Profil i aktorit Anil Frashëri!

0
856

Anil Frasheri
Aktor i Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare
Djali i aktorit te madh Naim Frasheri.

Lindi ne Tirane me 24 korrik 1958. Ne vitin 1977 mbaron me rrezultate te shkelqyera shkollen e mesme “Petro Nini Luarasi”, e me pas ne periudhen kohore 1977 – 1981 kryen studimet duke u diplomuar ne degen e dramaturgjise ne Institutin e Lart te Arteve.

Menjehere mbas studimeve emerohet si aktor ne Teatrin Popullor (sot TK). Ne skenen e keij Teatri do te kete nje karriere te gjere duke u aktivizuar ne rreth 40 role ne shfaqje te ndryshme te autoreve klasike dhe shqiptare.

E fillon karrieren e tij me nje rol te vogel ne dramen “Komunistet” te Ruzhdi Pulahes te rregjizorit Piro Mani (Artist i popullit). Interpretime te tjera dhe rolet me te mira te tij jane edhe: “Nata e 12-te” (Kapiteni); “Ne prag te jetes” (Saliu); “Ne jete” (Sela); “Monserati” (Prifti); “Pas provimit te fundit” (Andoni); “Premtim ne heshtje” (Mesuesi); “Pas vdekjes” (Vurko); “Shkallet” (Andoni); “Valsi i Titanikut” (Prokupiu); “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” (Petro); “Qendresa” (Sulejman Vokshi); “Dy zoterinje nga Verona” (Turio) etj;

Anil Frasheri ka interpretuar gjithashtu edhe ne disa filma artistike:
1984 – Kush vdes ne kembe (Komiti); 1986 – Guri i beses (Gjergj Gjatoshi); 1988 – “Historiani dhe Kameleonet” (Kozmai mesuesi) ; 2004 – “Nate pa Hene” ose “Moonless night” (Mjeku);

Aktori Anil Frasheri eshte me teper i mirenjohur ne zhanrin teatral, ku interpretoj me mjaft profesionalizem rolet e caktuara ne Teatrin Popullor dhe Kombetar, duke u bere pjese e nje brezi te arte, te atyre qe bene histori ne teatrin shqiptar, edhe pse vete ai nuk mund te arrije afer nivelit te babait te tij si aktor i gjithanshem, legjendes Naim Frasheri. Aktualisht aktori Anil frasheri jeton ne Tirane.

Shfaqje te tjera teatrale:
“Inspektori” (Lluka Llukic`);
“Enderra e nje nate dimri” (Peshkopi);
“S`ka te ngopur” (Muhini sherbetori);
“Arturo Ui” (Shiti);
“Prometeu” (njeriu i eger);
“Tufan ne dovlet” (Nipi i gjeneral Persit);
“Ata qe duhen” (Hyseni);
“Shtepia me dy porta” (Perparimi);
“Gjenerali i ushtrise se vdekur” (ish Kolonelin)
“Vdekja e nje Komisionieri” (Bernardi) ;
“Zbutja e nje kryenece” (Bjondello);
“I haruari” (Uka);
“Vizita e dames plake” (Mjeku);
“Rikardi I III” (Ratklifi);
“Armiku i popullit” (Borgjezi I III)
“Njeriu, Kafsha dhe Vyrtyti” (Toto);
“Karnavalet e Korces” (Hamalli i I) ;
“Macja mbi catine e nxehte” (Prifti)
“Gersheti i Shotes” (Smerci)
“Darka e gabuar” (Pano)


__________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Teksti dhe albumi u publikuan per here te pare ne korrik 2016 dhe u rishikuan ne vitet vijues.
Referenca: artikuj te ndryshem te gazetave shqiptare on line si dhe: 40 vjet Teater Kombetar (1946 – 2005) f. 107 (Flori Slatina)
Fotot jane kontribut i administratoreve dhe gjithashtu i vete aktorit Anil Frasheri, te cilin e falenderojme nga zemra per ndihmen dhe saktesimin e informacionit perkates.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here