Profil i aktorit dhe regjisorit Spiro Duni!

0
1425

Spiro Duni
Aktor dhe regjisor!

Lindi ne Dhermi te rrethit te Vlores me 4 tetor 1957. Fëmijëria e tij ka qenë në Dhërmi, deri në moshën 5-6 vjeç. Me pas zhvendoset në Elbasan, ku ishin vendosur prindërit. Duhet thene se në klasën e parë ai nuk dinte shqip, pasi ishte rritur me gjyshërit, të cilët flisnin greqisht. Ndërsa fëmijëria në Elbasan ka të bëjë me teatrin, qysh në moshë fare të vogël, 7 vjeç.

Disa nga miqtë e te atit si Robert Ndrenika, që ishte atëherë i emëruar aktor në Elbasan, ndikojne shume ne rrugen fillestare drejt artit te skenes. Era e skenës se teatrit , eshte ajo që i ka mbetur në mendje. E aktivizojne ne disa role, megjithëse të vogla, por aq mjaftojne per t`u shfaqur deshira qe te behej aktor.

Merr pjese ne teatrin e femijve por aktivizohet edhe me profesionistet e “Skampa” ne nje veper te Serafin Fankos “Kater nga armata”, ne rolin e djalit te nje diversanti. Pra rruga drejt teatrit dukej sikur ishte e destinuar. Ne shkolle dallohet si nje nxenes i pergaditur mire, keshtu mbaron gjimnazin me medalje ari , mirepo per arsye te biografise (nje xhaxha i arratisur ne 48-n) nuk i jepet e drejta e konkurrimit per aktor dhe madje as e drejta e stazhit me shoket.

Duke mos qene i denje as per Kombinatin Metalurgjik, se bashku me nipin e Tuk Jakoves (Taulantin) perfundon punetor ne fabriken e cimentos. Do te vije viti 1979, kur disa miqte te familjes se Spiros, nga Vunoi , emrat e degjuar te skenes si Dh. Anagnosti, R. Ndrenika, A. Kristofori do te nderhyjne me njerezit e tyre ne aparatin shteteror te kohes , te cilet do t`i hapin rrugen dhe mundesine per te konkurruar ne konkurs. Po kete vit fillon shkollen per aktor , ne ILA.

Kur u vendos që të çelej regjisura si degë në Akademi, gjithë regjisorët që kishin mbaruar studimet në vitet ’60 jashtë Shqipërisë, morën në konsideratë disa prej aktorëve që kishin dalë me nota disi më të mira. Dhe keshtu Spiro Duni duke qene me deshire dhe i nxitur edhe nga profesori i tij i asaj kohe, Vangjush Furxhiu, vazhdon për regji.

Pastaj, edhe fakti që shef katedre, do të ishte Pirro Mani edhe kjo i miklonte të gjithë studentet. Nga klasa e tij 8 veta vazhduan shkollën për regji duke bere gati 3 vjet më shumë se të tjerët, me gjithë stazhin. Pasi diplomohet si rregjizor dergohet ne Kinostudio vetem per pak kohe, 2-3 muaj, e me pas tranferohet serish ne teatrin “Skampa” si rregjizore, profesion qe do ta ushtroje deri ne v. 1992.

Ne vitet `80-te ishte nga rregjizoret e rinj qe kembenguli per hapsire krijuese vetjake dhe individualitet, duke vene ne skenen e teatrit te Elbasanit disa pjese me nje koncept te qarte rregjizorjale. Mund te permendim ketu dy drama nga F. Balliu “Kyci i arte” (1985) dhe “Shtegu i zene” (1986) si dhe komedine “Turneu” te P. Manit, ku ra ne sy pasuria e gjetjeve humoristike. Ai vijoj me nje trajtim psikollogjik ne dramen “Neperka” (Dhelprat e vogla) te Lilian Helmanit ne v. 1989, ku u rremua ne thellesite dhe te fshehtat e frikeshme te personazheve. Po ate vit (1989) vendos ne skene komedine e Pellumb Kulles “Sa shume gjethe te thata ate vjeshte”, me te cilin fiton edhe Cmimin e Pare ne Festivalin e Teatrove ne Tirane.

Ne vitin 1991 shkon per nje specializim ne regjizure prane “Teatro Nazionale di Roma” dhe nje vit me vone ne Greqi prane “Mega Channel” . Ne periudhen kohore 1992 – 2002 emigron ne SH.B.A. Pas kthimit ne Shqiperi, ngriti Studio Teaterin “Po”.

Ne vitet 2000 eshte i prirur me shume drejt komedise keshtu vendos ne skene, (2002) shfaqjen “S`ka te ngopur”, nje pershtatje nga vepra e komediografit grek , D. Psathait dhe “Burri i gruas sime” (2004) nje komedi e Miro Gavran me Estraden e Sarandes. Po ne vitin 2002 ne Studio teater “PO” vendos ne skene shfaqjen e Cehovit “Tre shaka” e cila permblodhi komedite e shkurtra “Fejesa”; “Martesa dhe Ariu”; Ne vitin 2003 ne Teatrin Kombetar te Kosoves mban rregjizuren e shfaqjes “Njeriu q epa vdekjen me sy” te Viktor Eftimiut, ku rolin kryesor te Eliodor Pakut e luan Enver Petrovci. Figura e vagabondit u konceptua ne fund te komedise si shembelltyra e Sharlotit te Carli Caplinit, paradigma e bredharakut te perjetshem ne kerkim te vetvetes. Ne po kete stil ai ben rivenien ne skene te kesaj shfaqje komike ne vitin 2007 ne Teatrin “Skampa” ku aktori Robert Ndrenika luan serish mbas 45 vjetesh rolin e Filomonit .

Drama “Macja ne catine e nxehte” e T. Willjams ne Teatrin Kombetar (2005) dhe sidmos antidrama “Drejt perendimit” (2006) e Albri Brahushes, prezantuan pjese te reja te profilit artistik te tij. Krijimin e paraleleve te nje edukate familjare dhe nje sjelljeje te vrazhde, qe sjell me ne fund pasoja tragjike , Spiro Duni e mundesoj ne dramat “Fishkellime ne erresire” te T. Murphy (2008); Ne maj te v. 2014, vendos ne Teatrin Kombetar dramen “Udhetim i gjate drejt nates” te amerikanit Eugene O’Neill duke rikthyer se bashku aktoret Yllka Mujo dhe Artan Imami.

Spiro Duni ka qene edhe interpretues ne disa filma shqiptare, deputimin e te cilit e ben ne vitin 1979 ne “Pertej mureve te gurta” ne rolin e Gezimit. Me pas: “Në çdo stinë” si Astriti (1980); Gurët e shtëpisë sime (1983); Apasionata si Guri (1983) Treni niset më shtatë pa pesë (Adi- 1988); Misioni përtej detit (profesori nga Kreta-1988). Ngjyrat e moshës (Nesti-1990) etj. Si rregjizor: Kronikë e atyre netëve (TV Movie)-1986.

Gjate viteve 2000 do te jete regjisor ne disa shfaqje te Teatrit Kombetar, veprimtari te cilen e vazhdon akoma.

U publikua per here te pare ne Facebook ne tetor 2016

LINKU I ALBUMIT NE FACEBOOK https://www.facebook.com/media/set/?vanity=ksh.faqjazyrtare&set=a.1224152180977981
________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Fëmijëria ime nga Dhërmiu në Elbasan” S. Duni , interviste (2011); “Enciklopedi, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni. J / f. 98-99; Fotot-kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here