Profil i aktorit dhe regjisorit Petraq Marjani!

0
1702

Petraq Marjani
Regjisor, aktor i Teatrit “Andon Z Cajupi” Korçe.

Lindi në qytetin e Korçes me 10 korrik 1944. Mbasi kryen shkollen 7-vjecare ne vendlindje ne vitin 1958 deri 1962 vazhdone studimet per aktrim ne Liceun Artistik “Jordan Misja”ne Tirane.
Prej vitit 1962 deri 1966 kreu studimet per aktrim ne Institutin e Larte ne “Aleksander Moisiu” prane Teatrit Popullor ne Tirane, dhe po kete vit emerohet aktor prane Teatrit “Andon Z Cajupi” Korce.

Ne vitin 1972 kryhen studimet pasuniversitare per regjisure dhe emerohet regjisor ne kete teater.
Punoi si regjsor i kesaj trupe deri ne vitin 1977. Me pas deri ne vitin 1981 ushtroi detyren e regjisorit ne Pallatin e Kultures “Vangjush Miho’ ne Korce. Ne kete vit emerohet shef kulture ne Komitetin Ekzekutiv te K.P te rrethit Korce. Ne vitin 1987 shkarkohet nga kjo detyre me motivacionin per liberalizem e shfaqje te huaja ne orjentimin e drejtimin e levizjes kulturore artistike profesioniste e amatore ne rreth, dhe transferohet ne Pallatin e Kultures “Vangjush Miho, perseri regjisor. Atje punoi deri ne vitin 2006.

Krahas drejtimit dhe organizimit te jetes kulturore artistike profesioniste dhe amatore ne rrethin e Korces, ka interpretuar e vene ne skenen e teatrit profesionist drama e komedi kombetare dhe te huaja.

Ka interpretuar rolin e Proteut ne komedine “Dy zoterinj nga Verona’ (1966) te Shekspirit; oficerin gjerman ne dramen “Tre te shtena pushke” (1967) te Ibrahim Urucit; Bashkimin, ne dramen “Flake ne shtepi” (1967) te Zisa Cikulit; Rexho Gurin, ne dramen “Nata e fundit e sherbimit” (1968) te Besim Levonjes; Lirimin ne “Njollat e murme” te Minush Jeros” (1969) mesuesin, ne “Shtepia ne rrugice” (1970) te Teodor Lacos; Bobi ne dramen “Engjejt e sketerres” (1971) te Pol Kantes dhe Zhoerzh Bellak; djali i Niqiforit ne “Shoku Niqifor” (1980) te Pellumb Kulles; profesor Jani ne “Karnavalet e Korces’ (1981) te Spiro Comores; ne “Mosha e bardhe” e Dritero Agollit etj.

Per disa vite me rradhe ka drejtuar Studion per Aktore prane Teatrit “Andon Z.Cajupi” qe pergatiste aktore te rinj per teatrin”, Akademine e Artit”, dhe levizjen amatore, ku jepeshin leksione per mjeshterine e aktorit ,histori teatri, te folur skenik etj.

Disa nga dramat qe ai ka vene ne skene me studion per aktore jane: “Prova’ e Kostaq Dukes;”Doktori pacient” e Ruzhdi Pulahes; ‘Mjalti i hidhur” e Stavri Pones etj.

Ka vene ne skene me teatrin profesionist te Korces dramat; “Bijat e cobanit” te Arsinoi Binos”; “Rruga e madhe” e Vangjus Zikos; “Enjgjejt e sketeres” te Pol Kante dhe Zhorzh Bellak; “Koka e tjetrit” te Marsel Eme. Ndersa ne teatrin e estrades, premierat “Syri qe flet’ dhe “C’ka ketu per te qeshur”; Po ashtu ka vene ne skene mbi 20 drama e komedi me grupet amatore. Eshte organizator i nje sere veprimtarish kulturore dhe artistike ne shkalle rrethi dhe kombetare.

    
    
    
    

Ne kinematografine shqiptare u aktivizua ne dy role ne djalin aristokrat ne filmin “Rugicat qe kerkonin diell”  si dhe ne rolin e Bashkimit ne filmin “Shoke te nje skuadre” (fotot si me siper). 

Aktualisht jeton ne Jacksonville Florida.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 23 qershor 2023
__________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Wikipedia – Enciklopedia e lire ne ueb. Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes: P. Bj dhe E.B

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here