Profil i aktorit Astrit Mamaj | Teatri “Petro Marko”, Vlorë!

0
1095

Astrit Mamaj
Aktor i Teatrit “Petro Marko”, Vlore!

Lindi ne Durres me 14 mars 1962.
Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve me 1987, dhe qe nga ky vit dhe ne vijim ka qene aktor i teatrit “Petro Marko” – Vlore. Ka qene aktor ku interpretuar ne shume role kryesore, nder te cilet mund te permendim Leonardo tek “Muri i heshtjes” te Paolo Messinas (1990), Iliri tek “SoS ne hotel” te Ferdinand Hysit (1991), konstruktori tek “Sakrifica” sipas romanit “Ura me tre harqe” te I. Kadarese (1997), tjetri tek “Jashte deres” te Volfgang Borhet (1993), heroi tek “Para semaforit” te F. Hysit (1999).

Pikerisht rolit te Micares tek “Oh veshkat e mia” te Babis Cikliropulos (2003) i dha nje dimension human, duke harmonizuar shpirtin e claret dhe te dhimbsur me vetironine dhe shpotine e nje bredharaku moskokecares. Astrit Mamaj priret kah komedia, me se shumti duke operuar me planet e ironise e te shpotise sikunder shihet te Paflagoni te “Kaloresit” e Aristofanit (2005), Krroci tek “Korrupsioni ne pallatin e drejtesise” e Ugo Betit (2005), Vatleni te “Pak i martuar” e Zhorzh Fejdose (2006). Me rolin e Algernon Mokrif ne komedine “Rendesia per te qene Ernesto” te Oskar Uajlldi (me nentitull Rendesia e te quajturit…i ndershem) fitoi cimimin “Aktori me i mire” ne Festivalin e Aktrimit “Apollon” 2007 ne Fier, ku shfaqi nje temperament dinamik dhe nje te vetendjere te sakte, perputhur asaj cka ofronte vepra dhe stili i autorit, duke krijuar nje karakter te mevetesishem, njeriu i shpenguar, aventurier, te hapur te mprehte e intelligjent.

Kurse me Anikun tek shfaqja “Vrasesit i lame pas” te T. Lacos u nderua me cmimin e “Aktorit me te mire” tek “Flaka e Janarit” (2008) ne Gilan te Koso ves, me te cilin u meshoi aneve te vrazda, tinezare dhe agresive te njeriut te kuliosave dhe pushtetit okult masonik. Astrit Mamaj eshte nje aktor qe leviz ne dy plane, komike dhe dramatike, jo rralle edhe ne ate lirike.

Publikuar me pare qe ne mars 2020 dhe rishikuar ne vitet vijues.

______________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013.
Referenca : Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 284

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here