Profil i aktorit Birçe Hasko!

0
2946

Birce Hasko
“Artist i Merituar”. Profesor, aktor i shquar i teatrit dhe kinematografise, pedagog ne Akademine e Arteve.

Ka lindur ne Dukat te Vlores 15 mars 1942. Ka punuar si mesues ne Memaliaj ku dhe aty jane fillimet e tij artistike duke u angazhuar me estraden e qytetit. 1965 ka filluar studimet per aktore . Mbas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij instituti punë ti cilën e ka vazhduar gjate ne dhënien e lëndës se Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor”.

Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço. Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Rolet e tij jane me se shumti te dyta dhe karakteresh, por nepermjet interpretimit dinjitoz ai ka krijuar figura artistike te paharruara qe perfaqesojne nje psikollogji te vecante duke vecuar ate te labit, te plakut te serte, ose te njeriut qe i shpreh qarte e prere mendimet. Per keto vecanti te interpretimit ai ka terhequr interesin e shume regjisoreve duke u bere nje aktor mjaft popullor .

Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i profesorit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.

Në vitin 1991, merr titullin Profesor. Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987. 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” dhe po këtë vit shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit. Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma. ka mbaruar Institutin e lartë të Arteve dega Dramaturgji dhe sot është petagog në këtë institucion.

 

FILMA-TEATER
• Kur zbardhi një ditë – (1971) Sulo Ballisti
• Shtigje lufte – (1974).Tafa Partizani
• Koncert në vitin 1936 – (1978). Tellalli
• Radiostacioni (film) -(1979)
• Liri a vdekje (film) -(1979), Sotiri
• Njeriu me top – (1979),Tosun Baçi
• Sketerre 43 – (1980), Syrjai
• Në kufi të dy legjendave – (1981) , Xhelua
• Dita e parë e emrimit – (1981), Shoferi i zv. Ministrit
• Kush vdes në këmbë – (1984).Kryetari i gjyqit
• Koha nuk pret – (1984)
• Shi në plazh – (1984) Milo, teater-komedi
• Gurët e shtëpisë sime – (1985)
• Të shoh në sy (Film TV) – (1985), Andrea
• Dhe vjen një ditë – (1986). Daja
• Tre ditë nga një jetë – (1986), Kalo Malushi
• Zëvendësi i grave – (1987), Shef Mesini
• Përrallë nga e kaluara – (1987) – Dasmori gaztor
• Shkëlqimi i përkohëshëm (1988) – Babai i Danës
• Bregu i ashpër (1988)
• Historiani dhe kameleonët 1989 – Nën Toger Muharremi
• Kthimi i ushtrisë së vdekur 1989 – Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
• Vitet e pritjes (1989) – Xha Rufeti
• Vetmi – 1990, Teki Maliqi
• Kronikë e një nate 1990
• Nata – (1998) • Fletë të bardha – (1990) (TV)
• Parullat – (2001)….Shoku Sabaf
• Tirana, viti zero – (2001)
• I dashur armik – (2004)
• Kronikë provinciale (2009)


_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013. U publikua me pare ne vitin 2013 ne Facebook dhe u rishikua ne vitet vijues.
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 150-151.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here