Profil i aktorit Bujar Asqeriu!

0
980

Bujar Asqeriu
Aktor i mirenjohur i Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare

Lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, Është njëri nder aktoret me te spikatur te skenës dhe ekranit shqiptar, i brezit te viteve `80-te, ajo gjenerate qe diti te jape nje fryme rinore e “arome” te kendeshme kinemase sone. Emrat e B. Asqeriut perkrah, N. Xhepes, R.Bulkut, P. Malaj, K.Caushit, E. Alikaj, Xh. Ferri etj, jane keto emra qe paten fatin te bashkepunojne me koloset e skenes, aktoret baze si Naim Frasherin, Sander Prosin, Ndreke Lucen, Kadri Roshin, Tinka Kurtin, Violeta Manushin etj duke mesuar , kontribuar dhe percjellur akoma me tutje suksesin e artit te Filmit e Teatrit shqiptar.

Enderra e Bujarit ishte ne fakt te behej inxhinier, por jeta mori nje drejtim krejt tjeter. Vetem mbas nje shfaqjeje te rastesishme ne konkurrim ndermjet shkollash, e ku Bujari interpretonte per shkollen mekanike, duke u shpallur si fitues madje, ai krejt papritur e ndjen se mund te behej aktor.
Keshtu nis aventuren per tu bere artist. Diplomohet si aktor ne Akademine e Arteve në Tiranë ne vitin 1979 dhe me pas rikthehet në qytetin e lindjes, ne Vlore.

Për 15 vjet aktivizohet si aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe pati një karrierë intensive edhe në film, duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, respektivisht ne filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, (1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mire” (1982) dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” (1983), filmat për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e (1985).

Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” (1979), “Në Prag të lirisë” (1981), Ditë të qytetit tim – (1982)(TV); Njeriu i mirë – (1982) Një emër midis njerëzve – (1983); Tri ditë nga një jetë – (1986), Telefoni i një mëngjesi – (1987); “Në emër të lirisë” (1987), “Misioni përtej detit” (1988), “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Prindër të vegjël – (1991) (TV); “Deshperimisht” (2000). deri tek filmi i fundit “Lettere al vento – Letra ne ere” (2003) .ne rolin e Gon Dojit.

Gjate viteve 2000 Bujar Asqeriu eshte aktivizuar me shume ne Teater, dhe ne disa komedi ku spikat ne :
“Gomone” (2003); “Pjata prej druri” (2005); “Trapi i vjeter” (2005); “Korbi i bardhe” (2008) ; Pamje nga ura (2007); Filumena Marturano (2009) ; Darka e gabuar (2011).

Bujar Asqeriu me punën e tij i ka dhënë vlera të çmuara artit skenik dhe kinematografik shqiptar.

__________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Referenca: Informacion i seleksionuar on line nga intervista dhe opinione te vete aktorit ne gazetat e ndryshme shqiptare.
U publikua per here te pare ne qershor 2015 dhe u rishikua ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here