Profil i aktorit Eduart Çala | Teatri “Skampa”, Elbasan!

0
2910

Eduart Stavri Çala
Aktor i Teatrit dramatik “Skampa”, Elbasan dhe Kinematografise Shqiptare.

Lindi ne Elbasan me 19 shtator 1950. Njeri nga yjet e aktoreve qe kane dale nga ky qytet. Po ne Elbasan perfundoi 7 vjecaren dhe te mesmen ”Jeronim De Rada”. Nuk ka kryer ILA per aktore por perkundrazi studimet e larta ne “Aleksander Xhuvani”, per gjuhe – letersi. Qe kur ishte ne bankat e shkolles se mesme aktivizohet ne teater ne komedine “Udha e Zavalineve”.

Do te jete viti 1971 kur do te perfshihet ne organiken e teatrit “Skampa” si aktor profesionist , skene me te cilen do te interpretoje rreth 56 shfaqje te ndryshme me nje larmi rolesh qe variojne nga ato te protagonistit deri tek dytesore dhe episodike.

Eduart Cala eshte aktivizuar edhe ne disa filma artistike ndonese ne role dytesore ose episodike ai ka ditur te shfaqe aftesite e tija si nje kontribues ne gjinine e ketij arti.

Filmat qe mund t`i permendim jane: “Pertej mureve te gurta” (1979) kuestori italian; “Nje nate Nentori” TV (1979); “Partizani vogel Velo” (1980) komisari , “Pranvere e hidhur” (1985); “Nje jete me shume” (1986) , “Kronike e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapercejne malin” (1988), “Ngjyrat e moshes” (1990).

Foto te aktorit ne role te tjera tek filmat e teater
 







Ka edhe nje aktivitet si regjisor ne Teatrin e Kukullave duke vene ne skene nje numer te konsiderueshem pjese teatrale per femije.

Ka qene ne rolin e drejtuesit ne disa shfaqje, koncerte e spektakle te ndryshme, festivale mbarekombetare te kenges popullore qytetare, festivale te kenges per femije, koncerte promovuese te grupeve te ndryshme te rinjsh.


Eshte vleresuar ne vitin 1985 me medaljen “Naim Frasheri”.

Foto (C) Eduard S. Cala se bashku me aktorin e regjisorin Dhimiter Orgocka e miq e kolege te tjere.

Bashkia e Elbasanit e ka nderuar me titullin “Mirenjohje e Qytetit” pervec vleresimeve qe i ka marre me merite ne Festivalet e ndryshme Kombetare te Teatrove si dhe atyre per Femije dhe Kukulla.

Aktualisht jeton ne Elbasan.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013-2021
U publikua per here te pare ne v. 2020
Fotot nga filmat & teatri jane kontribut i administratoreve te kesaj faqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here