)
Një dimër i shkurtër
Komunistët
Familja e peshkatarit (Vehipi)
Duke gdhire viti 45” (Jaku)
Shenomeni dhe mua (fshatar)
Nen dritat e skenes.
Lumi i vdekur
Shkallet
Gjenerali i ushtrisë së vdekur.
Bashkë me agimin
Arturo Ui
Stinë e mërzitshme në Olimp
Rreshajet
Burgjet plot, liria në derë
Darka e gabuar
Enderra e Ismail Qemalit

 
 
 

Filmografia
Lulekuqet mbi mure – (1976) Stavri, Ekonomati i Strehës Vorfnore
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV) Jaku
Besa e kuqe – (1982) Ndoc Marku
Gracka – (1983)
Dora e ngrohtë – (1983-1984)
Kush vdes në këmbë – (1984) Sotiraqi
Vendimi – (1984) Antonio, Kuestori i Tiranës
Tela për violinë – (1987) Vasili
Stolat në park – (1988) Pirro
Misioni përtej detit – (1988) z. Mavrojanis
Po vjen ai – (1999) Perikliu


Per lexuesit ne anglisht

Successful actor of Albanian theater and cinema. He was born exactly on the day of independence, exactly on November 28, 1943 in the village of Vuno in the district of Vlora. A very famous actor both on the Theater stage and through the screen in the Film.

He graduated as the actor from Institute of Arts, branch of drama in 1970 and immediately afterwards was appointed to the “Teatri Popullor”. He worked here until he retired in 2003.

A. Kristofori stood out since he was a student with the role of Karandishev in Ostrovski’s drama “Girl without a dowry” (Vajza pa prike) in v. 1970.

His talents to characterize original figures, accompanied by a sense of humor, by the concrete word as well as by the sense of authenticity, gave him the chance to be an actor preferred in many of the performances of the National Theater as in “Fisherman’s family” (Vehipi ne Familja e peshkatarit), “Dawn of the year 45″ (Jaku ne Duke u gdhire viti `45), “Marks me too” (peasant ne Shenomeni dhe mua), ” Communists ” (Kumunistet) ,”Under the stage lights” (Nen dritat e skenes) ,” Stairs ” (Shkallet) etc. One of his most prominent roles was that of director in A. Balash’s comedy “Palace 176″ (Pallati 176).

In cinematography, his first role will be in 1976 as Stavri, the economist of the poor shelter in the movie ” the Walls”. Later he will continue with other roles like: Ndoc Marku in “The red pledge“ (Besa e kuqe) in 1982, the role of Mr. Antonio, the Questor of Tirana in the “Decision” (Vendimi) movie in 1984, the role of Mr. Mavrojanis in the film “Mission acroos the sea” (Misioni pertej detit) in 1988, etc.

Anastas Kristofori was one of the most successful passionate reciters of Albanian poetry. After the 90s he was for a while the director of the National Theater. For his artistic merits Anastas Christofori has been awarded the high title “Merited Artist”.

_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 245 si dhe nje seleksionim i lajmeve nga gazeta te ndryshme shqiptare online.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here