Në kujtim të aktorit Drini Hila (1950-2022)

0
2729

Drini Hila (1950-2022)
Aktor i teatrit “Zihni Sako” – Gjirokaster dhe i Kinematografise Shqiptare.

Lindi me 30 nentor 1950 ne Gjirokaster. Kreu studimet ne ILA – Insitutin e Larte te Arteve ne degen e drames. Me 15 gusht te vitit 1976 emerohet prane estrades se qytetit e me pas eshte aktor ne organiken e trupes profesioniste te Teatrit “Zihni Sako” te Gjirokastres.

Ne skenen e ketij teatri Drini Hila interpretoi me mjeshtri shume role ne vepra te zhanreve te ndryshem duke spikatur me talentin dhe aftesine e tij profesionale.

Nder to mund te permendim:
“Atje ne Ebro” – Diego / “Ishte kohe lufte” – Nevzati / “Kerkoj shtepine time”- Gramozi / “Shqetesimet e Anes”- Bashkimi / ”Nje dru i shtrember”- Petro / “Burrat e lirise”- Mihal Grameno / “Fundi i sinoreve”- Gjyshi “Fundi i botes”- Alicibiadi / “Liri a Vdekje” -Recital / ‘Operacioni”- Kryeredaktori / “Perballe vetes” – Hakiu / “Per pak toke dhe nje grua”- Marku / “Kjo nuk duhet harruar”- Astriti / “Erashka”- Moraku / “Ne ngjitje” – Saliu / “Shtepia me dy porta”- Luftetari / “Kufiri i gjakut”- Hodo Gravica / “Mbroj te verteten”- Rolandi / “Pyesni malet”- Biri i beut / “Pranvere e vonuar”- Hektori / “I padjallezuari”- Curmas / “Kalores ne kohe”- Micoja / “Jashte deres” / “Qyteti i akuzuar”- Kryetari.

Loja e tij e bukur ra ne sy edhe te regjisorve te filmit te Kinostudios te cilin e aktivizuan edhe ne disa filma shqiptare
“Njeriu me top” (komisari) – 1977 / “Pranvere ne Gjirokaster” (dhenderri) – 1978 / “Sketerre 43” – 1980 / “Dritat e qytezes” – (Thomai) – 1983 / “Ballkan Pazar”.

Foto galeri e aktorit Drini Hila
 
 
 

Pervec interpretimeve si aktor ka qene njekohesisht edhe ne rolin e regjisorit apo asistentit ne vendosjen e shfaqjeve artistike. Eshte nje nga emrat me te rendesishem qe kane kontribuar ne Teatrin “Zihni Sako” me nje larmi te ndryshem rolesh te interpetuara me mjeshteri te cilat kane mbetur ne memorien e publikut shqiptar.

Aktori nderron jete me 3 qershor 2022

____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Faqja zyrtare e Teatrit “Zihni Sako”-Gjirokaster ne Facebook.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here