Profil i aktorit Arben Tartari!

0
2760

Arben Tartari
Aktor i Teatrit “Petro Marko”, Vlore!

Lindi ne Vlore, me 13 mars 1962. Ne vitin 1988 mbasi mbaron studimet ne Institutin e Larte te Arteve per aktor fillon pune menjehere ne teatrin “Petro Marko” ne Vlore.
Ne Kinematografi eshte i mirenjohur ne filmin “Pas takimit te fundit” 1989 me rolin kryesor ne kete film. Interpreton gjithashtu ne “Jeta ne duar te tjetrit” ne vitin 1991 ne rolin e Bashkimit.

Ne 20 vjet karriere si aktor ka interpretuar rreth 40 role gjate karrieres sidomos ne Teatrin “Petro Marko” ku e vazhdon karrieren e tij prej rreth dy dekadash ne kete institucion.

Mund te permenden rolet e tij ne shfaqet si “Familja e peshkatarit” (1989) ne rolin e Petritit, “Pallati 176” te A. Balashit ne rolin e Fredit, e me pas eshte Kusti tek shfaqja “Korrupsioni ne pallatin e drejtesise”, “SOS ne hotel”; Ai ne “Para semaforit” (1999 ku ishte edhe regjisor); i dehuri ne “Shpirti i ujkut” (2004), Santi ne “Vrasesit i lame pas” (2007) te T. Lacos, Prifti ne “Sakrifica” simbas romanit “Ura” dhe ne shfaqen e vitit 2012 tek “Testamenti”, drame nga Ferdinand Hysi me rregjizure te Roland Minges, dhe ftesen nga ky teater ne rolin kryesor ne kete shfaqje te aktorit te madh Rikard Ljarja.

Arben Tartari eshte aktor i profilit dramatik, anon nga personazhet me mbarsje pozitive, virtyte si dhe peshtjellime shpirterore ne perpjekjen per rrugedalje. Ka nje ze te ngrohte, sens dhe vetepermbajtje, shqiptim te paster te fjales.


____________
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 456. Publikuar me pare ne faqen Facebook, “Kinematografia Shqiptare” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here