Artan Imami
Aktor i Teatrit dhe Kinematografise.
Lindi ne Tirane me 11 shkurt 1961.
Kreu Insitutin e larte te Arteve ne degen dramatike ne v. 1983. Pas mbarimit te studimeve u emerua aktor ne Teatrin Popullor duke interpretuar ketu disa role kryesore, deri ne 1996, vit ky qe shonon largimin e tij nga ky teater dhe pergjithesisht nga skena. Nje nga rolet e para qe i dha atij sukses ishte Petrucio ne komedine e Shekspirit “Zbutja e Kryeneces” me te cilin misheroi djaloshin me karakter te forte, inteligjent, jo aq te vrazhde, kinse i zemeruar, por sidoqofte brenda optrise qe ai perfaqesonte si njeriu qe e “zbuti” Katerinen e llastuar nepermjet dashurise.
Cilesine me te larte te aktrimit te tij e arriti ne rolin e Stresit te dramatizimi i noveles se Ismail Kadarese “Kush e solli Doruntinen”.
Ne interpretimin e tij ra ne sy qartesia e fjales dhe llogjika e veprimit, e tretur ne nje pershtatshmeri plastike qe i shkonte personazhit, sikurse ndertimi i diagrames temporitmike gjegjesisht hetimit dhe dyshimeve qe ai kishte lidhur me sjelljen e Doruntines prej te vellait te saj te vdekur. Me pas interpreton Don Zhuanin ne komedine homonime te Molier , ku ishte edhe vete regjisor. Eshte kthyer ne skene e Teatrit Kombetar mbas viteve 2000 ne interpretimin e nje hetuesi tek drama perseri e shkruar nga I. Kadare “Darka e gabuar” .
Ne v. 2017 sjell ne skene ne Teatrit Kombetar shfaqjen “Mashtrimi” si regjisor i saj dhe po si regjisor v. 2019 sjell komedine “Tango”.
Artan Imami ka interpretuar edhe ne disa filma artistike nga ku mund te permendim: “Me hapin e shokeve” (1979), “Nata e pare e lirise” (1984) apo tek ai i metrazhit te shkurter “Bardh e zi” (1991).
____________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 191-192 / “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A.T.Hoxha / f. 167.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw