Profil i aktorit Artan Sejko!

0
1418

Artan Sejko
Aktor i Teatrit dhe i kinematografise shqiptare!

Lindi ne Tirane me 13 maj 1954. Qe ne femijeri bie ne kontakt me artin duke kenduar, e me pas ne moshen 18 vjec eshte aktivizuar si amator ne aktrim.
Studion dhe diplomohet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1985.
Ne harkun kohor 1985-1993 punoi si aktor ne Teatrin Popullor.
Interpretoj ne disa shfaqje duke e filluar ne Akademine e Arteve me komedine “Prefekti” (1985) me regji te Birce Haskos, ne rolin e kapterrit;

 

Me pas ne Teatrin Popullor (Kombetar me vone) mund te permendim shfaqjet: “Hije te nates” (1986) me regji te Zef Bushatit, ne rolin e nje partizani, ne Teatrin Popullor; “Kush e solli Doruntinen” (1989) me regji te Fatos Haxhiraj, bashkeshorti i Doruntines; “Romeo e Xhuljeta” (1990) me regji te Dhimiter Pecanit, ne rolin e Tibaltit; “Nata me hene” (1991) me regji te Edmond Budines, ne rolin e Fredit;
Ka qene edhe bashkeregjisor ne shfaqjet “Une dhe Mefistofeli” (1988), me Arben Imamin ; “Rikardi III” (1993) me Agim Qirjaqin.

Ka interpretuar edhe ne disa filma shqiptare si: “Qortimet e vjeshtes” ne rolin e kapitenit (1981); “Apasionata” (1983) ne rolin e Agronit; “Fundi i nje gjakmarrje” (1983) spiuni; “Militanti” (1984) Jovani, ushtari malazez; “Tre njerez me guna” (1985) ne rolin e Skenderit; “Kronike e nje nate” (1990) oficeri gjerman.
Ka emigruar ne Kanada ne vitin 1993 dhe eshte marre me veprimtari tregtare. Jeton aktualisht ne Ontario.

© Material i rezervuar | Publikuar ne Fcebook qe me 12 maj 2019
Ndalohet kopjimi i tekstit. Cdo tekst identik me kete te faqes mbas dates se publikimit ketu, do te konsiderohet shkelje e te drejtave dhe abuzuesi do te raportohet.
Faleminderit per mirekuptimin!
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 352 / “Corriculum” i aktorit perkthyer nga anglishtja. mandy.com.

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here