Profil i aktorit Artur Gorishti

0
3338

Artur Gorishti
Aktor, regjisor!

Lindi me 21 Shkurt 1962. Ka mbaruar Akademine e Arteve ne Tirane ne v. 1987.
Karriera e tij fillon qe ne vitin 1983 ne moshe te re me personazhin e dashur dhe te njohur, Besimin ne “Dora e ngrohte”.
Pikerisht gjate kohes si student i jepet roli kryesor ne film, pa qene aktor. Me rolin e Besimit tek “Dora e ngrohte u nderua me Medaljonin e Festivalit te 6-te te Filmit Shqiptar. A. Gorishti eshte nxenesi i aktores se fameshme Drita Pelinku, i shkolles se saj. Ne vitin 1981 luan ne filmin “Kercenimi” dhe me 1984 ne “Nxenesit e klases sime”, per te vazhduar po ne te njetin vit me rolin e Markut tek “Militanti”.

Filma te tjere ne vitet ne vazhdim jane: “Guret e shtepise sime” (1985), “Tre njerez me guna” (1985), televizivi “Kronike e atyre viteve” (1986) e ne shume filma te tjere deri tek te fundit “Gjoleka djali i Abazit” (2006) dhe me pas “Bota”.

Ne vitin 1986 emerohet ne Kinostudio duke punuar aty si asistent regjisore ne disa filma shqiptare si tek “Rrethimi i vogel”(1986); “Flutura ne gabinen time” (1988), “Shpella e pirateve” (1990), “Vitet e pritjes” (1990) , “Tirana ne vitin zero” (2001)

Mbas filmit “Slogans” (2001) ai behet njeri nga aktoret me te fameshem shqiptar te gjenerates mbas `90-tes. Me filmin “Parrullat” nderohet me dy cmime nderkombetare ne Festivalet e Filmave ne Kane dhe Tokio.
Eshte integruar mjaft mire jashte shteti si aktor. Luan ne serialin televiziv XIII-The Conspiracy, dhe ne vitin 2013 ne nje Show Amerikan “Blue Montain State”.
Gorishti eshte gjithashtu edhe nje piktor dhe ka nje pasion te vecante per fotografine. Disa here ai ka patur ekspozite per pikturat e tij ne Greci, po keshtu ne vitin 1997 ka marre cmimin “Marubi” per fotografite e tija te ekspozites.

Filmografia
Dora e ngrohtë – (1983)
Nxënsit e klasës sime – (1984) si Gëzimi, sekretari i rinisë
Militanti – (1984)
Tre njerëz me guna – (1985)
Guret e shtepise sime – (1985)
Kronikë e atyre netëve – (1986) (TV)
Në emër të lirisë – (1987)
Këmishët me dyllë – (1987)
Eja! – (1987)
Vitet e pritjes – (1990), Leko
Unë ti dhe Kasandra – (1999) (TV)
Parullat – (2001) …. Andre
Tirana, viti zero – (2001) si Tare, skulptori
Tunnel – (2002) Film me metrazh t shkurter.
Yllka – (2005)
Letra Fatale – (2005)
Father and Godfather – Gjoleka djali i Abazit (2006)
“Sara prefers tu run” – (2013)
“Exploding sun” – (2013)
“Bota” –


__________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook, qe ne vitin 2015 dhe rishikuar ne vitet pasardhes!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here