Ardian Cerga
Aktor i teatrit dhe i kinematografise shqiptare, suksesin e arriti kryesisht ne v. `80-te.
Dy jane rolet me kryesore qe e identifikojne ate, Leka “Ne cdo stine” si dhe Kajo komiti tek “Mesonjetarja”!
Ka lindur me 16 Nentor 1957. Lidhjet me artin aktori i ardheshem do ti kete qe femije aty rreth klases se 6-7 fillore. Ne Fier organizohej nje festival ne shkalle rrepublike i teatrove per femije, dhe Ardian Cerga ishte aty duke u ngjitur per here te pare ne skene per te interpretuar rolin e tij te pare, nje personazh te nje femije qe punonte si hyzmeqare tek Beu.
Qe ketu se bashku me deshiren per te lexuar libra i lindi pasioni edhe per kinemane dhe aktrimin. Mbas mbarimit te shkolles se mesme, futet ne Akademine e Arteve (sot) per degen e aktrimit dhe qe aty cdo gje mer rrjedhen e saj.
Shfaqjen e pare ne ekran perpara artedasheve e ka bere ne vitin 1978 tek filmi “Yje mbi drin” ne rolin e Kreshnikut nje projektues i minieres. Nje vit me pas, ne 1979 luan ne filmin “Me hapin e shokeve” (Petriti); Ne vitin 1980-te behet i njohur me filmat “Mesonjetorja” ne rolin e komitit Kajo, dhe “Ne cdo stine” ne rolin e Lekes.
Me pas ne rolin e Astritit e gjejme ne filmin “Pranvera s`erdhi vetem” (1988) dhe ne vitin 1989 ne filmin “Njerez ne rryme ” ne rolin e inxhinjer Arsenit.
Personazhet qe ka interpretuar ai jane pak jashte rrjedhjes se atyre viteve, ne kuptimin e nje shpirti rebel.
Personazhi qe i ka mbetur me shume ne mendje megjithate eshte nje rol i vogel tek “Era e ngrohte e thellesive” e rregjizorit Vladimir Prifti, ai rol eshte per Ardianin domethenes.
Largohet nga shqiperia mbas 1990-tes per te jetuar ne Rome, kryeqytetin italian dhe si cdo shqiptar tjeter nuk ka qene e lehte as per aktorin ballafaqimi me realitetin, krejt ndryshe nga ajo qe enderronte shqiptari i atyre viteve.

Edhe ne Itali Ardiani ka nje pervoje ne kinematografi, atehere kur regjisori i njohur Daniele Vicari kishte bërë një kërkese në ambasadën shqiptare në Romë për aktorë që jetonin në Itali. Kështu që mbasi takohen se bashku e fton aktorin tone për dy filma me metrazh të gjatë “L’orizzonte degli eventi” dhe “Il passato è una terra straniera” në të cilët Ardiani ka luajtur me aktorë si Elio Germano dhe Valerio Mastandrea.
Sot ai ka nje firme te veten qe e drejton vete, sherbim dhe shperndarje e mjeteve farmaceutike, nje aktivitet krejt jashte asaj te kinemase pasionit te tij. Ardian Cerga ka si pasion detin dhe peshkimin ne vecanti. Eshte perfshire edhe ne nje projekt te quajtur “Albanian Exellence” me president gazetaren Flora Nikolla, ky projekt eshte kthimi virtual i shqiptareve ne emigracion qe kane arritur nje fare suksesi ne vendet ku jetojne.
Gjithashtu vitet e fundit eshte aktivizuar edhe ne shfaqet teatrale si ne komedine me regji te Lorin Terezit, “Kembezbathur ne park” (2019) mbas dy komedive te mepareshme “Tag” dhe “Pushteti i grave”.
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare qe ne nentor 2015, dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Interviste e aktorit ne “Dita ime” – Vizion Plus (2014); si dhe lajme te nxjerra nga portale shqiptare e gazeta online.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw