Profil i aktorit dhe regjisorit Gazmend Gjoka!

0
2058

Gazmend Gjoka
Aktor, regjisor dhe padagog.

Lindi ne Tirane me 31 mars 1971. Pas mbarimit te Akademise se Arteve, dega e aktrimit, me 1993, filloi pune aty si pedagog i “Fjales artistike”.

Ne vitin 1994 fitoi nje burse per trajnim si mesimdhenes i lendes se “Te folurit skenik” ne BADA (British American Drama Academy) ne Oksford te Anglise dhe nje vit me vone ne nje teater burse, po aty, tashme per aktrim, ne drejtimin “Teknika e te folurit”. Eshte nga aktoret e “brezit te ri”.

Me 1996, krijoi nje nga rolet me te bukura te tij, Pjerotin, ne komedine e Don Zhuanit te Molier, vene ne skenen e Teatrit .
Kombetar. Me 2000 arriti te njemendesoje me finese e bukuri skenike figuren e Inspektorit ne komedine “Vdekja aksidentale e Anarkistit” e Dario Fo-se ne teatrin e Akademse se Arteve.

Elementet e groteskut, te sarkazmes dhe te percudjes u vune re ne rolin e Krapit ne pjesen “Keq e me keq” (1999). Role te tjera te tij mund te permendim: Bobcinksi tek “Inspektori (revizori) e N. Gogoles (2000), Liridoni tek “Dua burre” (2001) e Andon Qesarit; “Zonjusha 39 vjece” dhe “Cifti i shqyer” (2002) po i Dario Fo-se. Ka qene bashkethemelues i kompanise teatrore OAX dhe bashkeregjisor ne shafqjet e saj.

Qe femije interpretoi ne filmin e Kinostudios “Tre dite nga nje jete” (1986).

 Ka qene edhe aktor ne edicionet televizive te varietese “Portokalli” (edhe pse te shume kritikuara per banalitete dhe humor diskret) duke misheruar figura komike!
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply